LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau 23 njerëz në emër të ETA-s/ Kush ishte“tigresha” spanjolle Idoia Lopez Riano

4 Shtator 2020, 06:39, Blog CNA

Një nga serialet më të famshëm të viteve të fundit në Perëndim është ?Killing Eve?, me personazh kryesor Vilanelën, vrasësen psikopate. E luajtur në mënyrë të shkëlqyer nga aktorja Xhudi Komer, dhe i vlerësuar me shumë çmime, Vilanel vret burra dhe gra me metoda të ndryshme, përfshirë të shtënat me armë, goditjet me thikë, helmimin, thyerjen e qafës etj.

Por shkrimtari Luk Xhenings, e krijoi këtë personazh në një seri novelash të botuar në formatin elektronik në internet që nga viti 2015, duke bazuar mbi një vrasëse reale, Idoia Lopez Riano,  njohur ndryshe si ?La Tigresa? (Tigresha), që vrau 23 njerëz në Spanjë në vitet 1980.

Po kush ishte ?Tigresha??

Idoia Lopez Riano lindi në San Sebastian të rajonit bask të Spanjës Veriore në marsin e vitit 1964. Ndryshe nga Vilanel, ajo pati një edukim dhe arsim normal. Por si shumë të rinj baskë, u politizua qëkur ishte adoleshente, në kohën e rritjes së ndjeshme të nacionalizmit bask.

Ajo iu bashkua të dashurin e saj të parë, Hoze Agire, në radhët e Euskadi Ta Askatasuna ose ETA, grupi kryesor nacionalist bask, që u bë gjithnjë e më i dhunshëm, teksa autoritetet në Madrid  e cunguan autominë e krahinës.

Në moshën 20-vjeçare, ?La Tigresa? kreu vrasjen e saj të parë politike. Në atë kohë, ETA u përfshi në të ashtuquajturën luftë të pisët kundër GAL, grupimit sekret të anti-terrorit, që kishte marrë leje nga Ministria e Brendshme për të gjetur dhe vrarë anëtarët e ETA-s.

Më 16 nëntor 1984, Hoze Agire, miku i tij në ETA Ramon Zapirain dhe ?Margarita? siç njihej në atë kohë Lopez Riano, u përballën me qytetarin francez Zhozef Kusho në qytetin bask, Irun. Ata e akuzuan atë si anëtar të GAL, para se Riano ta vriste me një breshëri plumbash.

Sa vrasje kreu në total?

Të gjitha vrasjet e saj u bënë për llogari të ETA-s. Ashtu si Vilanel, edhe Riano ishte mjaft e përgatitur ta përdorte bukurinë e saj dhe të joshte meshkujt për të arritur objektivat e saj. Ajo u shkonte nga pas oficerëve të policisë dhe anëtarëve të Gardës Civile, i joshte ata, duke vjelur shumë informacione përmes ?bisedave të jastëkut?, të cilat i dhanë mundësi ETA-s të planifikonte sulmet e saj.

Në total, ajo u akuzua për vrasjen e 23 personave midis viteve 1984- 1986. Gjysma e tyre ishin prej akteve terroriste më famëkeqe të Spanjës, si autobomba  në Plaza República Dominicana në korrikun e 1986-ës, që vrau 12 pjesëtarë të Gardës Civile dhe plagosi 32 të tjerë.Idoia Lopez Riano

?Tigresha? u akuzua për përfshirje në sulme si mbledhëse e informacioneve inteligjente. Më herët po në vitin 1986, ajo mori pjesë në vrasjen e komandantit të ushtrisë Rikardo Martinez, makina e të cilit u bë shoshë nga plumbat e derdhur në drejtim të tij nga disa anëtarë të ETA-s. Në atentat vdiqën edhe 2 ushtarë.

Ç?mendon Xhenings mbi ?Tigreshën?

Në një intervostë shkrimtari tha:?Ajo ishte qartazi një psikopate dhe plotësisht e pandjeshme?. Ashtu si personazhi i tij, ?Tigresha? ishte e fiksuar me pamjen e saj të jashtme dhe modën e fundit. Xhenings tregon se si gati u shmang një sulm ndaj një oficeri policie. ?Në momentin kyç, kur duhet të kryente vrasjen, Idoia nuk e pa policin, pasi ishte e hutuar duke parë një fustan të ekspozuar në një dyqan veshjesh?.

Çfarë ndodhi me ?Tigreshën??

Idoia Lopez Riano u dërgua në ekzil në Francë nga kolegët e saj të ETA-s. Ajo u arrestua në vitin 1994 dhe bëri 5 vjet në burg, para se të ekstradohej në Spanjë, ku u dënua për 23 vrasje. Ajo u martua 2 herë në burg, dhe nënshkroi deklaratën ?nanclares?, përmes së cilës hiqte dorë nga dhuna dhe kërkonte falje për viktimat e saj. Ky veprim solli përjashtimin e saj nga ETA, por nga ana tjetër mundësoi lirimin e saj nga burgu në vitin 2017./ thenational.scotPërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga