LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutoi para tetë vitesh të motrën/ Ja si u zbulua e vërteta tragjike, detajet shokuese

5 Shtator 2020, 12:46, Kronika CNA
Ekzekutoi para tetë vitesh të motrën/ Ja si u zbulua e

Shkëlzen Buci i cili disa vite më parë është akuzuar si vrasës me pagesë,  po kryen 13 vite burg për ekzekutimin e Mishel Manokut.

Ai tashmë është akuzuar edhe për vrasjen e motrës së tij, ku një dëshmitar, njëkohësisht një i njohur i familjes Buci i ka rrëfyer policisë ngjarjen tragjike. Sipas organit të akuzës ekzekutimin e Eglantina Bucit e ka kryer vëllai i saj, Shkëlzen Buci duke e groposur më pas në Malin me Gropa.

Dëshmitari ka rrëfyer se Shkëlzeni i ka kërkuar që të ruante të motrën dhe pas vrasjes së Eglantinës e kanë dërguar trupin tek Mali me Gropa. Familja në atë kohë supozonte se vajza kishte humbur, por gjetja e eshtrave dhe kryerja e hetimeve të mëtejshme zbuloi se ajo ishte vrarë nga familja.

Eglantina Buci,në atë kohë vetëm 23 vjeç, pavarësisht se familja nuk ishte dakort për lidhjen e saj, shkoi të bashkëjetonte me të dashurin në zonën e Freskut në Tiranë.

Nga hetimet u zbulua se familja e vajzës pasi mësuan ku ishte vajza, babai i saj Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci shkuan dhe e morën Eglantinën nga shtëpia ku jetonte në zonën e Freskut në Tiranë dhe më pas e vranë.

Vite më vonë, në zonën e Malit me Gropa u gjet skeleti i saj, duke bërë që policia fillimisht të dyshojë për vajzën e humbur duke marrë pjesë të ADN-së së nënës së saj për t?i krahasuar. Pas analizave rezultoi se ADN-ja e eshtrave dhe e nënës së Eglantinës përputheshin duke shuar në këtë formë dyshimet.

Lajmet e fundit nga