LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëvendosje kritikon marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë/ I sollën Kosovës dëmet e radhës

4 Shtator 2020, 19:40, Kosova & Bota CNA
Vetëvendosje kritikon marrëveshjen në Shtëpinë e

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo shprehet se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës.

?E quajtën ‘Marrëveshje historike për njohje’ ndërsa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën?, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Haxhiu tha po ashtu se me marrëveshjen e arritur, Liqeni i Ujmanit, është ndarë dhe se Kosova ka hequr dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

?Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen?, ka shtuar ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga