LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Kryemadhi këmbëkryq në pyllin e Semanit/ “Po më duket vetja si në përralla!”

5 Shtator 2020, 17:47, Politikë CNA
Video-Kryemadhi këmbëkryq në pyllin e Semanit/ “Po më

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në kuadër të takimeve me të rinjte e LRI-së, është ndalur sot në qytetin e Fierit.

Takimi është mbajtur në pyllin e Semanit, një vend i bukur që duhet se e ka mahnitur kryetaren e LSI-së e cila gjatë fjalës së saj, nuk ka mundur ta fshehë entuziazmin.

?Ne sot jemi këtu në Pyllin e Semanit. Një mrekulli. Mua më duket vetja si ato filmat hollivudianë me përralla. Me thënë të drejtën nuk kam qenë ndodnjëherë këtu.

Kjo është një kërkesë falje ndaj jush, pasi duhet pasur më shumë vëmendje për këto pasuri natyrore. Fieri ka qenë dhe është një qark me konkurencë shumë të lartë në arsim dhe në fusha të tjera.

Mendojmë që duhet të kemi një angazhim më të madh në qarkun e Fierit. Më shumë se kurrë jeni ju ata që do ta bëni Fierin një qytet, nga më të begatët në Shqipëri. Ne kemi filluar një lëvizje në të gjithë Shqipërinë. Për t’u takuar me ju të rinjtë, për ta zgjedhur më shumë LSI-në, sepse ne si forcë politike, jemi të etur për të rinj dhe të reja. Sepse ne jemi më pranë të rinjve dhë familjeve të tyre. Ne mendojmë që e ardhmja e shqipërisë është në dorën tuaj”, u shpreh Kryemadhi. /CNA.al

LIVE – Me të rinjtë e Fierit dhe roli i tyre në politikë!

LIVE – Me të rinjtë e Fierit dhe roli i tyre në politikë!

Gepostet von Monika Kryemadhi am Samstag, 5. September 2020

Lajmet e fundit nga