LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy sirianë tentojnë të arratisen/ Bien nga tarraca e drejtorisë së policisë

5 Shtator 2020, 11:01, Denoncim CNA
Dy sirianë tentojnë të arratisen/ Bien nga tarraca e

?Dy refugjatë sirianë bien nga tarraca e Drejtorisë së narkopolicisë?. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital.

Berisha pretendon se policia ka fshehur ngjarjen, ndaj i bën thirrje Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët të ndërhyjë me urgjencë.

?I bëj thirrje Komisionerit të Lartë të OKB për refugjatët UNHCR të ndërhyjë me urgjencë dhe të interesohet për fatin e refugjatëve, pasigurinë dhe trajtimin e tyre nga mafia zyrtare e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë i Edvin Hajdutit?, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në mesazhin e qytetarit thuhet: ?Para dy ditësh është kapur një skaf që ishte nisur me rreth 30 sirianë nga Kepi i Rodonit në drejtim të Italisë. Ato janë shoqëuar në Drejtorinë e Policisë në Durrës, gjatë natës dy sirianë kanë arritur të hipin në taracën e drejtorisë së policisë edhe nëpërmjet kabullit të telefonit kanë tentuar të largohen por i është këputur kabulli edhe kanë rënë nga ndërtesa katër katëshe edhe janë në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Drejtori i Policisë ju ka bërë presion punonjësve që mos të raportohet si lajm edhe nuk është pasqyruar. Shumë pak dihet edhe për dy jetët e sirianëve, por nga informacioni i pakët që ka rrjedhur thuhet se janë në gjendje shumë të rëndë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga