Politikë
Korrupsioni dhe kapja e shtetit rrezikojnë financimet e BE për Shqipërinë/ Duka: Këmbanë alarmi për Ramën

Partia Agrare Ambientaliste deklaron se BE mund të bllokojë financimet e saj për vendet ku sundojnë liderë autoritarian dhe demokracia është jo funksionale.
Në një deklaratë për mediat, PAA thekson se dhunimi i të drejtave demokratike, mos-respektimi i shtetit ligjor, keq-qeverisja, korrupsioni dhe kapja e shtetit nuk do të tolerohen më nga BE.
Sipas PAA, qeveritë jo demokratike, qeveritë që shkelin të drejtat themelore ku e drejta për zgjedhje të lira dhe të ndershme është A-ja e demokracisë nuk do të mbështeten me financime nga BE.
“Ky paralajmërim duhet të jetë një këmbanë për Ramën i cili qeveris me mentalitet arrogant ndërsa qeveria e tij rezulton e pa ditur, e pa përgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur.
Pak ditë më parë shumë europarlamentarë ju drejtuan me një kërkesë publike znj. Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian të BE-së dhe Kancelares Merkel si Kryetare e Këshillit Europian.
Kërkesa e euro-parlamentarëve thekson se “Ka ardhur koha për të rritur luftën kundër erozionit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore në zemër të BE-së”, thanë drejtuesit e partive të PPE, socialdemokratëve, liberalëve dhe të të Gjelbërve në Parlamentin Europian.”-thuhet në deklaratë.
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...