Politikë
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Fuga: Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke, Shqipëria mbetet jashtë BE

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në rrjetet soiale lidhur me zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Me ndërmjetësimin e SHBA, Kosova dhe Serbia arritën sot një marrëveshje ekonomike dhe politike, por pa njohje reciproke.
Fuga thotë se nëse nuk zgjidhet kjo e fundit atëhere Ballkani Perëndimor e ka të pamundur të integrohet në BE.
Madje sipas tij, Shqipëria mbetet jashtë BE-së në rast se nuk ka një njohje reciproke Kosovë- Serbi.
“Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë – Serbi, Ballkani Perëndimor e ka shumë të vështirë të integrohet në Bashkimin Evropian, ose të pamundur!
Madje nuk kuptoj se përse vetëm me Serbinë, kur Kosova i ka llogaritë me ish Jugosllavinë!
Për të njejtën arësye edhe Shqipëria mbetet jashtë, e cila veç të tjerash ka shumë shumë shumë për të bërë që të afrohet te minimumi i standarteve evropiane!
Por që të ndodhi kjo duhet vullnet politik që i tejkalon kosovarët dhe serbët!|/CNA.al