Connect with Us

Erdogan i tregon forcën Greqisë/ Nis stërvitjen ushtarake në Qipron Veriore

Bota

Erdogan i tregon forcën Greqisë/ Nis stërvitjen ushtarake në Qipron Veriore

Publikuar

-

Ergogan i tregon forcën Greqisë/ Nis stërvitjen ushtarake në Qipron Veriore

Forcat e armatosura turke kanë nisur ditën e sotme stërvitjen në Qipron Veriore duke nxitur në këtë formë tensionet me Greqinë.

Kërkimet e Turqisë për rezerva gazi dhe nafte kanë krijuar një përplasje mes këtyre dy vendeve. Presidenti Erdogan është shprehur mosmarrveshja zgjidhet mes negociatave dhe i bën thirrje Athinës që të respektojë të drejtat e Turqisë.

Erdogan ka kërcënuar hapur Greqinë duke deklaruar se ajo “ose duhet të kuptojë gjuhën diplomatike e politke ose në terren përmes përvojave të hidhura.”

LEXO EDHE:  BE: Së bashku kundër Erdoganit?

Ndërkaq tensioni sa vjen e bëhët më i dukshëm pasi ushtria turke ka nisur stërvitjen e quajtur “Stuhia e Mesdheut” me komandën e Sigurisë Turke Qipriote. Ministri i Mbrojtjes turke me anë të një statusi në twitter ka publikuar stërvitjen ushtarake e cila do të zhvillohet deri të enjten, duke e cituar si “E suksesshme.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

OBSH: Koronavirusi nuk ka gjasa të përfundojë deri në fund të vitit

Publikuar

-

Nga

OBSH: Situata me variantin e ri të virusit është alarmante

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se do të ishte “joreale” të presësh që pandemia e COVID-19 të mbarojë deri në fund të vitit 2021.

Në një konferencë për shtyp në Gjenevë, Dr Michael Ryan tha se vaksinimi i njerëzve më të prekshëm, përfshirë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, do të ndihmonte në heqjen e frikës dhe do të lehtësonte presionin në spitale, duke e mbajtur virusin në kontroll.

“Do të ishte herët dhe mendoj jo reale, të mendojmë se do të mposhtim virusin deri në fund të vitit”, tha drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i shërbimeve të urgjencës, Michael Ryan.

“Nëse vaksinat fillojnë të kenë ndikim jo vetëm në evitimin e numrit të viktimave dhe në shtrimin e pacientëve në spitale, por një ndikim të rëndësishëm në dinamikën e transmetimit dhe rrezikun e transmetimit, atëherë unë besoj se ne do të përshpejtojmë drejt kontrollit të kësaj pandemie”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Protesta kundër Plehrave/ Grumbullimi nis sot në 23:00

LEXO EDHE:  Tryezë me Presidentin/ Shehi zbulon kushtin për tu ulur me Ramën

Bazuar në të dhënat e Worldometer, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi u rrit në 115 milionë, derisa numri i viktimave është globalisht 2.5 milionë, transmeton Telegrafi.

Vetëm në SHBA janë regjistruar tashmë 29 milionë raste si pasojë e pandemisë si dhe 527 mijë viktima. Në luftën kundër virusit vdekjeprurës vendi tanimë ka aprovuar tre vaksina kundër sëmundjes së COVID-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Guvernatori i Nju Jorkut akuzohet për ngacmime seksuale dhe shtrembërim të shifrave të COVID-it

Publikuar

-

Nga

Për javë të tëra në fillim të vitit të kaluar, guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Cuomo doli në pah për mënyrën e trajtimit të shpejtë të situatës së krijuar nga pademia, ndërsa mbylli bizneset jo thelbësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. E veçantë ishte edhe dalja e përditshme në konferenca shtypi për median amerikane ndërsa ai sulmonte reagimin e qeverisë federale ndaj situatës.

Me tre mandate guvernatori, 63-vjeçari demokrat u pa si një model për udhëheqjen e drejtpëdrejt mes krizës. Nga mesi i vitit të kaluar, pasi virusi u përhap me shpejtësi në mbarë Shtetet e Bashkuara, ai do të deklaronte se Nju Jorku, shteti i katërt më i madh amerikan me 19 milionë banorë, “kaloi nga situata më e keqe në vend ose në botë, në një ulje dramatike të infeksioneve”.

Por aktualisht, guvernatori Cuomo po përballet me dy kriza të krijuara nga vetë ai. Ai po akuzohet se minimizoi situatën e pandemisë në shtëpitë e të moshuarve në Nju Jork dhe për ngacmime seksuale ndaj dy grave të reja në ekipin e tij. Një goditje e rëndë për imazhin dhe seriozitetin e tij, ndërsa ka thirrje për dorëheqjen nga drejtimi i shtetit të Nju Jorkut.

Ai akuzohet se ka ulur ndjeshëm në deklaratat publike numrin e të vdekurve nga koronavirusi në shtëpitë e të moshuarve në shtetin e Nju Jorkut. Kjo shifër aktulisht është 15,000 krahasuar me 8,500 të raportuara më parë.

Një ndihmës i lartë i zotit Cuomo u tha ligjvënësve të shtetit të Nju Jorkut se zyrtarët kishin frikë se të dhënat “do të përdoreshin kundër tyre” nga hetime të mundshme federale nga Departamenti i Drejtësisë nën administatën e Presidentit Donald Trump, një kundërshtar i vjetër i demokratit Cuomo.

Aktualisht, njoftime të shumta të medias flasin për hetime nga Departamenti i Drejtësisë mbi numrin e vdekjeve në shtëpitë e të moshuarve në Nju Jork, edhe pse në krye të vendit ka ardhur demokrati Joe Biden, një aleat politik i zotit Cuomo.

Në rastin tjetër, demokrati Cuomo përballet me akuza për ngacmime seksuale nga dy gra që punonin në zyrën e guvernatorit.

Ligjvënësit e atij shteti, përfshirë disa kolegë demokratë të zotit Cuomo, kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij dhe hetime, pas daljes në skenë të numrit të madh të vekjeve në shtëpitë e pleqve dhe komenteve të tij të padëshiruara për gratë.

Një nga gratë, Lindsey Boylan, ish-zyrtare për zhvillimin ekonomik, pretendon se ai e kishte ngacmuar atë në disa raste që nga viti 2016 deri në vitin 2018, dhe pa dëshirën e saj e kishte puthur në buzë në zyrën e tij në qytetin e Nju Jorkut, pretendim që hidhet poshtë nga zoti Cuomo.

LEXO EDHE:  A do ta dekretojë Saimir Tahirin si ministër?!/Ilir Meta jep përgjigjen e papritur

LEXO EDHE:  Gazetarja zbardh skenaret për zgjedhjen e Presidentit/Cilët janë

Akuzuesja tjetër, Charlotte Bennett, një ish-ndihmëse 25 vjeçare e guvernatorit, ngre pretendimin për ngacmim seksual vitin e kaluar. Ajo tha për gazetën New York Times se guvernatori e kishte pyetur atë për jetën e saj seksuale dhe nëse ajo kishte kryer mardhënie intime me burra të moshuar.

“E kuptova se guvernatori donte të flinte me mua dhe ndjehesha tmerrësisht keq dhe e frikësuar”, tha zonja Bennet për gazetën. “Pyesja veten si do të dilja nga situata dhe supozova që ishte fundi i punës time aty”. Në nëntor ajo la punën.

E pyetur lidhur me akuzat ndaj zotit Cuomo për ngacmime seksuale, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se zoti Biden beson se “çdo grua që ngre akuza duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt”. Zonja Psaki shtoi se, “Kjo vlen për Charlotte dhe Lindsey”, duke iu referuar dy akuzuesve të guvernatorit Cuomo.

Të dielën Cuomo e pranoi se mund të kishte bërë komente të papërshtatshme në bisedën me zonjën Bennet që mund të “ishin keqinterpretuar si një flirtim i padëshiruar”.

Guvernatori tha se komentet e tij ishin pjesë e jetës së tij të punës, ku në disa raste “i ngacmoj njerëzit lidhur me jetët dhe marrëdhëniet e tyre personale”.

“Tani e kuptoj që veprimet e mia mund të kenë qënë jo-sensitive ose shumë personale dhe që disa nga komentet e mia, duke patur parasysh postin, i bënë të tjerët të ndjehen në mënyra që nuk ka qënë qëllimi im”, tha Cuomo përmes një deklerate. “E pranoj që disa gjëra që kam thënë janë keqinterpretuar si flirtime të padëshiruara. Për ata që janë ndjerë ashtu, kërkoj ndjesë.”

Guvernatori Cuomo tha se do të lejonte prokuroren e përgjithshme të shtetit Letitia James, që të caktonte këdo që ajo dëshironte për të hetuar pretendimet për ngacmime seksuale./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajçak vizitë në Prishtinë/ Përpjekje për rifillimin e bisedimeve Kosovë–Serbi

Publikuar

-

Nga

Lajçak vizitë në Prishtinë/ Përpjekje për rifillimin e bisedimeve Kosovë–Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, fillon të hënën vizitën treditëshe në Prishtinë prej nga më pas do të shkojë në Beograd, në një përpjekje për rifillimin e bisedimeve ndërmjet të dyja palëve menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Kosovës.

Bisedimet pushuan në vjeshtën e vitit të kaluar për shkak të zgjedhjeve në Kosovë, që u mbajtën më 14 shkurt. Zyrtarët e Bashkimit Evropian që presin rifillimin e tyre pas themelimit të institucioneve të reja të Kosovës janë shprehur të shqetësuar më deklarimet e kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të udhëheq qeverinë e re. Zoti Kurti ka thënë se bisedimet nuk do të jenë përparësi e punës së tij.

Analistët në Prishtinë thonë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të mësojë nga ngecjet e qeverive të kaluara në procesin e bisedimeve dhe duhet të çojë përpara tema që janë në interes të vendit.

“Kjo qeveri i ka numrat, e ka legjitimitetin, e ka forcën politike që ndoshta qeveritë tjera nuk e kanë pasur dhe kjo është një plus që të shtyjë përpara më fuqishëm në këtë proces gjithmonë duke pasur interesat e shtetit dhe disa tema të cilat nuk negociohen”,thotë Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Duke e ditur që kemi një qeveri të re që nuk ka presion siç ishte në administratën e kaluar amerikane me zotin ambasadorin (Richard) Grenell duhet të kemi një qartësim të procesit dhe një pozicionim të qartë të Kosovës. Kjo nuk do të thotë ta ndalim dialogun por ne duhet ta shohim atë si një proces afatgjatë dhe të planifikojmë si të tillë, jo duke u planifikuar hap pas hapi dhe duke dalur diçka ad-hok dhe vepruar në atë drejtim”, thotë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Analistët thonë se qeveria e ardhshme duhet të ketë një platformë për mënyrën e zhvillimit të bisedimeve të ardhshme me Serbinë dhe nuk presin që ato të vazhdojnë njëlloj sikurse nga qeveria pararendëse.

LEXO EDHE:  Erdogan: Nuk ka problem kurd në Turqi

LEXO EDHE:  A do ta dekretojë Saimir Tahirin si ministër?!/Ilir Meta jep përgjigjen e papritur

“Nuk mund të presim që ajo të vazhdojë aty ku ka mbetur me diskutimin ku tema e fundit ka qenë e drejta pronësore që është diskutuar dhe nuk mund të presim që qeveria Kurti menjëherë tani të futet brenda këtij procesi dhe ta diskutoj atë. Është mëse e pritshme që kjo qeveri do të duhej ta riformatoj atë, t’ia jap atë dorën e vet dhe ta bëj këtë normalisht në diskutim me zotin Lajçak”, thotë Jeta Krasniqi.

“Një qasje e bashkëdyzuar BE dhe SHBA dhe një qasje e strukturuar e Kosovës karshi këtyre dy superfuqive do të krijonte një incetivë të re në raport me Kosovën por edhe Kosova duhet të krijojë asi pozicioni që të qetë tema përpara dhe ndoshta të kërkojë edhe një afat për një temë të caktuar për një marrëveshje që nuk është zbatuar nga pala serbe dhe të mos jemi ne gjithmonë në defansivë ku vihemi në kritikë për mos zbatim të marrëveshjeve të caktuara”, thotë Arbër Fetahu.

Shtetet e Bashkuara që janë mbështetëset kryesore të pavarësisë së Kosovës, në disa raste ditëve të fundit theksuan se mbështesin bisedimet Kosovë-Serbi të mundësuara nga Bashkimi Evropian, dhe presin “një marrëveshje gjithëpërfshirëse normalizimi që do të çonte në një njohje të ndërsjellë”./ VOA

LEXO TE PLOTE