LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e fshatit Flet të Fushë-Arrëzit ngrihen në protestë/ Nuk do lejojmë të ndërtohet fabrikë uji

6 Shtator 2020, 09:30, Kronika CNA
Banorët e fshatit Flet të Fushë-Arrëzit ngrihen në

Ndërtimi i një fabrike uji në fshatin Flet të Fushë-Arrëzit ka shqetësuar banorët.

Ata kanë dalë sot në protestë dhe kanë kërkuar që fabrika të mos ndërtohet.

Banorët pretendojnë se nëse ndërtohet një fabrikë uji, familjet e këtij fshati do të mbeten pa ujë, ndaj kërkuar ndërhyrjen e qeverisë.

?Nëse merret uji ne nuk mund të jetojmë më në shtëpitë tona. Na gënjyen, na thanë se do merret vetëm një burim. Nuk do të lejojmë ndërtimin e fabrikës së ujit në fshat. Shteti të ndërhyjë për zgjidhjen e situatës?, thanë banorët për mediat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga