Connect with Us

Foto-Publikohet marrëveshja e firmosur mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova & Rajoni

Foto-Publikohet marrëveshja e firmosur mes Kosovës dhe Serbisë

Publikuar

-

Foto-Publikohet marrëveshja e e firmosur mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Kjo marrëveshje konsiderohet ekonomike dhe në paragrafim e parë thuhet se Serbia dhe Kosova kanë pranuar të normalizojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike si më poshtë.

Serbia dhe Kosova bien dakord ta vazhdojnë normalizimin ekonomik duke rënë dakord se:

Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradat Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020.
Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen për hekurudhat Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt 2020.
Dhe të dy palët do të angazhohen për të bërë një studim fizibiliteti për lidhjen e Beogradit dhe Prishtinës me infrastrukturë hekurudhore që do të çojë drejt një porti të thellë detar në Adriatik.

Kosova dhe Prishtina do të punojnë me Korporatën Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe EXIM, për të realizuar memorandumë që të ofrojnë:

Hekurudhën e Paqes

Lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdarë

Lidhje hekurudhore Nish-Prishtinë

Financim për të mbështetur huatë që nevojiten për bizneset e mesme e të vogla

Projekte të tjera dypalëshe

Praninë me kohë të plotë të një dege të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar në Beograd, Serbi.

Të dy palët do të hapin dhe do të vënë në punë Pikën e Kalimit të Përbashkët në Merdarë.

LEXO EDHE:  Pyetja që “pushtoi” rrjetin/ E “zhduku” apo jo kërthizën Xhensila Myrtezaj?

Të dy palët do t’i bashkohen mini-shengenit të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut më tetor të vitit 2019, si dhe të përdorin në mënyrë të plotë të gjitha përfitimet e saj.

Të dy plët do të njohin diplomat dhe certifikatat personale të njëra-tjetrës.

Të dy palët d të pranojnë të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe të tjera ente qeveritare amerikane për të kryer studime fezibiliteti në lidhje me ndarjen mes tyre të Liqenit të Ujmanit, si një burim i rëndësishëm për ujë dhe energji.

Të dy palët do të diversifikojnë burimet e energjisë

Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e rrjetit 5G nga shitës që nuk janë të besuar. Nëse pajisjet janë të pranishme, të dy palët bien dakord që t’i heqin.

Të dy palët do të shtojnë kontrollin e udhëtarëve, ndarjen e informacionit mes njëri-tjetrit dhe brenda kuadrit të një bashkëpunimi më të gjerë të SHBA-ve në Ballkan, si dhe të angazhohen që të përmirësojnë teknologjinë për të luftuar veprimtari të paligjshme, duke instaluar e duke vënë në punë sisteme amerikane për kontroll dhe informim, si PSICES, APIS, ATS-G dhe SRTP./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Doza të reja të Pfizer/ Kosova siguron 100 mijë vaksina anti Covid

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.

COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit.

Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.

Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Masat e reja antiCovid/ Kosovarët dynden drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën

LEXO EDHE:  Si po na e shtrembërojnë fotografitë kujtesën dhe imazhin për veten

Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm.

Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars. Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 8 persona në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit, 8 pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj raporton se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 345 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, ka zhvilluar një diskutim online me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Itali.

Ai shprehet se gjatë tri dekadave diaspora ka kontribuar aktivisht në ekonominë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, por pavarësisht kësaj, ajo nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet.

“Në këto tri dekada diaspora ka kontribuar aktivisht dhe masivisht në ekonominë e vendeve tona, madje ajo e ka ruajtur paqen sociale gjatë krizave ekonomike të vendeve tona, e megjithatë nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet. Shqiptarët në Itali janë një faktor përcaktues për marrëdhëniet e dy vendeve”, shkruan Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se ai personalisht, por edhe kandidatët e LVV-së në Shqipëri do të mbështesin dhe përkrahin diasporën.

Z. Kurti nënvizon se diaspora jonë është jetike dhe kontribuon në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kombit shqiptar.

“Si Qeveri e Kosovës bashkë me LVV në Kosovë dhe Shqipëri, angazhohemi së bashku që mërgata ta ketë përkrahjen që meriton, për të rritur edhe më tej kontributin e saj jetik për zhvillimin e kombit tonë. Për këtë arsye bashkë me Boikenin, Iliazin dhe Kreshnikun zhvilluam këtë takim për t’u njohur më mirë me nevojat e komunitetit tonë në Itali i cili përbëhet prej më shumë se gjysmë milioni personash. Shqiptarët e Italisë pretendojnë me të drejtë një rol më aktiv në politikë-bërje”, ka shkruar Kurti.

LEXO EDHE:  FOTO/ Tasmania duhet të jetë destinacioni juaj i ardhshëm

LEXO EDHE:  Si po na e shtrembërojnë fotografitë kujtesën dhe imazhin për veten

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti, pohon se gjatë bisedës me shqiptarët që jetojnë në Itali, është vënë theksi edhe tek nevoja e hartimit të strategjive të përbashkëta, me qëllim parandalimin e ikjes së të rinjve.

“Ky qe një hap i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës, që dëshmon se si vullneti ndryshon rrethanat e që na sheh edhe njëherë të bashkuar përtej kufijve të imponuar. Me qeverinë e re në Prishtinë e me ngritjen e Lëvizjes në Shqipëri, këso takimesh do të shndërrohen në praktika të zakonshme për të afruar dhe mobilizuar edhe më tej bashkëkombësit tanë jashtë vendlindjes”, ka shkruar ai./euronews

LEXO TE PLOTE