LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Polici i burgut në Berat rezulton pozitiv me Covid/ Infektohen dhe dy të tjerë

5 Shtator 2020, 14:47, Lifestyle CNA
Polici i burgut në Berat rezulton pozitiv me Covid/ Infektohen dhe dy

Tre raste të reja me Covid-19, janë konfirmuar sot në Berat. Mes tyre është edhe një efektiv policie në Burgun e Beratit.

Ndërkohë që dy rastet e reja janë persona që kanë pasur kontakt me të infektuar të konfirmuar pozitivë më herët.

Aktualisht në Berat rezultojnë  69 raste aktivë me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 135 raste të reja në vend, ndërsa gjashtë persona humbën jetën./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga