LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakrohet në mes të rrugës dhe lihet i gjakosur/ Gjendet i pajetë 61-vjeçari

5 Shtator 2020, 21:04, Kosova & Bota CNA
Masakrohet në mes të rrugës dhe lihet i gjakosur/ Gjendet i

Një 61-vjeçar dyshohet se është vrarë në qytetin e Pejës. Blutë e Kosovës bëjnë me dije se se janë lajmëruar se një person gjendej i gjakosur në rrugën ?Eqerem Qabej? dhe me arritjen në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e 61 vjeçarit.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj.

Njoftimi i  policisë:

Me datën 05.09.2020 rreth orës 17:00, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në rrugën ?Eqrem Qabej? në Pejë,  është gjetur një person i gjakosur. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë iu kanë përgjigjur vendngjarjes.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur me (1959). Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti të cilësuar ?vrasje? dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm?

Lajmet e fundit nga