LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta uron 3 Shtatorin/ Të shpallet festë kombëtare, nderim sakrificave të atdhetarëve  

3 Shtator 2020, 06:49, Politikë CNA
Meta uron 3 Shtatorin/ Të shpallet festë kombëtare, nderim

Presidenti Ilir Meta ku kujtuar sot 3 shtatorin e vitit 1920, ndërsa shpreh mirënjohjen dhe nderimin për sakrificat e atdhetarëve tanë në Luftën e Vlorës.

Po ashtu Meta kërkon që 3 shtatori të shpallet festë kombëtare.

?GËZUAR 3 SHTATORIN, DITËN MADHËSHTORE QË JETËSOI PAVARËSINË E SHQIPËRISË!

Sot, 100 vjet më parë, populli shqiptar i bashkuar në Luftën Kombëtare të Vlorës u dha fundin e merituar projekteve për shpërbërjen e Shqipërisë, duke hedhur në det pushtuesit dhe i dalë zot vendit, pas muajsh luftimesh heroike.

?Nuk qe vetëm nderi dhe shpëtimi i Vlorës por qe nderi dhe shpëtimi i tërë Shqipërisë?.

Mirënjohje të gjithë luftëtarëve të lirisë, kapedanëve që komanduan, mjekëve që shëruan plagët, atyre që hartuan ultimatumin dhe atyre që e zbatuan atë me gjakun e tyre, në mbrojtje të fitoreve të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit e që dëshmuan se Zot i kësaj toke janë vetëm shqiptarët.

Nderim veprës heroike, sakrificave sublime dhe kujtimit frymëzues të atdhetarëve, të cilët shkruan epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës!

Ndaj çdo 3 Shtator dhe çdo 28 Nëntor çdo shqiptar kudo ndodhet, ndihet edhe vlonjat, sepse këtu në Vlorë u bë historia, këtu u ngrit Flamuri Kuq e Zi, këtu u nënshkrua liria, këtu u jetësua Pavarësia dhe kjo ndodhi me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke.

3 shtatori duhet shpallur FESTË KOMBËTARE?-shkruan Meta.

Lajmet e fundit nga