Deklarata tronditëse e Faik Bucit për vajzën/ Edhe sot po të më dalë para e vras

6 Shtator 2020, 07:41, Kronika CNA
Deklarata tronditëse e Faik Bucit për vajzën/ Edhe sot po të

Kanë dal detaje të tjera lidhur me ngjarjen tragjike ku Faik Buci bashkë me djalin e tij u akuzuan se kanë vrarë të bijën Eglantina Buci në vitin 2012, ndërsa eshtrat ia kanë fshehur në Malin me Gropa.

Nga hetimet e policisë rezultoi se i ati i vajzës akuzohet si organizator i krimit dhe vëllai i saj si ekzekutor. Nga ana tjetër ai ka mohuar përfshirjen në vrasje dhe madje pretendon se eshtrat nuk i përkasin vajzës së tij. ?Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë.

Edhe sot po të më dalë para e vras?,mësohet të ketë thënë babai i vajzës. Kjo histori supozohet të ketë ndodhur pasi familja e vajzës kundërshtonte lidhjen e saj me një djalë. Prandaj Eglantina ishte larguar nga shtëpia dhe kishte ndërprerë kontaktet me me ta./CNA.al

Lajmet e fundit nga