LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“O zot, sa injorance”/ Mjeku “masakron” Besa Shahinin, pyetja që e vë me “shpatulla pas muri”

4 Shtator 2020, 07:07, Politikë CNA
“O zot, sa injorance”/ Mjeku “masakron” Besa Shahinin,

Mjeku epidemiolog Taulant Muka ka komentuar një foto të publikuar në rrjetet sociale nga Ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Në foton në fjalë, Shahini tregon sesi duhet të ulen nxënësit në bankat e shkollës, me rifillimin e ciklit mësimor.

Ajo që bie në sy është se nxënësit janë të ulur në distancë nga njëri-tjetri, kanë vënë maska dhe në secilën tavolinë ka edhe alkool.

Në një postim në rrjetet sociale, Muka e cilëson injorance shteterore këtë pamje, ndërsa thekson se nëse ruhet distance nuk është e nevojshme që fëmijët të mbajnë maskë.

Po ashtu ai thekson se fëmijët janë grup-mosha, qe kane me pak mundesi per te perhapur infeksionin dhe per komplikacione klinike.

?O zot, sa injorance shteterore ka ne kete pamje. Maska kur ka distancim te mjaftueshem fizik, e per me teper ne nje grupmoshe si femijet qe kane me pak mundesi per te perhapur infeksionin dhe per komplikacione klinike? Po alkoli per duart, pse duhet te jete ne çdo banke?!

Ju lutem, te me tregoj dikush nje studim komunitar qe tregon se perdorimi i maskave te femijet ul perhapjen e infeksionit?

Pse Zvicra nuk kerkon maska per femijet, aty ku ndodhet dhe qendra e OBSH?! Sepse facebook nuk eshte jeta reale!

PS: Foto e marre nga Besa Shahini?-shkruan Muka.

Lajmet e fundit nga