Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Do Zoti dhe nuk më zhgënjejnë për 30 përqindëshin e listave

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Do Zoti dhe nuk më zhgënjejnë për 30 përqindëshin e listave

Publikuar

-

Tenderi 1.2 miliardë dollarë/ Sa e bleu Rama heshtjen e Bashës për rrugën Milot-Fier

Ata që nuk kuptojnë fare çfarë po ndodh në Shqipëri, po presin me ankth që Ilir Meta të caktojë datën e zgjedhjeve, gjëja më pa vlerë në betejën e ardhshme politike. Jo thjesht se marzhi është i kufizuar, nga mesi i prillit, deri në mesin e majit, që praktikisht do të thotë asgjë.

Lojtarët kryesorë, që i kushtuan vëmendje ftesës së Presidentit, duke u përfaqësuar

në nivelin më të lartë për një çështje pa pikë rëndësie, në fakt, kanë një hall tjetër, por që askush nuk e përmend.

Çfarë do të bëjnë me listën e hapur, do ta mbajnë 30 përqindëshin e mbyllur për vete, apo jo, se për atë po u qan zemra dhe me to po i bëjnë të gjitha llogaritë elektorale.

Dhe në rast se hapja nuk do të jetë 100 përqind, por me klauzola, ku sërish kryetarët të kenë çelësin e artë të përfaqësimit, ta dini se do të jetë një marrëveshje e re okulte e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Të cilët nuk ka nevojë as të takohen dhe as të qepallohen për interesa qartësisht të përbashkëta.

LEXO EDHE:  “Për zotin nuk luftoj më, me askënd”/ Revoltohet ish-ministri i Ramës

Nga kjo dakordësi e përjashtoj LSI-së, jo se është më e mirë, por sepse asaj nuk i leverdis fare lista e mbyllur 30 përqind, në rast se do të garojë e vetme në këto zgjedhje. Dhe kjo ka më shumë mundësi që të ndodhë. Dhe për këtë mjafton të ndjekësh aktivitetin publik të Ilir Metës.

Në këtë kontekst, e vetmja gjë që duhet pritur me kërshëri nga qytetarët e angazhuar politikisht është se si do të shkruhet në Kodin e ri Zgjedhor hapja e listës, e cila u konsiderua si revolucion për sistemin tonë politik, por që në fakt është një taktikë hileqare e Edi Ramës kryesisht për të marrë avantazh parazgjedhor.

Unë uroj shumë që PS dhe PD ta ruajnë 30 përqindëshin e mbyllur në listat e tyre dhe ka shumë gjasa që ata të mos ma zhgënjejnë pritshmërinë. Do të ishte një argument më shumë për shqiptarët për të kuptuar se kë duhet të refuzojnë pa asnjë mëdyshje në këto zgjedhje. Pastaj, le të mendohen pë ata që duhet të pranojnë, se kanë kohë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Presidenti ktheu ligjin për Policinë e Shtetit/ Balla: Meta takohet natën me ish-shefa të kanabizuar

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pasi presidenti Meta ka kthyer ligjin për Policinë e Shtetit.
Balla ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar, ndërsa në mes  ditës dhe nates, shkel ligjin per festa kolektive

“Presidenti i Republikes kthen diten ligjin per Policine e Shtetit, ndersa Ilir Meta takohet naten me ish-shefa policie qe i quante të kanabizuar! Ndersa mes dites dhe nates, shkel ligjin per festa kolektive duke u treguar shqiptareve se sa serioz eshte kur flet per Kushtetute e per ligj”, shkruan Balla në Facebook.

Sipas Metës, ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor. Në argumentin e tij, Meta thekson se Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksina anti-Covid/ BE dhe ‘Moderna’ firmosin nesër marrëveshjen për 160 milionë doza

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se nesër pritet të zyrtarizohet kontrata e re me kompaninë farmacuetike “Moderna” lidhur me sigurimin e vaksinës anti-Covid.

“Nesër do të aprovojmë një kontratë të 6-të për deri në 160 milion doza të moderna_tx. Ne jemi duke ndërtuar një nga portofolet më të plotë të vaksinave anti COVID19, të sigurta dhe efektiveqë të mund të na ndihmojnë t’i japim fund pandemisë”, shkruan Ursula von der Leyen në një postim në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kthen në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit/ Mund të keqpërdoret gjatë procesit zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Meta sërish thirrje për Referendum/ Vetëm populli do t'ja u kthejë legjitimitetin institucioneve

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 108/2014 ‘Për Policinë e Shtetit’, të ndryshuar”.

Sipas Metës, ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor. Në argumentin e tij, Meta thekson se Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre.

 

LEXO TE PLOTE