Connect with Us

Nëntë mitet mbi Covid-19, që vështirë se do të zhduken ndonjëherë

Sociale

Nëntë mitet mbi Covid-19, që vështirë se do të zhduken ndonjëherë

Publikuar

-

Nëntë mitet mbi Covid-19, që vështirë se do të zhduken ndonjëherë

Ndërsa bota vazhdon të përballet me koronavirusin e ri, ajo po ndeshet në të njëjtën kohë edhe me një lloj tjetër epidemie:dezinformacioni . Kjo “infodemi” është po aq e dëmshme sa vetë Covid-19, pasi i ka nxitur njerëzit të minimizojnë egërsinë e sëmundjes, dhe të injorojnë këshillat e autoriteteve, në favor të trajtimeve apo “kurave” të paprovuara shkencërisht.

Një studim i fundit nga fondacioni “John S. & James L.Knight” dhe Gallup, zbuloi se 4 në 5 amerikanë thonë se përhapja në internet e dezinformacioneve, është problemi më i madh me të cilin përballet media. Ja cilat janë disa nga gënjeshtrat më të njohura mbi pandeminë:

Miti Nr.1: Koronavirusi i ri u krijua në një laborator në Kinë

Për shkak se patogjeni u shfaq fillimisht në Vuhan të Kinës, presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar – pa prova – se ai e ka origjinën nga një laborator atje. Madje disa teoricienë të konspiracioneve, kanë spekuluar se virusi i krijua enkas si një armë biologjike, edhe pse kjo është mohuar nga agjencitë amerikane të inteligjencës.

Duke reaguar ndaj thirrjeve për një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me origjinën e virusit, Kina ka ftuar studiues nga Organizata Botërore e Shëndetit që të hulumtojnë mbi këtë çështje. Por provat e deritanishme, sugjerojnë që SARS-CoV-2 nuk u krijua në ndonjë laborator.

Miti Nr.2: Elitat e pasura e përhapën me qëllim virusin, për të pasur më shumë para dhe pushtet

Në një video që qarkullon në internet me titull “Plandemic”, dhe një libër me bashkautore mjeken Xhudi Mikovic, që dikur botoi një studim mbi sindromën e lodhjes kronike, pretendon se drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive Entoni Fauçi dhe bashkë-themeluesi i “Microsoft”, Bill Gejts, e kanë përdorur ndikimin e tyre për të përfituar nga sëmundjet.

Videoja u shpërnda gjerësisht nga kundërshtarët e vaksinimit, dhe grupi i teorive të komplotit “QAnon” në internet. Ai u pa më shumë se 8 milionë herë në YouTube, Facebook, Twitter dhe Instagram para se të hiqej nga këto platforma për shkak të pretendimeve të saj të rreme.

Miti Nr.3: Covid-19 nuk është më i keq se sa gripi i zakonshëm

Që në ditët e para të pandemisë, Donald Trump, ka pohuar vazhdimisht se sëmundja nuk është më e rrezikshme sesa gripi sezonal. Edhe pse shkalla e saktë e vdekshmërisë së Covid-19 është e vështirë të përcaktohet, epidemiologët dyshojnë se ajo është shumë më e lartë se sa ajo e gripit të zakonshëm.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vlerësojnë se gripi shkakton 12.000-61.000 të vdekur në vit. Ndërkohë deri tani, Covid -19 ka shkaktuar më shumë se 180 mijë të vdekur vetëm në SHBA. Shumë njerëz kanë një imunitet të pjesshëm ndaj gripit, për shkak të vaksinimit apo infeksioneve të mëhershme, ndërsa shumica e botës nuk ka rënë ende në kontakt me Covid-19.

Miti Nr.4: Nuk keni nevojë të mbani maskë

Megjithëse në fillim OBSH-ja ishte disi konfuze, tani ka një konsensus të madh midis autoriteteve të shëndetit publik, mbështetur nga studime të shumta, se mbajtja e maskave në fytyrë mund të kufizojë transmetimin e koronavirusit. Por, pavarësisht provave studimore, shumë njerëz refuzojnë ende të mbajnë maskë, duke e konsideruar këtë gjë një shkelje të të lirive civile.

Guvernatori i Xhorxhias në SHBA, Brajan Kemp shkoi aq larg, sa firmosi një urdhër ekzekutiv që i ndalon autoritetet vendore të imponojnë zbatimin e kësaj mase sigurie. Ai paditi në gjykatë kryebashkiaken e qytetit të Atlantës, Keisha Botoms, edhe pse më vonë u tërhoq prej saj.

Miti 5: Hidroksiklorokina, është një ilaç efektiv kundër Covid-19

Kur një studim i kufizuar në Francë, dhe që sot është shumë i kritikuar, sugjeroi që ilaçi kundër malaries mund të ishte efektiv në trajtimin e sëmundjes, presidenti amerikan Trump dhe të tjerët e shfrytëzuan rastin, duke e promovuar përdorimin e saj masiv, pavarësisht provave në rritje se përfitimet nuk ishin dhe aq të mëdha sa mendohej në fillim.

LEXO EDHE:  "Hapja vjen e përshkallëzuar"/ Denaj: Deri në fund të majit të gjitha bizneset do jenë aktive

Nën presionin e Trump, Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi në fillim përdorimin e saj, por më vonë u tërhoq për shkak të rrezikut të shkaktimit të dëmeve anësore serioze në zemrën e të sëmurëve me Covid-19.

Miti Nr.6: Protestat publike sjellin shtimin e rasteve

Kur mijëra njerëz dolën në rrugët e qyteteve amerikane në fund të muajit maj dhe fillimin e qershorit, për të protestuar kundër vrasjes nga policia të afro-amerikanit Xhorxh Floid, disa njerëz pretenduan se tubimet masive do të shkaktonin një shtim të madh të rasteve me koronavirus.

Një studim mbi protestat në 315 qytetet më të mëdha në SHBA nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, nuk gjeti prova se ato çuan në më shumë raste me Covid-19 apo edhe vdekje. Madje fakti që protestat janë zhvilluar në mjedise të hapura, ku rreziku i transmetimit është shumë më i ulët, dhe ku protestuesit mbanin kryesisht maska, ka të ngjarë të ketë parandaluar përhapjen e Covid-19.

Miti Nr.7: Rastet shtohen për shkak të shtimit të testimeve ditore

Donald Trump ka pretenduar shpesh se shtimi i rasteve me koronavirus, është pasojë e shtimit të numrit të njerëzve që testohen. Ai tha në një rast:”Nëse nuk testojmë… s’do të kemi thuajse asnjë rast!”. Nëse ky skenar do të ishte i vërtetë, ne do të prisnim që përqindja e atyre që rezultojnë pozitivë me Covid-19 të binte.

Por analiza të shumta kanë treguar të kundërtën. Numri i rasteve është rritur në shumë shtete me shpërthime të mëdha epidemike (si Arizona, Teksasi dhe Florida), ndërsa ka rënë në ato shtete që kanë kontrolluar valët e tyre epidemike (si Nju Jorku).

Miti Nr.8: Ne mund ta arrijmë “imunitetin e tufës”, vetëm duke lejuar përhapjen e lirshme të virusit në popullatë

Ekspertët vlerësojnë se për të arritur “imunitetin e tufës”, duhet të preken nga koronavirusi afro 60-70 për qind e njerëzve. Por duke pasur parasysh shkallën relativisht të lartë të vdekshmërisë së kësaj sëmundje, lejimi që virusi të infektojë sa më shumë individë, mund të shkaktojë miliona të vdekur.

Një tragjedi tillë ndodhi gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918, në të cilën mendohet se vdiqën rreth 50 milionë njerëz. Shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 në Britaninë e Madhe është ndër më të lartat në botë. Ndërkohë Suedia, ka pasur më shumë vdekje se vendet fqinje, dhe pësuar dëme serioze në ekonomi, pavarësisht se nuk u fut në karantinë.

Miti Nr.9: Çdo vaksinë do të jetë e pasigurt, dhe një rrezik më i madh sesa prekja nga Covid -19

Tek “Plandemic”, Mikovic pretendon se çdo lloj vaksine kundër Covid-19 do të “vrasë miliona” njerëz, dhe se vaksina të tjera e kanë bërë këtë gjë më herët (në fakt, vaksinat shpëtojnë miliona jetë çdo vit). Një tjetër teori konspirative, pretendon se Bill Gejt ka një plan të fshehtë për t’i përdorur vaksinat si një mënyrë për të vendosur mikroçipe në trupa e njerëzve.

Gejt e ka hedhur poshtë këtë akuzë, e cila nuk bazohet në prova. Shumica e amerikanëve e mbështesin ende vaksinimin, por zërat kundërshtues janë në rritje. Një sondazh i fundit i Gallup, zbuloi se 1 në 3 amerikanë nuk do të pranonte të vaksinohej kundër Covid-19.

Ka plot arsye për të qenë të kujdesshëm në lidhje me sigurinë e një vaksine të re, por nevoja për maturi është arsyeja pse vaksinat kandidate kryesore, po testohen në shkallë të gjerë prej deri në dhjetëra mijëra njerëz, për të përcaktuar sigurinë dhe efikasitetin e tyre. / Scientific American – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Publikuar

-

Nga

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij.

“Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor”, shprehet ajo teksa apelon për respektimin e protokolleve:
E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë”.

LEXO EDHE:  "Hapja vjen e përshkallëzuar"/ Denaj: Deri në fund të majit të gjitha bizneset do jenë aktive



Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, Ministrja Shahini cilëson se “do të mbështetemi tek plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t’i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët po rrënohen”/ Basha: COVID po shndërrohet në pandemi ekonomike

Në fund, duke sjellë në vëmendje se në ambientet e brendshme të shkollës janë të afishuara edhe rregullat për t’u ndjekur gjatë mësimit e qëndrimit në shkollë, Ministrja Shahini uron shumë suksese e mbarësi në vitin e ri shkollor 2020-2021.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Publikuar

-

Nga

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë me një mesazh një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke kërkuar ndërgjegjësimin e të gjithëve për të respektuar masat anti-Covid.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja e cilëson ditën e nesërme një sfidë për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje.

“Bëhu super hero, mbaj maskën Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e COVID19

LEXO EDHE:  Tre raste të reja me COVID në Fier/ Infektohen 2 mjekë

LEXO EDHE:  Shqetësim për përhapjen e pandemisë gjatë festimeve të 4 Korrikut në Uashington

Secili mund të japë një dorë për shkolla të sigurta.

Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një akesesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë”, shkruan ajo./CNA.al



#GatiPërShkollë 🎒📚së bashku me fëmijët për të përballuar sfidën e sigurisë shëndetësore🤗Një mesazh për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për t'ju përgjigjur sfidës së rihapjes së shkollave #SëBASHKU!Për çdo shqetësim, koordinatori i posaçëm i mbrojtjes shëndetësore në çdo shkollë, do të sinjalizojë strukturat e shërbimit shëndetësor, që janë në gatishmëri të plotë👩🏻‍🔬🚑🏥#SUKSESE🙏

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 12. September 2020

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Historiani i njohur Llambro Filo ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Filo ka humbur betejën me virusin e padukshëm në moshën 78-vjeçare pas dy javësh që ishte shtruar në spital.

Historiani është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, si dhe ishte pedagog në Universitetin e Tiranës

Dyshohet se ai u infektua gjatë pushimeve verore dhe që prej asaj kohe ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje gjoksi.



Për humbjen e tij ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët po rrënohen”/ Basha: COVID po shndërrohet në pandemi ekonomike

LEXO EDHE:  "Hapja vjen e përshkallëzuar"/ Denaj: Deri në fund të majit të gjitha bizneset do jenë aktive

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE