LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Laç/ Makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

5 Shtator 2020, 15:42, Kronika CNA
Aksident i rëndë në Laç/ Makina përplas për

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari është regjistruar pasditen e sotme në Kurbin.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.P. i cili është përplasur nga një auto jet teksa lëvizte me motor.

Njoftimi i policë: Kurbin/Informacion paraprak

Në qytet Laç, në afërsi të një karburanti, mjeti me drejtues shtetasin E.Gj.,27 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin P.P., 65 vjeç, banues në Laç,Kurbin i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Gj.., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga