LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Parti të re, jo me Murrizin”/ Hajdari: Po mbledhim firmat për ta regjistruar zyrtarisht

4 Shtator 2020, 12:02, Politikë CNA
“Parti të re, jo me Murrizin”/ Hajdari: Po mbledhim firmat

Deputetja Rudina Hajdari, ka folur pak më parë për krijimin e partisë së re.

Hajdari ka deklaruar se partia e saj nuk është e njëjta parti që po krijon myslim Murrizi, por është parti më vete.

Deputetja tha në një prononcim për mediat se ka filluar punën me mbledhjen e firmave që të regjistrohet zyrtarisht si parti, ndërsa theksoi se do të ketë edhe takime nëpër rrethe.

?Ditët në vazhdim nisim takimet nëpër rrethe. Kemi nisur mbledhjen e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht. Do krijoj një parti të re, por jo me Myslim Murrizin?, nënvizoi Hajdari.

Ndërkohë, kujtojmë se në media është aluduar se Hajdari do të krijojë një parti me Nismën Thurje, ndërsa vetë deputetja ka deklaruar se është më mirë që të kandidojë në zgjedhje me një lëvizje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga