Connect with Us

Ish gruaja e themeluesit të Amazon përfiton nga Covid- 19/ Shtohet pasuria e saj marramendëse

Bota

Ish gruaja e themeluesit të Amazon përfiton nga Covid- 19/ Shtohet pasuria e saj marramendëse

Publikuar

-

MacKenzie Scott

Pas divrocit nga themeluesi i Amazon korrikun e kaluar ish-gruaja e Jeff Bezos,  MacKenzie Scott konsiderohet gruaja më e pasur në botë.

Aksionet e Amazon kanë pësuar rritje të konsiderueshme gjatë situatës të pandemisë së koronavirusit. Kjo pasi konsumatorët filluan të blinin më shumë nga shtëpia me anë të porosive në internet.

Ajo zotëron 4 përqind të aksioneve por tepër të konsiderueshme për ti dhënë asaj këtë titull. Indeksi i Miliarderëve Bloomberg bën të ditur se vitin e fundit ajo ka shtuar 30.3 miliardë dollarë të tjera në bilancin e saj, duke e çuar pasurinë e saj në 67.4 miliardë dollarë. Aksionet janë rritur nga 2,000 në 3,500 dollarë që nga fillimi i vitit 2020.

LEXO EDHE:  OFL nuk ndalet/ Ultimatum tre “të rrezikshmëve” të radhës

Duke qenë se është pjesë e ‘The Giving Pledge’ një angazhim midis disa prej më të pasurve të vendit për të dhuruar pjesën më të madhe të pasurisë së tyre, Scott ka dhuruar 1.7 miliardë dollarë për organizata jofitimprurëse.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shefi i OKB-së shpreh keqardhje për mungesën e grave në përpjekjet për paqe

Publikuar

-

Nga

Shefi i OKB-së shpreh keqardhje për mungesën e grave në përpjekjet për paqe

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu keqardhje për mungesën e vazhdueshme të grave në përpjekjet për paqe në botë, edhe dy dekada pasi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kërkoi të rrisë një përfaqësim të tillë.

Guterres tha se kishte pasur “ndryshime të rëndësishme” që nga miratimi i Rezolutës 1325 në vitin 2000, e cila kishte inkurajuar të gjithë palët e interesuara të vendosnin përparësi për rolin dhe interesat e grave dhe vajzave në bisedimet e paqes, paqeruajtjes, ndihmave humanitare dhe rindërtimit pas konfliktit.

“Por, barazia gjinore para së gjithash është një çështje e fuqisë, dhe kudo që të shohim, strukturat e pushtetit dominohen nga burrat”, i tha Guterres një takimi virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gratë drejtojnë vetëm shtatë për qind të vendeve, ndërsa burrat përbëjnë tre të katërtat e anëtarësimit në task forcat kundër COVID-19, tha Guterres.

“Edhe pse po përmirësojmë përfaqësimin e grave në ekipet e ndërmjetësimit të Kombeve të Bashkuara, ato mbeten kryesisht të përjashtuara nga delegacionet në bisedimet dhe negociatat e paqes”, tha Guterres, duke marrë si shembull përpjekjet diplomatike në Afganistan, Mali dhe Jemen.

LEXO EDHE:  OFL nuk ndalet/ Ultimatum tre “të rrezikshmëve” të radhës

LEXO EDHE:  Vrasje dhe trafik droge/ OFL ultimatum pesë “të rrezikshmëve” të radhës

Agjencia e UN Women përmes një deklarate nxiti vendet për veprim në respektimin e rezolutës “në një moment kritik, kur nevojitet një përpjekje e përbashkët për të parandaluar COVID-19”.

Me iniciativën e Rusisë, Këshilli i Sigurimit u takua të enjten për të shqyrtuar një rezolutë që do të inkurajonte përfaqësimin më të madh të grave në vendimmarrje.

Por, diplomatët thanë se rreth 10 anëtarë të Këshillit nga 15 sa janë gjithsej, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane ishin kundër, duke besuar se iniciativa ruse minon arritjet e deritashme.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia, tha se drafti ishte “i ekuilibruar” dhe “lejon promovimin e mëtejshëm të grave, paqen dhe agjendën e sigurisë”.

Drafti, të cilin e ka parë agjencia AFP, rendit rekomandimet për vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, për të përmirësuar statusin e grave.

Por, kritikët e saj thonë se kjo projekt-rezolutë nuk ka referenca për rolin e shoqërisë civile.

Një diplomat duke folur në kushte anonimiteti tha se një paragraf i tërë mbi përgjegjësinë e shteteve në fushën e të drejtave të njeriut u fshi gjatë negociatave./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Situatë alarmante nga Covid në Spanjë/ Rekord i ri me raste të reja brenda ditës, 173 viktima

Publikuar

-

Nga

Situatë alarmante nga Covid në Spanjë/ Rekord i ri me raste të reja brenda ditës, 173 viktima

Situata e pandemisë ka arritur në nivele alarmante në Spanjë. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar një rekord të ri ditor me 23,580 raste në 24 orë.

Sipas të dhënave një total prej 1,136,503 njerëz janë infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë .

Ndërkohë, 173 persona kanë humbur jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit të rrezikshëm, duke e çuar numrin e të vdekurve në 35,639./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Engel: SHBA duhet të luajë rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Publikuar

-

Nga

Engel: SHBA duhet të luajë rol aktiv për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, kongresmeni demokrat Eliot Engel thotë se çfarëdo administrate të jetë në fuqi, duhet t’i kushtojë rëndësi zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe Serbisë dhe rajonit të Ballkanit në përgjithësi. Në një diskutim organizuar nga prof. David Phillips i Universitetit të Kolumbias, kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, si edhe ish- Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe ish-komandanti i lartë i NATO-s, Wesley Clark folën për të ardhmen e Kosovës.

Demokrati Eliot Engel, i bëri jehonë faktit se gjatë dekadave, republikanët dhe demokratët kanë ndjekur një politikë dypartiake ndaj këtij rajoni.

Unë shpresoj që çfarëdo administrate të kemi, (cilindo) President, apo Kongres duhet ta kuptojmë se është mirë për Shtetet e Bashkuara të sigurohet që liria të përparojë në të gjithë botën, jo vetëm për të mirën e këtij rajoni, por edhe për të mirën e Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit gjatë administratës së ish-Presidentit Bill Clinton, Madeleine Albright, tha se diskutimi vinte në një moment shumë të rëndësishëm për politikën e jashtme amerikane.

Shpresa ime është që javën e ardhshme të shënojmë një pikë kthese ku të mund të kemi një fillim të ri pas katër vitesh dështimi dhe të fillojmë të largohemi nga qasja e pabalancuar e administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo duke përdorur një gjuhë të ngjashme me atë të kandidatit demokrat Joe Biden.

Edhe zoti Engel tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara t’i kthehet një roli tradicional në marrëdhëniet e jashtme.

Por administrata e Presidentit Trump thotë se është pikërisht mënyra e saj jotradicionale, që i dha një shtysë të re bisedimeve Kosovë-Serbi, me rënien dakord për normalizimin ekonomik muajin e kaluar, në një takim të parë të një profili të tillë të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump tha se pas “vitesh negociatash të dështuara, administrata ime, propozoi një rrugë të re për të kapërcyer ndasitë”.

Duke u përqendruar tek krijimi i vendeve të punës dhe rritja ekonomike, të dyja vendet ishin në gjendje të realizonin një arritje të madhe”.

LEXO EDHE:  I mituri u dhunua në kopësht/ Pasuria e prokurores që dyshohet se sfumoi hetimet

LEXO EDHE:  Prokurori që u kërcënua në sallën e gjyqit/ Shpenzon 7 000 euro në një vit

Nuk është ende e qartë se si do të ndikojë një politikë e tillë tek një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, pengesa më e madhe ndaj së cilës është mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për organizatorin e diskutimit, Profesorin e Universitetit të Kolumbias, David Phillips, thotë se nuk do të ketë paqe derisa të ketë normalizim.

Sipas mendimit tim normalizim do të thotë që Serbia ta pranojë se e ka humbur Kosovën për shkak të krimeve që Millosheviçi bëri, që Kosova është një vend i pavarur dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Nuk ka kthim mbrapa”, tha ai.

Pasojat e trashëgimisë së luftrave të viteve 90 në Ballkan, rëndojnë ende mbi rajon. Gjenerali Wesley Clark, ishte komandanti i forcave të NATO-s, kur aleanca ndërmori bombardime për të ndalur fushatën e Millosheviçit dhe forcave serbe ndaj Kosovës. Ai vlerësoi arritjet e Kosovës.

Tani sfida është të ndërtohet një shtet të fortë ekonomikisht dhe politikisht në një nga rajonet më të vështira të botës”.

Kongresmeni Engel, duke vlerësuar angazhimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, gjë që u bë e njohur për herë parë, si një nga pikat e marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë, tha se ashtu si Izraeli dhe vendet arabe po punojnë bashkë, ashtu duhet të ndodhë edhe në Ballkan.

Do të doja ta shihja në Ballkan, me shqiptarë dhe serbë dhe malazezë dhe të gjithë popujt që punojnë së bashku që jetojnë në një rajon shumë të vogël, por është më mirë për të dyja palët, ose të gjitha palët nëse ata punojnë së bashku dhe e njohin njëri-tjetrin”, tha ai./ VOA

LEXO TE PLOTE