Showbizz
Çfarë po kurdisin?/ Duke u puthur dhe përqafuar, Dafina Zeqiri dhe Enca në pushime bashkë

Dy këngëtaret shumë të dashura për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Enca po kalojnë një ditë pushimi së bashku.
Këngëtaret kanë ngritur dyshime për një bashkëpunim të mundshëm pasi kanë publikuar dy video ku shihen duke u puthur dhe përqafuar si dy mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën.
Ende nuk e dimë nëse Enca dhe Dafina kanë preferuar të kalojnë një ditë pushimi me njëra-tjetrën apo po mendojnë për një bashkëpunim, por nëse bëhet fjalë për një të tillë atëherë duhet të përgatitemi për një super hit./ CNA.al