Connect with Us

U kualifikua në “Play-Off”, Tirana rrezikon sërish Crvena Zvezdën

Sport

U kualifikua në “Play-Off”, Tirana rrezikon sërish Crvena Zvezdën

Publikuar

-

Tirana do të ketë short të vështirë në “play off”-in e Europa League. Bardheblutë me një koeficient modest, 1.475 në turin e katërt, që mund t’i çojë në fazën e grupeve të Europa League, do të përballen në teori me ekipe të vështira.

Në fakt, 5 kundërshtarët e mundshëm të Tiranës do të vijnë nga Champions-i, janë të sigurt që do të jenë opsione të forta për bardheblutë. Mes skuadrave janë: Ferencfavosh, Molde, Jang Bojs, Dinamo Brest dhe Zagreb, Omonia. Në fund, një opsion është edhe Crvena Zvezda.

Nëse eliminohet nga Champions-i, skuadra serbe është një kundërshtar në letër i bardhebluve. Dhe sërish mund të kemi një përballje mes dy klubeve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

“Po shohim në gjithë Europën për lojtarë”, Reja: Ja cili mi zgjidh problemet

Publikuar

-

Nga

Në Itali kërkojnë gjithmonë mendime nga trajneri i Shqipërisë, Reja, kur bëhet fjalë për zhvillimin e ndeshjeve në “Seria A” dhe “Champions League”. Një trajner me karrierë të mirënjohur që mund të bëjë analiza të sakta mbi situata të ndryshme. E teksa i kërkohet mendimi rreth Ibrahimoviç e Ronaldos, te “Radio Anch’io Sport” nuk mund të qëndrojnë pa e pyetur edhe për Shqipërinë.

“Ne jemi duke parë në gjithë Europën për të gjetur elementë të përshtatshëm për Shqipërinë. Lojtari ynë më i mirë? Cikalleshi është sulmuesi që zgjidh problemet e mia, tani për tani po më jep kënaqësinë më të madhe. Por nuk dua t’i heq asgjë pjesës tjetër, të një grupi shumë të mirë futbollistësh që po tejkalon të gjithë pritshmëritë. Ne jemi disi në vitin zero. Po planifikojmë punën për të rritur edhe shkallën e teknikëve të trajnerëve në Shqipëri”, u shpreh Reja.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mirlind Daku nuk di të ndalet, shënon golin e 19 në Superligën e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Ballkania ka marrë suksesin e radhës në kampionatin e Kosovës teksa ka mposhtur në transfertë Drenicën me rezultatin 1-2. Për të besuarit e Ismet Munishi ndeshja nisin në mënyrën më të mirë të mundshme teksa gjetën golin në minutën e tretë me anë të Krasniqit, ndërsa në vazhdim dyfishuan shifrat falë të zakonshmit Mirlind Daku.

Për ish-sulmuesin e Kukësit, ky ishte goli numër 19 në kampionat në 13 ndeshje të zhvilluara duke impresionuar gjithnjë e më shumë. Me avantazhin 0-2 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Drenica u mundua të reagonte dhe të ndryshonte fatet e sfidës.

Megjithatë, nuk shkuan më shumë se realizimi i një goli në minutën e 89 nga Bejtja, një rrjetë e cila vlejti vetëm për statistikë pasi ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Devolli u detyrua të dorëzohej. Pas këtij trepikëshi, Ballkani konfirmohet në krye të renditjes me 32 pikë, ndërsa Drenica është në vendin e pestë me 18 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Avokati zbulon fjalët e fundit të Maradonës dhe denoncon: Kjo ishte kriminale

Publikuar

-

Nga

Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë dhe futbolli është zgjuar me një legjendë më pak në ditën e sotme. E gjithë bota flet për këtë ngjarje të trishtë, ndërsa ylli i përjetshëm i Argjentinës, ndërroi jetë në shtëpinë e tij pas një ataku kardiak që pësoi në shtëpinë e tij në “Buenos Aires”.

Kur pa momentet e vështira që po i vinin, Maradona ka telefonuar ambulancën: “Ndihem keq”. Por një vonesë e madhe ishte nga bluzat e bardha që kërkuan më tepër se 30 minuta për të shkuar te argjentinasi dhe e gjetën të pajetë.

Ky rast nuk mund të kalojë kaq lehtë dhe do të jetë avokati i Diegos, Matias Morla, që do ta ndjeki deri në fund.  “E pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk ka pasur vëmendje apo kontroll nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime.

Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte një idiotësi kriminale. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat të hetohen deri në fund. Ndërsa Diego më tha: “ti je ushtari im, vepro pa mëshirë ”, shkruan Morla.

LEXO TE PLOTE