LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të hidhej nga pallati/ Policia jep detaje për 60-vjeçarin në Tiranë

3 Shtator 2020, 18:05, Kronika CNA
Tentoi të hidhej nga pallati/ Policia jep detaje për

Një 60-vjeçar tentoi të hidhej nga pallati në Tiranë pasditen e sotme, por fatmirësisht forcat e policisë kanë mbërritur në kohë për të ndaluar këtë veprim të rëndë.

Mësohet se shtetasi i identifikuar me inicialet J.B., është dërguar në spital për kontroll mjekësor ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

?Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor?, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga