LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja me Serbinë/ Haradinaj i prerë: Nuk do të pranoj që Kosova ta nënshkruajë

4 Shtator 2020, 15:20, Kosova & Bota CNA
Marrëveshja me Serbinë/ Haradinaj i prerë: Nuk do të pranoj

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj shprehet i vendosur se nuk do të pranojë që Kosova të nënshkruajë marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj thotë se Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA.

?Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës. Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave?, shkruan Haradinaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga