Connect with Us

“Pasoja të shumta ekonomike nga pandemia”/ Malaj: Rama mund t’i çojë shqiptarët në krizë borxhesh

Ekonomi

“Pasoja të shumta ekonomike nga pandemia”/ Malaj: Rama mund t’i çojë shqiptarët në krizë borxhesh

Publikuar

-

Humbja me 44 mln euro/ Malaj akuza të forta Ramës: Hajdutët e Rilindjes po dalin një nga një

Ish-ministri i Financave Arben Malaj, deklaron se pandemia ka sjellë pasoja të shumta ekonomike në vend.

Malaj theksoi se Shqipëria mund të shkojë në një krizë borxhesh ndërsa nënvizoi se nuk mundet që Shqipëria e varfër të përballojë këtë.

“Duke ndjekur edhe institutet ndërkombëtare,. vendi përballet me disa kriza. Kemi krizë ekonomike, që e shton keq-qeverisja. Kriza bën që njerëzit të jenë të paqartë. Njerëzit janë të paqartë, janë të pasigurt. Pasiguria ka efekt negativ në ekonomi. Një ekonomi ku nuk investohet, ka probleme shumë. Uroj të mos rriten kostot e borxhit. Nëse do të rriten kostot në nivele kërcënuese, mund ta paguajmë me taksa. Pati rritje të papunësinë, është rritur varfëria dhe askush nuk duhet të braktisë të varfërit. Kështu do ushqenim të ikurit. Biznesi nuk është i etur për të marrë borxhe, nëse nuk ka siguri për rritje të ekonomisë në vend. Problemi është që ky borxh a na ndihmon për rritje ekonomike.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Rama flet për miq dhe armiq

Shteti duhet të harxhonte në mënyrë të mençur më shumë. Covid-19 solli tkurrjen e biznesit. Rama po ndjek modelin e rritjes së borxhit. Shqipëria mund të shkojë në krize borxhesh. Nuk mundet Shqipëria e varfër të përballojë një borxh kaq të madh. Ka hyrë në borxhe edhe Kroacia, por ka një ekonomi më konkurruese. Është kosto shumë e madhe borxhi për taksa-paguesit shqiptarë. Edi Rama mund t’i çojë shqiptarët në një krizë borxhesh. Jam dakord që këto ndodhin në vende në zhvillim, por ekspertët flasin prsh që mos të harxhohen para publike në projekte me shumë para, që janë në kurriz të taksa-paguesve. Disa projekte duhen parë me prioritet. Duhet përgjegjshmëri për të krijuar zhvillim të qëndrueshëm. PPP nuk janë zgjidhja e vetme e zhvillimit”, u shpreh Malaj në studion e News 24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Qeveria mori mbi 435 milionë euro për të luftuar pandeminë

Publikuar

-

Nga

Qeveria mori mbi 435 milionë euro për të luftuar pandeminë

Që prej fillimit të pandemisë, qeveria shqiptare ka marrë në total rreth 435 milionë euro mbështetje për Covid-n, shëndetësore dhe ekonomike.

Rreth 245 milionë euro për të përballuar krizën shëndetësore, sociale dhe ekonomike, ndërsa mbi 190 milionë të tjera janë premtuar dhe do të merren në muajt e ardhshëm.

Por, pavarësisht ndihmës, qeveria ka vendosur të mos investojë as në testime dhe as në krijimin e kapaciteteve laboratorike.

Sipas të dhënave të publikuara në emisionin ‘Me pak fjalë’ të mërkurën në Euronews, për pesë muaj rresht nga marsi deri në fund të korrikut, Shqipëria pati vetëm një laborator për testet, laboratorin e ISHP-së, me kapacitet rreth 600 teste në ditë.

Në mes të korrikut qeveria hapi një laborator të dytë. Ky laborator pavarësisht investimeve me dhjetëra mijëra euro, u mbyll dy javë pas hapjes, pasi koncesionari i laboratorëve spitalore, kërkoi të merrte në dorëzim laboratorët e QSUT-së dhe gjithë spitaleve të vendit.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë pohoi për emisionin ‘Me pak fjalë’ se, pavarësisht se laboratori i mikrobiologjisë i ka kaluar koncesionarit, laboratori covid i ka mbetur QSUT-se dhe ka bërë pa ndërprerje testimet covid.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Aktori nxjerr të pathënat: Artistët e tërhequr janë kërcënuar

LEXO EDHE:  Basha i kthen “reston” Ramës/ Është artist i mashtrimit

Ajo që dihet është se laboratorët spitalorë në të gjithë vendin sot i ka një privat, dhe asnjë prej tyre nuk bën testime covid. Testime nuk bëjnë as laboratorët e koncesionarit.

Kjo qasje është edhe paradoksi i qeverisë: ajo na bën falas me detyrim teste shëndetësore që nuk na duhen, por për t’u testuar kundër covidit duhet të paguajmë nga xhepi në laboratorë privatë./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Projekt buxheti i 2021/ Denaj: 1 miliard lekë për procesin zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Analia Denaj, paraqiti projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Në prezantim Denaj theksoi synim për vitin e ardhshëm do të jetë rimekembja ekonomike pas pandemise

“6 miliardë lekë janë akorduar për përballimin e pandemisë Covid, përfshirë edhe blerjen e vaksinës. 28 mld lekë janë akorduar për rindërtimin dhe 1,5 mld lekë vetëm per bonusin e qirave për familjet e mbetura pa strehë. Buxheti 2021 për infrastrukturën, parashikojmë përfundimin e projekteve të nisura. Përparësi siguria rrugore, përfundimi i rrugës së Arbrit, nisja e punimeve në Tunelin e Llogarasë. Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm parashikohet në nivelin 5,5% ndërsa për këtë vit tkurrja mbi 6%” u shpreh Denaj.

Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare Denaj tha se buxheti i 2021 parashikon një fond prej 1 miliardë lekësh për procesin zgjedhor.

LEXO EDHE:  Basha i kthen “reston” Ramës/ Është artist i mashtrimit

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Rama flet për miq dhe armiq

Sipas Denaj, rritja ekonomike përgjatë përiudhës 2021-2023 pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Projektbuxheti 2021/ Xhepa: Tërësisht elektoral, borxhi publik rrezikon të shkojë mbi 100% të PBB-së

Publikuar

-

Nga

Projektbuxheti 2021/ Xhepa: Tërësisht elektoral, borxhi publik rrezikon të shkojë mbi 100% të PBB-së

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2021, duke përcaktuar si prioritete kryesore rindërtimin dhe shëndetësinë. Qeveria ka vendosur të rrisë shpenzimet, teksa pritet të dyfishohen pagesat për 13 koncesionet që marrin para nga buxheti i shtetit.

Gjatë një interviste në “Ilva Now”, eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa tha se projektbuxheti i vitit të ardhshëm është tërësisht elektoral. Sipas tij, projeksionet e bëra nga institucionet financiare janë tërësisht euforike, dhe nuk suportohen dot nga kushtet ku ndodhet sot ekonomia shqiptare.

Ai u shpreh se të ardhurat e vitit 2021 janë parashikuar të jenë aq sa në vitin 2013, tregues ky, që për z. Xhepa tregon gjendjen reale të Shqipërisë.

“Është buxheti me elektoral që kam lexuar ndonjëherë në të gjitha eksperiencat e mia individuale, sepse të ardhurat e vitit 2021 janë parashikuar të jenë sa në 2018, ndërkohë shpenzimet publike janë më të lartë se ndonjëherë.  Projeksionet që janë bërë janë shumë euforike. Unë e shikoj si një dëshirë elektorale. Ndoshta për të hapur disa punë më shumë, por pa i financiar. Unë them se vitin e ardhshëm nuk shikoj se do kemi bum të rëndësishëm nuk do kemi investim, por rruga që shoh unë është thellimi i borxhit publik. Nga ana tjetër unë shikoj se meqë zgjedhjet janë në prill, rishikimi i buxhetit që do bëhet në vitin korrik, nga cilido që vjen do të vijë me këmbë në tokë”, tha Xhepa.

Gjithashtu, eksperti Selami Xhepa u ndal tek një problematikë tjetër, që vërehet në ekonominë shqiptare. Ai u shpreh se nisur nga këto projeksione, borxhi publik rrezikon të tejkalojë mbi 100 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

LEXO EDHE:  “Rama i gënjeu shqiptarët”/ Tabaku publikon videon: Në 7 vjet ndërtoi vetëm 22 km

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit/ Aktori nxjerr të pathënat: Artistët e tërhequr janë kërcënuar

“Rreziku i borxhit publik, që thashë se do të shkojë mbi 100 % të PBB-Së, do të thotë e kostot e shërbimit të borxhit do të rritet. Jam e sigurt se agjencitë e renditej së i takon rrezikut të një vendi për kreditë, dhe për pasojë kreditorët do të kërkojnë  një çmim më të lartë për rrezikun e kredisë. Në një vend që të ardhurat janë sa në 2018, parashikojmë që të rrisim shpenzimet korrente. Ky është një buxhet thellësisht elektoral. Ne nuk e dimë se si do ecim këtë muaj”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë theksoi se qeveria duhet të mendojë një paketë tjetër mbështetëse për grupet sociale në nevojë, të cilat sipas Xhepës, ndodhen në vështirësi për shkak të mungesës së aktivitet.

“Gjendja sociale e vendit kërkon një përpjekje të sforcuar, jemi ekonomi e dobët, por duhet patur në konsideratë që njerëzit kanë qenë pa aktivitetet dhe ekonomia e tyre ka qenë e rënduar. Unë mendoj se për grupet në nevojë të bëhet një tjetër mbështetje tjetër”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE