LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

De Biazi e nis keq, përmbyset nga Luksemburgu

5 Shtator 2020, 19:36, Sport CNA
De Biazi e nis keq, përmbyset nga Luksemburgu

U luajtën në orën 18:00, katër sfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku nuk munguan rezultatet surprizë. Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, debutoi me humbje në stolin e Azerbajxhanit, teksa u mposht me përmbysje nga Luksemburgu.

Azerët edhe pse me 10 lojtarë prej minutës se 26-të e mbyllën pjesën e parë në avantazh, ndërkohë që miqtë nga Luksemburgu arritën të përmbysnin gjithçka në fragmentin e dytë të lojës.

Në përballjet e tjera, Anglia, triumfoi me vështirësi përballë Islandës në transfertë, falë golit të Stërling në minutën e 90-të nga pika e bardhë e penalltisë. Vlen të theksohet se vendasit humbën një penallti në minutën e 93-të, me anë të Bjarnanson.

Ndërkohë në 2 sfidat e tjera, Mali i Zi triumfoi në transfertë ndaj Qipros 0-2. Fitore e rëndësishme në transfertë edhe për Gjeorgjinë ndaj Estonisë me rezultatin 0-1.

Lajmet e fundit nga