LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turqia nuk tërhiqet/ Nuk do të bëjmë kompromis me asnjë pjesëz të të drejtave tona

5 Shtator 2020, 11:09, Kosova & Bota CNA
Turqia nuk tërhiqet/ Nuk do të bëjmë kompromis me asnjë

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar është shprehur se nuk do të bëjë asnjë marrëveshje që cënon të drejtat e tyre në Mesdheun Lindor.

Nga ana tjetër ai thekson se Turqia mirëpret nisën e NATO-s për të pasur bisedime teknike me Greqinë. Gjë e cila rrjedhimisht do të sillte uljen e tensioneve dhe shmangien e konfliktit në ujërat e Mesdheut.

Mediat turke raportojnë se, sipas ministrit Hulusi Akar, Ankaraja është e vendosur të mbrojë interesat dhe të drejtat e saj.

?Kërkimi i një dialogu po perceptohet si një dobësi. Nga ana tjetër, ne do të mbrojmë të drejtat dhe interesat tona. Nuk do të bëjmë kompromis me asnjë pjesëz të të drejtave tona. Po paraqesim realitetin dhe matematikën.Ne po kërkojmë të diskutojmë dhe negociojmë në këtë kuadër dhe së fundmi, siç e dini, pas bisedës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s me presidentin tonë, ka përpjekje për të filluar bisedime të nivelit ushtarak. Ne i mbështesim këto bisedime?, u shpreh ministri.

Lajmet e fundit nga