LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ BE: Mirëpresim palët për bisedime në Bruksel

4 Shtator 2020, 17:56, Kosova & Bota CNA
Marrëveshja Kosovë-Serbi/ BE: Mirëpresim palët për

Bashkimi Evropian thotë se e ka në vëmendje nënshkrimin e marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë.

?Ne mirëpresim palët në Bruksel këtë fundjavë dhe javën e ardhshme për të vazhduar punën tonë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje me marrëdhëniet e tyre, dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe atë të BE-së “, ka thënë Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell.

Sot, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik, në Shtëpinë e Bardhë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./CNA.al

Lajmet e fundit nga