Connect with Us

 “Bomba e Carit”, arma më e fuqishme shpërthyese që ka përdorur ndonjëherë njeriu

Blog

 “Bomba e Carit”, arma më e fuqishme shpërthyese që ka përdorur ndonjëherë njeriu

Publikuar

-

 “Bomba e Carit”, arma më e fuqishme shpërthyese që ka përdorur ndonjëherë njeriu

Për këtë armë, ia vlen çdo aspekt i frazës “armë e shkatërrimit në masë”. “Bomba e Carit”, ishte kryesorja në arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe mjeti kryesor i shantazhit ndaj Perëndimit. Me të është kryer vetëm një testim, dhe ai ishte i mjaftueshëm. Po çfarë e bënte kaq të frikshme këtë bombë?

Shpërthimi më i fuqishëm i ndodhur ndonjëherë

“Bomba e Carit”, mbetet pajisja më e fuqishme e shpërthyer ndonjëherë nga njeriu. Sa për krahasim, arma më e fuqishme që kanë krijuar Shtetet e Bashkuara ishte B41. Ajo kishte një fuqi prej 25 megatonë TNT. Ndërkohë “Bomba e Carit”, kishte një fuqi maksimale prej 100 megatonë TNT.

Bomba u testua vetëm në fuqinë 50 megatonë, për shkak të frikës nga pasojat e shpërthimit bërthamor, si dhe rrezikut që ekuipazhi brenda avionit që do të hidhte bombën nuk do t’i mbijetonte shpërthimit.

Reja e madhe e kërpudhës

Bomba bërthamore më e fuqishme e shpërthyer ndonjëherë, krijoi një re të madhe në formën e kërpudhës. Reja kërpudhore vlerësohet se u ngjit deri në 65 km lart në qiell, ose 7 herë më lart sesa Mali Everest. Topi i zjarrtë që e shoqëroi arriti lartësinë nga e cila u hodh bomba, dhe ishte e dukshme më shumë se 950 larg vendit të testimit.

Efektet e tjera të tmerrshme pas shpërthimit

Nëse do të përdorej shkalla Rihter, masa që përdoret sot për të matur forcën e tërmeteve, “Bomba e Carit”, do të kishte shkaktuar një termet me magnitudë 8.1. Por, fakti që shpërtheu në ajër, nuk shkaktoi shumë lëkundje në tokë. Gjithsesi lëkundjet e shpërthimit, mund të ndiheshin disa qindra km larg, dhe djegie të shkallës së tretë u vërejtën deri 100 km larg vendi të shpërthimit. Xhamat e dritareve u thyen disa qindra km larg nga vendi i shpërthimit, dhe vala goditëse për pak sa nuk e rrëzoi avionin që hodhi bombën.

LEXO EDHE:  Nga Benito Musolini tek Adolf Hitleri dhe Josif Stalini/ Punët e para të 12 diktatorëve  

“Ivani i Madh” apo “Bomba e Carit”?

Që të dyja. “Bomba e Carit” u quajt ndryshe Ivani i Madh. Bomba mori një seri emrash të tjerë si Projekti 7000, Kodi i Produktit 202 etj. Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara (CIA), kishte emrin e saj të koduar për testin bërthamor sovjetik “Joe 111”.

Ishte shumë e madhe për tu përdorur

Kjo do të thotë se nuk ishte praktike për përdorim në kohë lufte. Së pari, lëvizja e bombës ishte një proces shumë e ndërlikuar. Madje, ajo nuk u përshtat me avionin që e lëshoi ​​nga qielli. Ishte vetë avioni që duhej modifikuar për bombën. Së dyti, ekuipazhi në avion kishte vetëm 50 për qind shanse për të mbijetuar.

U ndërtua shumë shpejt

Shumëkush do të mendonte se një bombë e kësaj madhësie, do të ndërtohej për disa vjet. Tek e fundit ishte bomba më e madhe e ndërtuar, dhe e shpërthyer ndonjëherë nga njeriu. Por nuk është kështu.

Në mënyrë të pabesueshme, bomba bërthamore u ndërtua brenda pak muajsh. Raportet ndryshojnë në lidhje me kohëzgjatjen e saktë, por konsensusi i përgjithshëm është se u deshën vetëm 14-16 javë që të dizenjohej dhe ndërtohej “Bomba e Carit”. Pra vetëm 3-4 muaj!

Si u përshtat avioni Tu-95

“Bomba e Carit” do të hidhej në qiell nga një avioni ushtarak Tu-95. Problemi? Avioni nuk mund t’i përshtatej saktësisht bombës gjigante. Duke peshuar 27 tonë, bomba ishte mbi 8 metra e gjatë dhe gati 2 metra e gjerë. Për këtë arsye, Tu 095 hoqi dyert, si dhe rezervuarët e karburantit./warhistoryonline.comPërshtatur nga CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Presidencialet amerikane/ Mijëra fletë votimi të hedhura me postë, mund të shpallen të pavlefshme

Publikuar

-

Nga

Presidencialet amerikane/ Mijëra fletë votimi të hedhura me postë, mund të shpallen të pavlefshme

Nga Michael Herron&Daniel A. Smith “The Conversation”

* Dhjetëra miliona amerikanë kanë votuar tashmë me postë për zgjedhjet presidenciale të këtij viti, të kushtëzuar për të votuar në këtë në këtë mënyrë edhe nga pandemia e Covid-19.

Por fletëvotimet më postë nuk pranohen automatikisht, si ato të hedhura në mënyrë tradicionale në kutinë e votimit, ato mund të refuzohen nëse kanë probleme më firmën në zarfin e tyre. Nëse votuesit janë të pakujdesshëm- pra nëse ata korrigjojnë gabimin që kanë bërë më firmën e tyre – këto fletëvotimit do të refuzohen dhe nuk do të numërohen.

Falë raportimit të vazhdueshëm të pjesëmarrjes së votuesve në dy shtete përcaktuese në këto zgjedhje, Florida dhe Karolina e Veriut, ne mund të identifikojmë numrin e fletëve të votimit me postë që janë të rrezikuara të refuzohen. Deri më tani, mund të themi se ka mijëra fletëvotime të shënuara për refuzim në këto dy shtete.

Përveç kësaj, pakicat racore dhe demokratët kanë disproporcionalisht më shumë të ngjarë të kenë hedhur vota me postë në këto zgjedhje dhe që përballen me refuzimin e tyre. Ndërsa këto fletëvotimit kanë defekte në firmën e tyre, ato nuk janë refuzuar ende zyrtarisht.

Jo të gjitha shtetet kanë të njëjtat kritere për votimin nëpërmes postës. Por fletët e votimit, përballen zakonisht me refuzimin nga autoritetet nëse mungon firma e votuesit. Një burim tjetër për refuzimin është një nënshkrim i papërshtatshëm. Kjo ndodh kur një zyrtar i zgjedhjeve arrin në përfundimin se firma i një zgjedhësi në zarf nuk përputhet me nënshkrimin e tij në dosjen brenda.

Disa shtete, si Karolina e Veriut , kërkojnë edhe firmën e dëshmitarëve në zarfet ku janë futur votat, dhe mungesa e një nënshkrimi të tillë cilësohet si një gabim. Në Florida, 3.210,873 votues kishin votuar me postë deri më 22 tetor, dhe prej 15.003 fletëvotime përballen me rrezikun e refuzimit, çka korrespondon me një normë të mundshme të refuzimit të votave prej 0.47 për qind.

Kjo normë nuk është një vlerësim përfundimtar, pasion bazohet në numërimet e marra nga të dhënat zyrtare të gjithë shtetit. Dhe këto mijëra fletëvotimi, aktualisht me një status paqartë mund të bëjnë diferencën. Kujtoni pak zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2018.

Në garën e tij të suksesshme për në Senat, republikani Rik Skot mundi demokratin në detyrë Bill Nelson me vetëm 10.033 vota. Mbi 2 milion floridianë nuk i kanë kthyer ende fletëvotimet që u dërguan atyre zyrtarët e zgjedhjeve të qarkut, ndaj numri i fletëve të votimit me postë që mund të refuzohen në Florida mund të rritet përtej shifrës 15.000.

LEXO EDHE:  Nga nëndeteset tek tanket/ Cilat ishin 10 armët më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore

LEXO EDHE:  Nga nëndeteset tek tanket/ Cilat ishin 10 armët më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore

Në Karolinën e Veriut, një përqindje edhe më e madhe e fletëve të votimit përballen me rrezikun e refuzimit nga autoritetet zgjedhore. Në këtë shtet, 8.228 nga 701.425 fletë votimi i përkasin kësaj kategorie, duke dhënë një normë të mundshme refuzimi prej 1.2 për qind. Ashtu si në Florida, zgjedhjet në Karolinën e Veriut mund të jenë jashtëzakonisht të ngushta midis 2 garuesve. Në garën për guvernator në këtë shtet në vitin 2016, vetëm 10.277 nga afërsisht 4.6 milion vota ndanë fituesin demokrat Roi Kuper, nga republikani Pat Mekrori. Numri i fletëve të votimit të rrezikuara në Karolinën e Veriut – 8.228 deri tani – mbetet më i vogël sesa kjo diferencë, por mund të rritet pasi të dorëzohen më shumë fletëvotime.

Rreziqet e refuzimit të votave të hedhura me postë, nuk janë përhapur në mënyrë të njëtrajtshme, dhe fletët e votimit të refuzuara nuk janë politikisht neutrale. Nga të dhënat tona në Florida dhe Karolinën e Veriut,votuesit demokratë kanë përqindje më të madhe refuzimi sesa ata republikanë.

Përveç kësaj, demokratët kanë shprehur një gatishmëri më të madhe për të votuar me postë sesa republikanët, edhe pse kjo prirje mund të jetë duke ndryshuar. Të dhënat zyrtare të zgjedhjeve në Florida dhe Karolinën e Veriut, zbulojnë gjithashtu një model të qartë racor midis fletëve të votimit me postë që përballen me rrezikun e refuzimit: Zgjedhësit zezakë dhe ata hispanikë kanë më shumë gjasa që të votojnë me gabime përmes postës se sa votuesit e bardhë.

Si në Florida ashtu edhe në Karolinën e Veriut, votuesit që i kanë dorëzuar fletët e votimit me postë me defekte në nënshkrim, mund t’i korrigjojnë ende ato. Votuesit e Floridas kanë mundësinë t’i rregullojnë fletëvotimet e tyre postare deri të enjten e 5 nëntorit. Kjo gjë mund të bëhet përmes betimit .

Por jo të gjitha shtetet i informojnë votuesit mbi defektet në votat që ata kanë hedhur. Shtete si Mein dhe Nju Hempshajër, nuk kanë ligje që u japin mundësi votuesve të korrigjojnë mangësitë në fletëvotimet e tyre. Duke pasur parasysh rritjen e fletëvotimeve me postë në këto zgjedhje, ka të ngjarë të ketë jo pak konfuzion lidhur me fletët e votimit të refuzuara./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Trump fitoi në vitin 2016, dhe pse do fitojë sërish këtë vit

Publikuar

-

Nga

Pse Trump fitoi në vitin 2016, dhe pse do fitojë sërish këtë vit

Nga Christian Whiton “National Interest”

* Në vitin 2016, kur Donald Trump u zgjodh president, shumica e atyre që bëjnë parashikime në politikë, gabuan me kandidaturën e tij. Ata po gabojnë sërish këtë vit. Sigurisht, media dhe elita politike në Uashington, kanë jetuar gjithmonë në një lloj flluske.

Por braktisja që media kryesore i ka bërë parimit të paanshmërisë, duke e mbështetur hapur Xho Bajdenin, dhe në heshtje përpjekjet e kompanive të mëdha teknologjisë për të censuruar Trumpin, janë që të gjitha një kulmim i sjelljes së saj të keqe.

Dy pasoja të kësaj sjelljeje të keqe, po sjellin dështimin e tyre në të kuptuarit e bazës elektorale të presidentit. Energjia rreth Trumpit është e pagabueshme. Ajo është e dukshme në tubimet e tij, në dominimin që ai u bën gazetarëve arrogantë, dhe nga fitorja e tij e fundit në debatin presidencial.

Dhe në dallim nga shumica e presidentëve që plaken dukshëm kur janë në detyrë, ai nuk ka humbur asnjë lloj energjie në 4 vite të konfliktit politik të vazhdueshëm, duke mbetur një luftëtar i paepur. Kjo bie në kontrast me fushatën e Bajdenit, që mezi po i përballon këto zgjedhje.

Daljet publike të Bajdenit janë të pakta. Kandidati demokrat, bën shumë ditë pushim. Mungesa e tij në publik, dhe koha e kaluar në “bodrum”, është një shenjë dobësie, dhe madje edhe burracakërie, saktësisht e kundërta e asaj që prej publiku nga një komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Pasoja tjetër e lavdërimit të Bajdenit nga media kryesore, është se ai nuk është gati për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve të shumta rreth tij. Zërat rreth lidhjeve të të birit, Hanter Bajden, me bizneset e dyshimta në Kinë dhe Ukrainë, kanë ekzistuar prej vitesh.

Refuzimi i medias tradicionale për t’u marrë seriozisht me to, e vuri seriozisht Bajdenin në siklet ne fillim të këtij muaji. Pavarësisht përpjekjeve më të mira të mediave kryesore, dhe atyre të teknologjisë së madhe për t’i fshehur këto histori nga publiku, ato tani janë të ekspozuara ndaj votuesve.

Pastaj janë politikat e neveritshme të kandidatit demokrat. Në debatin e së enjtes së kaluar, Bajden u zotua të ndalojë përfundimisht përdorimin  e karburanteve fosile në SHBA, dhe të përsërisë angazhimin themelor të epokës Obama-Bajden, që bëri që qeveria të humbte 500 milion dollarë të taksapaguesve, vetëm për investime në “energjinë e pastër”, solindra.

LEXO EDHE:  Nga Benito Musolini tek Adolf Hitleri dhe Josif Stalini/ Punët e para të 12 diktatorëve  

LEXO EDHE:  Mitet e gabuara mbi periudhën e Mesjetës/ Nga dënimi me vdekje, tek injoranca e njerëzve

Një sakrificë kaq e madhe ndaj “fesë” së re laike të alarmizmit të ndryshimit të klimës, jo vetëm që do të rrisë çmimin e gjithçkaje, përfshirë atë të energjisë elektrike, ushqimeve, infrastrukturës dhe strehimit; por do të devijojë burimet financiare nga aktivitetet që e përmirësojnë realisht mjedisin.

Bajden do të ndryshonte politikat e Trumpit, që përfshijnë ashpërsimin e toneve ndaj Kinës dhe Iranit, bisedimet me Korenë e Veriut dhe Rusinë, dhe refuzimin për të nisur luftëra të reja në Lindjen e Mesme. Nën Bajdenin, institucioni i sigurisë kombëtare që tani vajton për fundin e afërt të luftës 19-vjeçare të Amerikës në Afganistan, do të ketë edhe një herë një president luftarak.

Ndërkohë, Bajden e ka bërë të qartë se do të fuqizojë ata që duket se e përçmojnë vendin tonë, dhe që besojnë gabimisht se SHBA-ja është raciste. Ai do të zëvendësojë atë që ka mbetur nga meritokracia amerikane dhe ëndrra e Martin Luter Kingut, me një shoqëri të rregulluar politikisht, dhe të bazuar në ankesat dhe faktorët e lindur, sikurse është raca.

I tillë është nënkuptimi i gënjeshtrës së tij më të madhe për vitin 2020:që Amerika vuan nga një “racizëm institucional”. Ky pohim, së bashku me gatishmërinë e Bajdenit për ta mbyllur ekonominë tonë, dhe për t’i urdhëruar amerikanët të qëndrojnë në shtëpi për të luftuar koronavirusin, mund të dëshmohen si gabimet më fatale në fushatës e tij.

Shumë njerëz janë kundër mbylljes, për shkak të pasojave të rënda ekonomike dhe në shëndetin mendor që sjell ajo. Por një pjesë e shoqërisë jo vetëm që kundërshton, por është e tërbuar nga inati. Këta amerikanë janë me të drejtë të tmerruar, që na thuhet duke shkelur të drejtat tona kushtetuese, të rrimë mbyllur në shtëpi, të mos shkojmë në kishë, apo të mos protestojmë paqësisht në rrugë.

Ata janë të neveritur që politikanët e të dyja partive bënë shumë pak, kur turmat rrëzuan përmendoret, të cilat na mësojnë historinë e jashtëzakonshme të kombit tonë. Në realitet, vetëm një pakicë votuesish, duan të shohin edhe për 4 vitet e ardhshme vazhdimin e revolucionit kulturor të majtë të vitit 2020. Trump ka erën pas shpinës së tij, dhe ka shumë shanse të marrë më 3 nëntor një mandat të dytë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Koha për doktorin! Dimri i gjatë që e pret Evropën

Publikuar

-

Nga

Bloomberg

Spitalet e Evropës përsëri po shkojnë përtej limiteve, ndërsa kontinenti po bëhet epiqendra e rikthimit të virusit të frikshëm.

Por gjatë kësaj përballje të fundit, frika më e madhe nuk është mungesa e respiratorëve apo pajisjeve mbrojtëse në spitale, por një mungesë potencialisht më e rëndë: personeli i trajnuar mjekësor. Ndërsa problemi shfaqet më i mprehtë në vendet më të goditura si Republika Çeke dhe Belgjika, madje edhe në ato që mendohet se po e trajtojnë më mirë krizën, si Gjermania, shqetësimi po rritet për atë, nëse mjekët do të jenë përsëri në gjendje të përballojnë infeksionet në rritje eksponenciale.

Më shumë se 5 milion Evropianë janë infektuar dhe mbi 200,000 kanë vdekur. Gjermania dhe Republika Çeke shënuan një numër rekord të rasteve të reja të enjten, një ditë pasi Italia pati gjithashtu numrin më të madh në një ditë të vetme, që nga fillimi i pandemisë. Spanja u bë shteti i parë i Evropës Perëndimore që arriti në 1 milion infeksione.

Në Pragë, ushtria po krijon një spital fushor. Në Belgjikë, qendra e shumë institucioneve kryesore të Evropës, autoritetet po mendojnë të rekrutojnë stafe restorantesh që kanë ngelur pa punë, pensionistë dhe madje edhe refugjatë, për të plotësuar boshllëqet e personelit. Po duket gjithnjë e më e vështirë për vendet në të gjithë bllokun, që të frenohen dhe të mos vendosin izolime të reja.

LEXO EDHE:  Nga Benito Musolini tek Adolf Hitleri dhe Josif Stalini/ Punët e para të 12 diktatorëve  

LEXO EDHE:  Shpërthimi në Burrel/Nëse nuk je në anën e pushtetit duhet të kesh frikë

Situata nuk është aq e rëndë kudo. Mbretëria e Bashkuar ka të ashtuquajturit spitale bilbilë, të projektuar për të përballuar një rritje të beftë të pacientëve me Covid-19, por atyre nuk iu desh të përballen me numrat e parashikuar gjatë valës së kaluar. Shanset që një i sëmurë rëndë të mbijetojë të paktën 28 ditë janë rritur deri 72% për ata që janë shtruar që nga shtatori, krahasuar me 61% që ishin më parë, sipas një raporti të Qendrës Kërkimore mbi Kujdesin Intensiv.

Por, e sigurtë është që Evropën e pret një dimër i gjatë. / Bota.al

LEXO TE PLOTE