LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Befason Rudina Hajdari/ Propozon datën e zgjedhjeve, ndryshe nga të gjithë

4 Shtator 2020, 16:10, Politikë CNA
Befason Rudina Hajdari/ Propozon datën e zgjedhjeve, ndryshe nga të

Ka përfunduar takimi mes deputetes Rudina Hajdari dhe presidentit Ilir Meta të cilët diskutuan për datën e zgjedhjeve që pritet të mbahen në vitin 2021.

Mësohet se Rudina Hajdari ka propozuar datën 2 maj për zhvillimin e zgjedhjeve, megjithëse janë Pashkët otodokse.

Që prej mëngjesit të sotëm presidenti Ilir Meta ka zhilluar takime me palët politike në vend, për të caktuar një datë për zgjedhjet. Më herët Meta, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama ishin të pranishëm.

Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta. Ndërsa, mazhoranca kërkon 9 majin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga