Connect with Us

Pas Salsano Rrapit, një tjetër moderatore largohet nga Top Channel?

Lajme

Pas Salsano Rrapit, një tjetër moderatore largohet nga Top Channel?

Publikuar

-

/
ben blushi

Sezoni i ri televiziv ka ardhur me disa largime të bujshme për ekranin e Top Channel.
CNA.al raportoi paraditen e sotme se nga ky televizion është larguar edhe një nga moderatorët kryesorë të show-t satirik, Portokalli, Salsano Rrapi. (Lexo këtu)

Lëvizja e radhës do të vijë për emisionin e mëngjesit në televizionin në fjalë. Me ardhjen e shtatorit, të gjithë prisnin rikthimin e moderatorës Orit Nebiaj në “Wake Up”. Por, duket se gjërat kanë ndryshuar pasi moderatorja ka ngritur dyshime përmes një postimi në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Top channel gënjen për Berishën

“Po sikur të flë pak këtë sezon?!”, ka shkruar Ori në InstaStory, duke ngritur kështu dyshimet se nuk do të jetë më pjesë e programit të mëngjesit.

Moderatorja nuk ka zbuluar asnjë detaj të mëtejshëm, megjithatë mbetet të shohim./CNA.al

Ekskluzive-Largohet moderatori kryesor i Portokallisë/ Përplasje me Ben Blushit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Liri Berisha: E kam njohur Nënë Terezën në moshën 15 vjeçare, si vajza me emrin Gonxhe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Bashkëshortja e ish kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha ka treguar se e ka njohur Nënë Terezën në moshën 15 vjeçare, si vajza me emrin Gonxhe.

E ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan teksa rrëfente mbi librin e saj “Nënë Tereza në jetën time”, Liri Berisha ka treguar se e ka njohur Nënë Teerzën në një kohë që në Shqipëri nuk flitej asnjë fjalë për të.

“E kam njohur Nënë Terezën në moshën 15-vjeçare,e kam njohur atëhere si vajza me emrin Gonxhe, në një kohë kur nuk dija se çfarë shkruanin gazetat e huaja për të, kur në Shqipëri nuk flitej asnjë fjalë, nuk e njihte askush. Në thellësinë time, më çonte emri i saj tek familja dhe origjina e saj, për të cilën kisha dëgjuar të flitej me shumë nderim për atë familje.



LEXO EDHE:  “Einxhel e do mashkullin të jetë trup, o femra thellohuni nga mendimet”/ Ndjekësi ironizon keqazi moderatoren

LEXO EDHE:  Xhemi Shehu e thotë publikisht/ “E kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin”

Pastaj në rrugën e Kavajës ka qenë një shtëpi ku banonte motra dhe nëna e Nënë Terezës. Ne shkonim shpesh atje, aty kam njohur nënën dhe motrën e saj dhe më bënte shumë përshtypje si në familjen tonë diskutohej për ato zonjat me një lloj nderimi dhe keqardhjeje.

Një ditë, kur e pyeta mamin, kush janë ato dy gra, ajo më tha që nuk janë gra, por zonja. Atë kohë ishte e ndaluar fjala zonjë, ishte shoqe e lejuar. Pastaj më tregoi historinë e familjes së saj, për Nënë Terezën dhe si i ishte përkushtuar një misioni në Indi./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Doni të studoni në Britani?/ Ja sa është kosto për një vit akademik

Publikuar

-

Nga

Tendenca në rritje në këtë sezon rekrutimi janë për specializimet e IT dhe Biznesit, së bashku me specializimet STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë) dhe në vjeshtën e 2021 renditja e specializimeve të zgjedhura nga të rinjtë shqiptarë  të regjistruar për të studiuar jashtë vendit është si më poshtë:

-Studime Biznesi

-Kontabiliteti dhe Financa

-Ekonomi

-Menaxhimi i Mikpritjes

-Art & Design

-Shkenca Kompjuterike

-Inxhinieri

-Politika

-Drejtësi

Në universitetet shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar, tarifat ndryshojnë në varësi të rajonit në të cilin ndodhet universiteti. Në këto universitete studentët shqiptarë paguajnë të njëjtat tarifa si të gjithë studentët ndërkombëtarë, pa ndryshime edhe nga ata europianë, duke qenë se Mbreteria e Bashkuar nuk është më pjesë e Bashkimit Europian. Në varësi të pozicionit në renditjen ndërkombëtare të universiteteve, tarifat e programeve variojnë ndërmjet 14,000 – 56,000 paund/vit. Kostot më të larta gjenden në programet mjekësore, si shembull është Universiteti i Kembrixhit, programi mjekësor i të cilit shkon deri në £56,000  / vit.

Tarifat e shkollimit të vendosura nga universitetet britanike për vitin e ri akademik 2022-2023 janë midis 9,250 dhe rreth 19,000 paund/vit. Shumë institucione kanë përgatitur bursa për studentët shqiptarë, të cilat do të mbulojnë pjesërisht tarifën e shkollimit, duke u ofruar automatikisht me pranim ose duke aplikuar me një dosje kushtuar bursës, duke përmbushur disa kritere. (shih më poshtë përmbledhjen e bursave).

LEXO EDHE:  Balina Bodinaku një eksploruese e plazheve lumore/ Moderatorja zbulon bukuritë mahnitëse të vendit tonë

LEXO EDHE:  Top channel gënjen për Berishën

Disa shpenzime shtesë që lidhen me studimet në Mbretërinë e Bashkuar, si tarifa për vizë (348 £) dhe sigurim mjekësor (470 £). paund stërlina / vit) duhet të merren në konsideratë.

Të gjitha këto detaje do të mbulohen nga konsulentët e Integral Programe Edukimi gjatë eventit Study in UK Virtual Day, ekspertë në konsulencën arsimore.



Universitetet pjesëmarrëse në event:

-University of Essex

-University of Northampton

-University of Southampton

-University of West of London

-University of the West of England Bristol

-City University

-University of the Arts London

-University of Creative Arts

-University of Grwnwich

-Brunel University

-University of Westminster

Për më shumë informacion rreth studimeve në UK mund të merrni pjesë në panairin virtual rreth studimeve në Mbretërinë e Bashkuar të organizuar nga Integral Educational Progrmas, regjistrimin mund ta bëni në linkun më poshtë:

https://app.brazenconnect.com/a/world-education/e/21ymD

LEXO TE PLOTE

Lajme

Noval Diagnostik hap qendrën e re të testimeve “Covid” pranë stacionit të METRO në Korçë

Publikuar

-

Nga

Të udhëtosh me autobusat luksoz të kompanise ndërkombëtare METRO, por edhe të kesh mundësinë e kryerjes së testeve për Covid-19 në pikën ku blen biletën e udhëtimit, ndodh vetëm në Korçë.

Laboratori NOVAL DIAGNOSTIC, pas hapjes së laboratorëve në pikat kufitare në gjithë vendin për kryerjen e testeve për Coronavirus, së fundmi ka arritur një marrëveshje dhe me Kompaninë Ndërkombëtare të Transporit të Udhëtarëve, METRO.

Konkretisht në qytetin e Korçës, në stacionin e METRO, Noval Diagnostic ka çelur dhe pikën më të re të testeve Covid-19, PCR, Rapid Test dhe Testin Serologjik. Çdo qytetar që do të udhetoje me autobusët luksozë të kësaj kompanie për në Greqi, Turqi, apo linjat Athinë, Sekanik, Katerini, Volos, Stamboll dhe së shpejti drejt qytetit Bremen në Gjermani, në stacionin e METRO në Korçë do të gjejë dhe laboratorin Noval Diagnostic, ku në momentin që rezervon biletën e udhëtimit, kryen dhe testin e më pas niset drejt destinacionit, pa pasur vonesa apo ndalesa në pikat kufitare.

LEXO EDHE:  FOTO-Rudina Dembacaj publikon foton me vajzën e Markut/ Bën kometin “pikant”

LEXO EDHE:  “Emisione shterpë, ca shkarravina që bëjnë si moderatore”/ Ori Nebiaj "thumbon" keqazi Megi Pojanin



Disa muaj më parë, laboratori Noval Diagnostic hapi qendrat e testimeve edhe në pikat kufitare Hani Hotit, Qafë-Thanë, Kakavije, Kapshticë, Rinas dhe MorinëNdërsa për të gjithë ata që udhëtojnë drejt Kosovës, një pikë tjetër testimi e Noval gjendet në Rrugën e Kombit, pranë NBT Oil,

Filialet e Noval Diagnostic janë të hapura 24 orë dhe Rezultatet dalin për 15 minuta, në shqip e anglisht dhe njihen nga çdo autoritet kufitare./CNA.al  

LEXO TE PLOTE