Connect with Us

Reagime në Prishtinë, rajon dhe BE për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi

Kosova & Rajoni

Reagime në Prishtinë, rajon dhe BE për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Implementimi i marrëveshjes Kosovë- Serbisë/ Delegacioni amerikan mbërrin në Kosovë

BE reagoi e përmbajtur pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha, se mirëpret palët në Bruksel për të vazhduar punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua të premten në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit, Donald Trump, u mirëprit në Prishtinë nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe partitë në pushtet, por, nuk u duartrokit nga partitë opozitare. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë në Uashington, tha se kjo marrëveshje e arritur, është një hap i madh drejt normalizimit të Kosovës dhe Serbisë. “Kjo është një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që do të finalizohet me njohjen reciproke mes dy vendeve. Nga Shtëpia e Bardhë kanë ardhur gjithmonë lajme të mira”, tha Hoti.

Belgien | Dialog Kosovo in Brüssel (DW/A. Bajrami)

Thaçi: Kosova i beson SHBA-së

I pari që përshëndeti marrëveshjen nga Kosova ishte presidenti Hashim Thaçi, i cili shkroi se, “Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor”.

“Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike”, shkroi Thaçi në profilin e tij social, duke thënë se populli i Kosovës i beson SHBA-së.  “Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik”.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e të cilit është pjesë e qeverisë. Haradinaj, gjatë ditës para se të nënshkruhej marrëveshja kishte mësuar se në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përfshirë edhe Liqeni i Ujmanit dhe kjo bëri që Haradinaj ta kundërshtonte marrëveshjen, madje të kërcënonte me largim nga qeveria. Por, më vonë marrëveshja u mbështet nga ai, pasi siç thotë “nuk është përfshirë çështja e Liqenit të Ujmanit”. “Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar”, shkroi Haradinaj. Megjithatë, në marrëveshjen e arritur, sa i përket Liqenit të Ujmanit thuhet se palët janë pajtuar që Departamenti Amerikan i Energjisë të kryejë një studim fizibiliteti për ndarjen e këtij liqeni.

Kosovo Präsident Hashim Thaci (picture-alliance/dpa/C. Huby)

Opozita në Kosovë kundërshton marrëveshjen – dëm për Kosovën

Dy partitë opozitare lëvizja Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk e duartrokitën marrëveshjen. Përkundrazi. Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se “kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës”. “E quajtën ‘Marrëveshje historike për njohje’ ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Me marrëveshjen e arritur, Liqeni i Ujmanit është ndarë dhe se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”, shkroi Haxhiu.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, e ka cilësuar si shans të humbur nga delegacioni kosovar, për marrëveshje finale të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. “Çdo marrëveshje e nënshkruar në këtë mënyrë, pa transparencë, që nuk ka njohje të ndërsjellë, krijon shqetësim dhe pasiguri. Aq më tepër, deri në këtë moment, nuk është bërë publike përmbajtja e marrëveshjes”, thuhet në një komunikatë të PD.

Bashkimi Evropian i përmbajtur ndaj marrëveshjes

Me komente të matura për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë u shprehe Bashkimi Evropian. Në reagimin e BE, thuhet se ” BE e ka në vëmendje nënshkrimin e dokumentit midis Beogradit dhe Prishtinës, në Shtëpinë e Bardhë”. “Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së “, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell. Marrëveshja u përshendet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e cila sipas tij, “është vazhdim i rrugës drejt njohjes përfundimtare”. “Arritja e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë nuk paraqet akt “tradhtie”, shkroi Rama.

Deutschland Berlin | Video-Gipfeltreffen zum Westbalkan-Konflikt (picture-alliance/dpa/Bundesregierung/S. Kugler)Samiti virtual i Ballkanit Perëndimor me kancelaren Merkel e presidentin Macron, 10.07.2020

Vuçiç: Kosova “nuk është njohur”

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se një marrëveshje bilaterale është arritur mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpi të Bardhë dhe se pala e tretë, Kosova, “nuk është njohur”. “Ajo çka është e rëndësishme për ne është se përmes marrëveshjes bilaterale, marrëdhëniet me një nga fuqitë më të mëdha në botë (SHBA) është përcaktues i drejtpërdrejtë për t’u marrë me ekonomi dhe disa çështje politike, mirëpo që nuk janë të dhimbshme për vendin tonë”, tha Vuçiç, citojnë mediet në Serbi.

LEXO EDHE:  Ambasadorja e SHBA uron shqiptarët/ Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur!

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e cilësoi si një hap drejt stabilizimit të rajonit. “Mali i Zi e përshëndet konfirmimin e orientimit të Serbisë dhe Kosovës, që përmes marrëveshjes së nënshkruar sot për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Uashington, po shkojnë drejt zgjidhjes së qëndrueshme në kuadër të dialogut që e udhëheqë BE-ja”, shkroi Gjukanoviç në Twitter.

USA will Sonderwirtschaftszone für Serbien und Kosovo (picture-alliance/AP Photo/E. Vucci)

Marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve ekonomike

Pikat kryesore të përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar nga pala kosovare dhe ajo serbe në Uashington:

– Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

– Të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik.

–  Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

– Autostradën e paqes

– Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

– Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

– Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

– Projekte shtesë dypalëshe

– Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

– Të dyja palët do të hapin dhe operacionalizojnë objektin në pikëkalimin e përbashkët kufitar Merdare.

– Të dyja palët do t’i bashkohen “zonës së mini-Schengenit”, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.

– Të dyja palët do t’i njohin diplomat dhe certifikatat profesionale të njëra-tjetrës.

– Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

– Të dyja palët do të shumëfishojnë burimet e tyre të energjisë.

– Të dyja palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku tashmë ka pajisje të tilla, të dyja palët angazhohen për heqjen e tyre dhe përpjekje tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.

– Të dyja palët do të rrisin kontrollin e pasagjerëve ajrorë, ndarjen e informacioneve midis njëra-tjetrës dhe brenda kornizës së përgjithshme të bashkëpunimit me SHBA-në në Ballkan, dhe do të angazhohen për përditësime teknologjike, për të luftuar aktivitetet keqdashëse, duke zbatuar dhe operacionalizuar sistemet e siguruara nga SHBA-ja, për kontroll dhe informacion, përfshirë: PISCES, APIS, ATS-G dhe SRTP.

– Të dyja palët zotohen se do të mbrojnë dhe promovojnë liritë fetare, duke përfshirë edhe rifillimin e komunikimit ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që janë të lidhura me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe vazhdimin e kthimit të pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave hebreje që nuk i ka kërkuar askush.

– Të dyja palët zotohen të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur. Të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojnë zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dyja palët angazhohen që të përcaktojnë një pikë kontakti, që do t’i udhëheqë këto përpjekje brenda ministrive të tyre respektive dhe do t’i koordinojë këto përpjekje mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe do t’i përditësojë të dhënat për numrin e rasteve të zgjidhura dhe ato që janë në proces, çdo vit.

– Të dyja palët do të punojnë me 69 vendet, të cilat homoseksualietin e konsiderojnë si krim, që ta dekriminalizojnë.

– Të dyja palët zotohen ta shpallin Hezbollahun organizatë terroriste dhe t’i përmbushin në tërësi masat për të kufizuar operacionet e Hezbollahut dhe aktivitetet financiare nën juridiksionin e tyre.

– Kosova (Prishtina) do të pajtohet që ta zbatojë një moratorium njëvjeçar, për të mos kërkuar anëtarësim të ri në organizata ndërkombëtare. Serbia (Beogradi) do të pajtohet ta zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën (Prishtinën) si shtet të pavarur. Të gjitha marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.

– Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Pandemia mbyll mbi 2,600 biznese

Publikuar

-

Nga

Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sektorin e akomodimit në Prishtinë.

Dy banesa të marra me qira i ka shndërruar në bujtinën “Hostel Han”.

Aty janë akomoduar turistë nga e gjithë bota deri në vitin 2020, kur edhe ka nisur pandemia e koronavirusit dhe Arbeni është detyruar ta mbyllë biznesin.

“Ka qenë shumë mirë. Iu kemi mundësuar turistëve që të udhëtojnë dhe të flenë me çmime të lira. Por, kur ka ndodhur pandemia, janë mbyllur kufijtë. Kishim edhe shtatë ose tetë mysafirë, të cilët u bllokuan në ‘Hostel Han’, e të cilët u larguan pas hapjes së kufijve”, tregon Arbeni për Radion Evropa e Lirë.

E nesërmja e panjohur për bizneset e vogla

Me shpërthimin e pandemisë, në mars të vitit 2020, shumica e shteteve i kanë mbyllur kufijtë me muaj të tërë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Shumë fluturime janë anuluar dhe udhëtimet janë kufizuar në minimum.

Arbeni e dinte se kështu nuk mund të vazhdonte punën dhe, në korrik të vitit 2020, e mbylli bujtinën, ku kishte të punësuar katër persona.

Arbeni thotë se ndihma që jepte Qeveria e Kosovës për bizneset, ishte e pamjaftueshme.

“Asgjë… Ishte një ndihmë nga 150 euro për punëtorë që ndante Qeveria. Ishin pak. Nuk mjaftonte ndihma për të paguar shpenzimet që i kishim”, thotë Arbeni, i cili aktualisht është i papunë dhe nuk mendon ta rihapë biznesin e tij.

Për t’i përballuar pasojat e pandemisë, Qeveria e Kosovës ka miratuar Pakon e ringjalljes ekonomike, në vlerë prej 420 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj pakoje, bizneset janë ndihmuar kohë pas kohe.

Qeveria subvencionon kreditë e bizneseve prodhuese

Për një vit, rreth 3,300 punëtorë mbetën pa punë

Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, gjatë vitit 2021 janë shuar 1,330 biznese, të cilat kishin të punësuar rreth 3,300 punëtorë.

Gjatë vitit 2020 figurojnë të shuara 1,346 biznese.

Numri më i madh i tyre ka ushtruar veprimtarinë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese.

LEXO EDHE:  Emigrimi në SHBA/ Avokati i njohur përgjigjet për të gjitha rastet

LEXO EDHE:  Udhëheqësit botërorë rikthehen në OKB/ Diskutohet për klimën dhe COVID-19



Në listën e bizneseve të shuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit, informimit, komunikimit e të tjera.

Por, jo të gjitha bizneset që figurojnë të shuara në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve, janë të çregjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Sipas të dhënave të ATK-së dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara.

Gjatë këtij viti, vetëm 15 biznese kanë arritur të çregjistrohen në ATK.

“Kjo nënkupton që pas kërkesës së bërë për mbyllje, janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbylljen e tyre. Mund të ketë numër të madh të kërkesave për mbyllje, mirëpo mund të jenë në proces të verifikimit, pasi që asnjë biznes nuk mund të mbyllet pa i kryer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se numri i bizneseve të mbyllura gjatë periudhës së pandemisë 2020-2021 është shumë më i lartë, sesa shifrat zyrtare.

Papunësia, problemi më i madh pas pandemisë

Sipas tij, ”janë mbi 20 mijë biznese të mbyllura gjatë pandemisë”, ndërsa 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë”.

Nga këto biznese të mbyllura, shton Shahini, vetëm 10 për qind e tyre kanë arritur të rikthehen në treg.

Më shumë biznese të reja sesa të mbyllura

Numri i bizneseve të reja, ndërkaq, është më i lartë se i atyre që janë mbyllur këtë vit.

Nga janari deri në nëntor janë hapur mbi 9,000 biznese të reja, tregojnë shifrat e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.

Hapja e bizneseve të reja në pandemi, luftë për mbijetesë

Në këtë numër prin sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, i cili është po i njëjti sektor që kryeson listën e bizneseve të mbyllura.

Përfaqësues të bizneseve thonë se mbyllja, por edhe hapja e bizneseve në sektorë të njëjtë, ndodh për shkak se ekonomia e Kosovës vazhdon të jetë e orientuar në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë e më pak në prodhim./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjashtë raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja të prekur nga Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të koronavirusit.

28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.



LEXO EDHE:  “Farage dhe Johnson do të ishin një forcë e pandalshme”/ Kryeministri britanik refuzon propozimin e Trump    

LEXO EDHE:  Pse lindja e Mesme, është ende një “tokë pjellore” për grupet terroriste

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.

Në total numri i rasteve aktive është 335.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrasja e 3-fishtë/ 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ofron 20 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informacion që mund të çojnë në zbulimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan, mbrëmjen e së premtes.

Në një njoftim për mediat të zyrës së kryeministrisë thuhet se Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur autorin/it e kësaj vepre kriminale.

Lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë të premten mbrëma në Gllogjan, Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj relevante është angazhuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të këtij rasti.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale.



Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejtë ​të kryerësit/ësve të këtij akti kriminal, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Si Kryeministër, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpiejnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë ato në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar: Tel:-080019999 ose -192, dhe e-mail: [email protected]

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe policia do ta ruajë strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit, përveçse nëse personat vetë, pra vullnetarisht, deklarohen ndryshe.”-thuhet ne njoftim. /CNA.al

LEXO TE PLOTE