Showbizz
Shpallet “Miss Arbëresha”/ Kush është bukuroshja që triumfoi duke rrëmbyer çmimin e madh

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur eventi i rëndësisshëm i bukurisë, Miss Arbëresha në Itali. Fituesja e këtij kompeticioni është bukuroshja me emrin Francesca Ferrara, e cila ka përfaqësuar Komunën e Piana degli Albanesi.
Në konkurs morën pjesë 18 vajza nga lokalitete të ndryshme të Kalabrisë, Sicilisë dhe provincave tjera në Jug të Italisë, për të demonstruar edhe kësaj radhe bukurinë dhe identitetin e tyre arbëror.
Francesca, sapo u zgjodh “Miss Arbëreshe” deklaroi: “Unë jam shumë krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi në familjen time. Shumë emocionuese, një përvojë unike që do të mbetet përgjithmonë në jetën time.
Ajo është vetëm 23 vjeç dhe i pëlqejnë udhëtimet dhe përvojat e reja , ka punuar në Londër dhe Barcelonë. Më poshtë ne kemi përzgjehdur disa foto të Francesca të cilat mund t’i shihni në galerinë e mëposhtme./ CNA.al