Connect with Us

Zjarri në godinën e Sigurimeve Shoqërore/ Shefja e Arkivës: S’ka prekur dokumentacionin e vjetërsisë së punës

Sociale

Zjarri në godinën e Sigurimeve Shoqërore/ Shefja e Arkivës: S’ka prekur dokumentacionin e vjetërsisë së punës

Publikuar

-

Zjarri në godinën e Sigurimeve Shoqërore/ Shefja e Arkivës: S’ka prekur dokumentacionin e vjetërsisë së punës

Një zjarr ka përfshirë rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm godinën e Sigurimeve Shoqërore në Fier.

Policia njoftoi se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i shefes së Arkivës së Përgjithshme Vilma Ndreko.

Ajo tha se zjarri ka prekur dokumentacionin e vjetërsisë në punë të qytetarëve të Fierit, por ato të përdorimit të përditshëm.

LEXO EDHE:  Gjendje e rëndë nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

“Zjarri që ka rënë nuk është në arkivën e Sigurimeve, pra nuk ka prekur dokumentacionin e vjetërsisë në punë të qytetarëve të Fierit, por ato të përdorimit të përditshëm. Qytetarët duhet të jenë shumë të sigurt se dokumentacioni i vjetërsisë së punës është në Arkiv në një godinë tjetër nga ajo e Sigurimeve Shoqërore”, deklaroi Ndreko për mediat./ CNA.al

Përfshihet nga flakët godina e Sigurimeve Shoqërore

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Pas përplasjes me policinë/ Fermerët sërish në protestë sot

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Fermerët e Myzeqesë sërish janë hedhur  në protestë sot.

Ata kanë nisur marshimin nga Rrethrrotullimi i Plastmasit në qendër të Lushnjës, për të shkuar drejt Bashkisë së qytetit.

Janë 6 kërkesa që fermerët kërkojnë që Qeveria t’ua realizojë.



“Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg.  Barazim i TVSH në shitje dhe blerje. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore. Subvencionim 3 lekë për eksportuesit. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet dhe garanci për paget e faturave nga grumbulluesit”, janë kërkesat e fermerëve.

LEXO EDHE:  Procedohet autori i zjarrvënies/ Masë për kryeplakun dhe inxhinierin

LEXO EDHE:  Iu vu flaka qëllimisht/ “Range Rover” i djegur në Vlorë në pronësi të Françeska Jaçes

Protesta ka qenë e qetë, në ndryshim me javën e kaluar kur fermerën u përplasën ashpër me Policinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat sot/ Moti përmirësohet, mesdita më e ngrohtë

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Paraditja do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjell shira të pakët në për të gjithë vendin tonë.

Ndërsa në vijim kushtet e motit do të përmirësohen gradualisht, duke larguar reshjet nga pjesa më e madhe e territorit.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

LEXO EDHE:  Shkrumbohet nga flakët makina në Krujë/ Përfshihet nga zjarri edhe një kioskë

LEXO EDHE:  Gjendje e rëndë nga zjarret në Maqedoninë e Veriut

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Unaza e Madhe/ Si do të devijojë trafiku në Tiranë nga dita e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton se më sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nga data 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut. Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.



LEXO EDHE:  Procedohet autori i zjarrvënies/ Masë për kryeplakun dhe inxhinierin

LEXO EDHE:  Vendi ‘’pushtohet’’ nga zjarret/ Forcat zjarrëfikëse nisen drejt Ujit të Ftohtë

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE