LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata e Apelit të Tiranës pranë kolapsit/ Merret vendimi: Nuk do të ketë më Kolegj Civil dhe Penal

4 Shtator 2020, 14:21, Vetingu CNA
Gjykata e Apelit të Tiranës pranë kolapsit/ Merret vendimi: Nuk

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur që nuk do ketë Kolegj Civil dhe Penal dhe çështjet do të ndahen tek të gjithë gjyqtarët.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Apeli i Tiranës ishte i ndarë në dy sektorë në civilë dhe penalë për gjykimin e çështjeve por për shkak të fluksit të madh të dosjeve që presin të shqyrtohen, ndërkohë që numri i gjyqtarëve sa vjen dhe ulet për shkak të vettingut, është marrë vendimi për shkrirjen e këtyre sektorëve. Pra, një gjyqtar që më parë ka shqyrtuar vetëm çështje civile, tashmë do të shqyrtojë dhe ato penale.

Fluksi i dosjeve në Apel ka shkuar në afro 13 mijë dhe ky stok është krijuar për shkak të shkarkimeve të gjyqtarëve nga vettingu apo dorëheqjeve. Aktualisht janë vetëm 13 gjyqtarë në Apel, ndërkohë që pritet të ketë largime të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga