Connect with Us

“Fatura e suksesit”/ Tomorri i numëron një më një qeverisë, gjobat që ranë në kurriz të shqiptarëve

Politikë

“Fatura e suksesit”/ Tomorri i numëron një më një qeverisë, gjobat që ranë në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

“Fatura e suksesit”/ Tomorri i numorën një më një qeverisë, gjobat që ranë në kurriz të shqiptarëve

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, ka reaguar pasi Gjykata e Arbitrazhit vendosi që shteti shqiptar të paguajë 44 milion euro kompaninë greke “Aktor” për punimet në autostradën Tiranë-Elbasan.

Tomorri ka numëruar gjobat e qeverisë Rama që i janë faturuar taksapaguesve shqiptarë në 7 vitet në pushtet.

Ai përmend 110 milionë eurot ndaj Bechetit, 94 milionë eurot për Cezin, 44 milionë euron ndaj Aktorit dhe 11 milionë euro për Pallatin e Vlorës.

Gazetari thotë se këto janë vetëm gjobat e mëdha, pa përfshirë gjyqet e vogla të pronave.

“Kur të nisë fushata, mes sukseseve të shumta, qeveria duhet të përmendë edhe këto më poshtë:

110 milionë euro Becheti

94 milionë euro Cezi

44 milionë euro Aktori

11 milionë euro Pallati i Vlorës

LEXO EDHE:  Policia “ia mbledh” keq shoferëve në Jug/ Pezullon 11 patenta, gjobiten 49 të tjerë

Këto janë vetëm gjobat e mëdha, pa përfshirë gjyqet e vogla të pronave. Në total 260 milionë euro deri tani. Janë shumë të tjera që presin në radhë.

Kjo është grabitja më e pastër, që u është bërë shqiptarëve ndonjëherë. Asnjë përgjegjësi ligjore, asnjë rrezik. Incentiva që zyrtarët e lartë të bëjnë pazare me kompanitë, është e madhe, ndërkohë që risku që të përballen me pasoja ligjore është zero.

Këtu ka vetëm një zgjidhje. Populli duhet të kërkojë referendum për një ligj, ku zyrtarët që firmosin vendime me pasoja në arbitrazh, të dënohen automatikisht me burgim të përjetshëm dhe konfiskim pasurie. Përndryshe ajo 260 milionëshja, do bëhet 26 miliardë euro brenda 10 viteve”, shkruan gazetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“A do t’i shpëtojë Amerika shqiptarët nga ky pushtim makabër?”/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Publikuar

-

Nga

“A do t'i shpëtojë Amerika shqiptarët nga ky pushtim makabër?”/ Ngjela nxjerr prapaskenat e forta

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një analizë të situatës politike në Shqipëri.

Sipas Ngjelës korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është rrjedhoje amorale e regjimit komunist të terrorit shtetëror.

Po ta shohësh me një sy analitik gjendjen e sotme plitiko-shoqërore të Shqipërisë, menjëherë e konstaton se korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është rrjedhoje amorale e regjimit komunist të terrorit shtetëror.

Dhe, analiza është shumë e thjeshtë…

l.

Pse, ju mendoni se komunizmi ishte vetëm terror shtëtëror? Jo, komunizmi shqiptar, mbi të gjitha, ishte korrupsion moral, dhe korrupsioni moral e çonte regjimin direkt në terror shtetëror .

Kjo është arsyeja që sot Shqipëria në mbi 25 vjet, me radhë e njëra pas tjetrës, ka qeveritë më të korruptuara në glob. Korrupsioni moral i Enver Hoxhës e kompani, erdhi në Shqipëri në vitin 1991 dhe u përfshi gradualisht në një korrupsion material banditesk.

Pse, ju mendoni se Enver Hoxha e besonte që ai vetë po drejtonte komunizmin botëror?

Pse, ju mendoni se të gjithë lakejtë e tij terroristë, e besonin që Enver Hoxha ishte një njeri i madh që drejtonte komunizmin botëror?

As Hoxha dhe as lakejtë e tij nuk e besonin këtë, por, ata, me këtë gënjeshtër të madhe, mbanin pushtetin duke mashtruar dhe trembur popullin e varfër shqiptar, të izoluar nga e gjithë bota. Por, ata terroristë ama, vetë jetonin në kushte mirëqenieje ku e ku mbi popullin.

LEXO EDHE:  Rryshfet policit në Shkodër/ Arrestohet në flagrancë shoferi 23 vjeçar

LEXO EDHE:  Ligji i ri/ Prej tetorit gjoba kush përdor celularin në rrugë

Ky ishte korrupsioni moral i komunizmit shqiprar, me liderë që urrenin popullin e vet.

ll.

E pra, e njëjta gjë është edhe sot: është po ajo frymë hoxhiste që kthehu timonin: nga një dhunë korruptive morale dje, që ushtrohej me terror për të mbajtur pushtetin, në një vjedhje të madhe korruptive sot, që iu bëhet shqiptarëve përditë, dhe që pastaj, me paratë e grabitura nga populli i varfër, kjo klikë të mbajë pushtetin, me të gjithë plejadën e korrupsionit aktual shqiptar.

Ja kjo është gjendja. Prandaj është e rëndë, se korrupsioni i lartë shtetëror është realisht një pushtues barbar i Shqipërisë.

E pra, për ta mbyllur analizën e kësaj të vërtete, tani na duhet të ngremë këtë pyetje: a do t’i shpëtojë politika amerikane shqiptarët nga ky pushtim makabër?

Politika amerikane iu është zotuar shqiptarëve që do t’i çlirojë nga ky pushtim.

Dhe shqiptarët e kanë besuar, dhe prandaj shqiptarët janë në pritje…

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Publikuar

-

Nga

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin për të shkuar në Hagë për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.

Berisha tha se tani Greqia shkon në gjykatë me pretendimin për t’u shtrirë me 12 milje, ndërkohë që në qeverisjen e Berishës ishte rënë dakord që Greqia të shkonte në gjykatë me pretendimin e 6 miljeve shtrirje.

Berisha tha se Rama nisi negociatat me Greqinë dhe në përfundim, qeveria e Cipras shpalli fitoren për shtrirjen me 12 milje.

“Marrëveshjen e tyre nuk e ka parë kush deri më sot. Marrëveshja u bllokua nga presidenti. Rama u tha se kemi këtë vendimin e gjykatës. Atëherë Greqia e njoftoi se do të kalonte në shtrirje prej 12 miljesh. Kjo e 12 miljeve nuk është shpallur tani, është shpallur që nga qeveria e Cipras. Unë kam një pyetje për çdo shqiptar: nga shkuarja në gjykatë me 6 për Greqinë dhe 12 për Shqipërinë apo 6 për Shqipërinë dhe 12 për Greqinë, kush humbet? Shqipëria humbet aq sa është kalimi nga 6 deri në 12 milje. Shqipëria humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon. Ato ishin në territorin e Shqipërisë. Kjo falë Edi Ramës. Tani thotë se e propozoi Hagën, kur Hagën e gjeti aty që nga viti 2010.
Tani po mundohet të bindë shqiptarët se 6 është më e madhe se 12-ta. Këtë mund ta bëjë vetë Edi Rama dhe çdo njeri që ka shitur shpirtin. Po bëhet çdo gjë për t’u fshehur shqiptarëve humbjen e detit,” tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këshilla e ambasadores së SHBA për Ramën Bashën dhe Metën

Publikuar

-

Nga

Këshilla e ambasadores së SHBA për Ramën Bashën dhe Metën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në intervistën e saj për “Opinion” ku ka cekur cështje të rëndësishme si ajo e Reformës në Drejtësi, SPAK, zgjedhet e 25 prillit apo edhe inceneratorët, ka dhënë dhe disa këshilla për krerët e politikës në vend.

Për kryeministrin Rama, Yuri Kim, la të nënkuptohet se duhet të ketë në konsideratë rekomandimet e ODIHR për zgjedhet.

“Nuk jam eksperte e zgjedhjeve, por ODIHR është ekspert dhe ata kanë paraqitur disa rekomandime shumë të qarta se çfarë duhet bërë për zgjedhjet në Shqipëri. Po e lë me kaq.”

Për kreun e Opozitës Lulzim Basha, Kim u shpreh: “Nuk kam detyrë për të dhënë këshilla, por mendoj se është e rëndësishme për të gjithë udhëheqësit politikë që të jenë transparentë dhe të ndershëm me votuesit, të qëndrojnë të angazhuar në proces, të mos largohen dhe të mbajnë premtimet që iu japin njerëzve.”

Për kreun e shtetit, Ilir Meta, Yuri Kim u shpreh: “Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishëm që presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë Covid19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeministrin por edhe udhëheqësin kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv. Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashingtoni sigurisht e vlerëson ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE