Connect with Us

Dokumentet ekskluzive/ Ben Blushi kallëzohet penalisht për shtëpinë në Dardhë

Aktualitet

Dokumentet ekskluzive/ Ben Blushi kallëzohet penalisht për shtëpinë në Dardhë

Publikuar

-

Exclusive documents/ Ben Blushi is criminally charged for the house in Dardha

Ish-politikani Ben Blushi, bashkëshortja e tij Eva Blushi dhe ish-drejtoresha e Kadastrës në Korçë, Nada Bandilli, janë kallëzuar penalisht për përfitimin e një pasurie dhe ndërtimin e bërë në fshatin Dardhë dhe një pronë të blerë nga Blushi, disa vite më parë

Padia është bërë pasi së fundi Ben Blushi ka regjistruar një shtëpi të blerë në Dardhë,  së bashku me 2 mijë metër katëror truall.

Padia është bërë për shpërdorim të detyrës ndaj drejtoreshën Nada Bandilli, për të cilën CNA.al dje zbuloi se pse ishte shkarkuar nga detyra. Për shkak të këtij regjistrimi të paligjshëm të pronave të Ben Blushit, apo çështje të tjera. (Lexo këtu)

Blerja e pronës dhe regjistrimi i saj, së bashku me një sipërfaqe prej 2 mijë metër katëror ka sjellë përplasje me kufitarët, të cilat janë denoncuar nga CNA.al disa muaj më parë. (Lexo këtu).

 

Sot po sjellim padinë e bërë ndaj Ben Blushit, Eva Blushit dhe Kadastrës së Korçës, për regjistrimin e kësaj pasurie.

CNA.al ka siguruar padinë e përgatitur nga avokati Esmerald Xhafa, drejtuar Prokurorisë së Korçës.

Kallëzuesja është shtetasja Marjeta Plasa, ndërsa të paditur janë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, drejtoria Vendore Korçë, Eva Blushi dhe Ben Blushi.

Objekti i padisë është “Shpërdorim i detyrës” dhe  “Ndërtim i paligjshëm”.

Ndër të tjera në padi thuhet se “Kallëzuesja së bashku me të kallëzuarit, Ben Blushi dhe Eva Blushi, kanë komshinj në fshatin Dardhë dhe së fundmi kanë marrë vesh se shtetasit Ben Blushi dhe Eva Blushi kanë blerë një shtëpi, ku vec sipërfaqes së kësaj banese ata kanë fituar edhe një sipërfaqe tjetër toke, e cila ka qënë një sipërfaqe që në dijeninë e kallëzueses ka qënë e lirë dhe pa pronar.

Sipas kontratave rezulton se çifti Blushi të kenë fituar një banesë që prej vitesh ata ende nuk e kishin regjistruar dhe se shtetasja Marjeta Plasa është vënë në dijeni vetëm në momentin kur shtetasi Ben Blushi filloi të ndërtonte.

Çifti Blushi i kanë kërkuar që ti shesë banesën e saj tek ta, por kjo shtetase nuk ka pranuar dhe shpesh janë konfliktuar madje edhe është kërcënuar se do ti fusin në burg dhe do tiu marrin edhe shtëpinë.”

Për më tepër në padi thuhet se konflikti ka agravuar edhe deri në përplasje fizike.

Por, pas mos gjetjes së zgjidhjes dhe reagimeve të Blushit deri në përplasje fizike, siç thuhet në denoncim, komshinjtë e tij e kanë paditur penalisht në prokurori për ndërtim të paligjshëm, por gjithashtu është kallëzuar edhe Kadastra për regjistrimin e kësaj prone.

Nga paditë pretendohet se është një pronë, tokë shteti, e cila është marrë nga Ben Blushi dhe është përfituar në mënyrë të padrejtë.

LEXO EDHE:  Dëmtimi i trashëgimisë kulturore/ Monumentet shkojnë për skrap

“Kemi dyshime të arsyeshme se vendimi përfundimtar nr.11, datë 06.12.2019 është në kundërshtim të plotë me parashikimet ligjorte dhe është marë në shkelje të ligjit, dhe kjo gjë ka ardhur në shkelje të ligjit nga Drejtori i Kadastrës, drejtoria vendore Korçë Znj Nada Bandilli dhe gjithë zinxhiri i specialistëve të cilët as kanë shkuar ndonjëherë në fshatin Dardhë për të parë gjendjen faktike dhe as kanë kryer ndonjë verifikim apo matje në terren dhe se në asnjë moment nuk ka pasur afishime në lidhje me këtë problematikë.”-thuhet më tej në padinë, drejtuar Prokurorisë.

Sipas padisë ky është rasti i dytë në pak kohë, që Ben Blushi kallëzohet penalisht për përfitim të paligjshëm prone.

Kujtojmë këtu se pak javë më parë u kallëzua penalisht vajza e tij Natali Blushi dhe noterja Violeta Sulkaj, në lidhje me një kontratë shit-blerje, për një pronë, e cila vlen gati 500 milionë lekë, por e deklaruar për vetëm 30 mijë euro. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, CNA.al ka mësuar se një kallëzim penal do të ketë në SPAK edhe për Artan Lamen dhe Kadastrën e Vlorës në lidhje me pronën prej 6 mijë metër katëror, regjistruar në emër të Ben Blushit në Dhërmi. (Lexo këtu)

Mesa duket ish-kreu i LIBRA-s dhe ish-deputeti socialist, pas vajtjes në krye të Top Channel paska filluar të kthehet në një profesionist të grabitjes së pronave shtetërore dhe në përplasje të forta me banorë apo pronarë të pronës, siç ka ndodhur me pronën e regjistruar në Dardhë, apo për truallin 6 mijë metër katëror në Dhërmi, e kështu me radhë.

Nga ana tjetër CNA.al ka mësuar se Blushi ka disa dhjetëra çështje të tjera në Gjykatë. Kallëzime penale, e të tjera që lidhen me pronësi dhe problematikat që ai ka hasur kohët e fundit, pasi ka marrë drejtimin e televizionit Top Channel, duke e përdorur këtë të fundit si armë të tij në mbështetje të sigurimit në mënyrë të paligjshme të pronave./ CNA.al

Pas Violeta Sulkajt, Ben Blushi “fundos” një tjetër zyrtare?/ Zbulohet pse u shkarkua drejtoresha në Korçë

Pasuri e çmendur, grabitje pronash nga Korça në Vlorë, e falsifikim firme/ Kur do të flasë Ben Blushi për skandalet e tij?

Ekskluzive-Dosja e pronave të Ben Blushit përfundon në SPAK

Ekskluzive dokumenti- Ja si grabiti Ben Blushi 6 mijë m2 në Dhërmi

Artan Lame dhe Kadastra, çeta e grabitësve në favor të Ben Blushit

Ekskluzive/ Ministria e Drejtësisë fillon hetimin ndaj noteres së Ben Blushit

Video-Ben Blushi ndërtim pa leje në Dardhë?!/ Debate me banorët

Flasin banorët e Dardhës/ Ben Blushi po na vjedh dhe shkatërron shtëpitë

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e Hipotekës në Korçë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rama “zhvesh” kostumin e kryeministrit/ Publikon foto duke puthur në buzë Lindën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është “zhveshur” nga kostumi i kreut të qeverisë dhe ka publikuar një foto nga jeta e tij private.

23 tetori është një ditë e shënuar për çiftin Rama, pasi festojnë 10 vjetorin e dashurisë së tyre.

Rama ka publikuar një foto teksa shfaqet duke puthur Lindën në buzë, ndërsa i ka dhuruar bashkëshortes një buqetë të madhe me lule./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E ardhme e pasigurt!

Publikuar

-

Nga

E ardhme e pasigurt!

Me rastet e Covid-19, që po shtohen kudo, e gjithë bota po eksploron sërish në një territor të panjohur. Ndërsa në mars, të gjithë nxituan të hyjnë në karantinë, si mjeti i vetëm që u pa në atë kohë për të parandaluar një krizë shëndetësore nga virusi i panjohur, tashmë dilemat janë edhe më të mëdha.

Përvoja tregoi se karantina vetëm sa e frenoi përkohësisht përhapjen e virusit, ndërsa në të kundërt, dëmet në ekonomi ishin të mëdha. Qeveritë në të gjithë botën shpenzuan të gjithë artileritë e tyre për të mbështetur bizneset dhe individët dhe ia dolën, deri diku.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për ekonominë globale, parashikon se ekonomia globale do tkurret me -4.4% këtë vit. Rezultatet do të ishin shumë më të dobëta po të mos ishin përgjigjet e konsiderueshme, të shpejta dhe të paprecedenta fiskale, monetare dhe rregullatore që ruajtën të ardhurat e disponueshme për familjet, mbështetën flukset e parave për firmat dhe kreditë.

Disa shtete të mëdha po shikojnë sërish mundësinë dhe po tentojnë të kthejnë karantinën, ndonëse dilemat janë të mëdha për efektet që do të sillte dhe mbi të gjitha, për pasojat në ekonomi.

Nëse në këto momente ka një gjë që është e sigurt, ajo është vetëm një: “Që e ardhmja është e pasigurt”.

Sidomos kjo është e vërtetë për Shqipërinë. Institucionet ndërkombëtare parashikojnë që vendi të ketë një ndër tkurrjet më të mëdha në rajon, e ndikuar dhe nga varësia e tij nga turizmi dhe eksportet drejt Italisë. Rënia pritet nga -7.5% deri në -9%. Të gjitha institucionet i ulën pritshmëritë edhe për rritjen vitin e ardhshëm, duke e zbritur atë në rreth 5%, çka nënkupton se rikthimi në normalitet (nivelet e Prodhimit të Brendshëm Bruto të 2019-s) nuk do të arrihet as në 2021.

Ndryshe nga tremujori i tretë që shënoi njëfarë gjallërimi, i nxitur prej turistëve dhe rikthimit gradual në normalitet pas karantinës së prill-majit, tre muajt e fundit të vitit duken të vështirë. Shtimi i rasteve të Covid-19 do të ketë efekt psikologjik në frenimin e konsumit nga individët, duke goditur dyqanet e vogla, që janë të rëndësishme për vetëpunësimin.

Turizmi nuk ka asnjë shpresë, të paktën në afatin e shkurtër. Numri i fluturimeve ditore në Rinas ka zbritur në më pak se 20, nga mbi 40 që arriti në periudhën e verës. Hotelet në Tiranë deklaruan se nuk kanë një zënie më të lartë sesa 10%. Shoqatat e tjera të turizmit flasin për një rënie deri me 90% të të ardhurave të operatorëve të lidhur me këtë sektor. Një e treta e eksporteve janë tekstile dhe këpucë me destinacion kryesisht Italinë, që në këtë situatë pritet të ulë sërish porositë për partnerët shqiptarë.

LEXO EDHE:  Dëmtimi i trashëgimisë kulturore/ Monumentet shkojnë për skrap

LEXO EDHE:  Testimi i Infermierëve/ Beqaj: Testimi nuk ndryshon kontratën e punës

Ndërsa shtetet e zhvilluara kanë ruajtur ende municione për të përballuar një mbyllje të re në Shqipëri, kjo gjë është jashtë çdo diskutimi. Të paktën nga ana e kostove ekonomike do të ishte e papërballueshme. Borxhi publik pritet të arrijë në fund të këtij viti në 83% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 80% që e pret qeveria, një nivel rekord dhe i paqëndrueshëm.

Të ardhurat për 9- mujorin ranë me 10.3% me bazë vjetore, nga -3% që është parashikimi në buxhet, duke detyruar financat që të shkurtojnë shpenzimet, nëpërmjet të cilave shpresohej që të nxitej ekonomia. Rindërtimi, për shkak të karantinës, por edhe proceseve burokratike, po vonon, duke i gjetur shumë familje pa një strehë me ardhjen e dimrit.

Ambienti është i vështirë dhe i pasigurt, por jo i pamenaxhueshëm. Ajo që kërkohet për momentin është përgjegjshmëri, së pari në menaxhimin e financave publike. Ashtu si individët që po lënë para mënjanë për një ditë të vështirë (depozitat në banka janë rritur në periudhën e pandemisë), ashtu dhe qeveria duhet jetë e kujdesshme për t’u përgatitur për një të ardhme të vështirë.

Por, në prag të zgjedhjeve, sinjalet janë se nuk është vënë mend. Ndonëse ishte e pritshme që të ardhurat nuk do të realizoheshin, që kur u hartua buxheti i rishikuar, ato duket se u lanë qëllimisht të larta, me synim që në kahun tjetër të planifikoheshin më shumë shpenzime, duke hapur fonde me synim që ato të kaloheshin për vitin e ardhshëm zgjedhor. Si gjithmonë e kaluara nuk po bëhet mësim.

Ashtu si në vitin zgjedhor 2013, kur u rritën detyrimet e prapambetura që iu lanë barrë qeverisë së ardhshme, e njëjta gjë duket se do të ndodhë edhe tani (niveli i detyrimeve të prapambetura ka arritur sërish në rreth 70 miliardë lekë, sa në 2013-n). Vetëm se këtë herë, barra pritet të jetë më e madhe, pasi ajo po rëndohet nga pasojat që po jep në ekonomi pandemia e Covid-19, duke rrezikuar që pandemia ekonomike të mbetet edhe kur virusi të zhduket një ditë (që shpresojmë të jetë sa më e shpejtë)./Monitor

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbeti jashtë listës/ Gurakuqi injoron Komisionin “Nishani-Ruli”: Kam besimin e Bashës

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi emrat e vlerësuar nga komisioni për kandidatët që do të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Por në listë mungojnë disa emra të njohur, mes të cilëve Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, por edhe Romeo Gurakuqi.

Ish-deputeti i qarkut të Shkodrës Romeo Gurakuqi në një intervistë për Abcnews.al e injoroi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD-në duke deklaruar se ka besimin e Lulzim Bashës dhe do të jetë në drejtimin e qarkut të Shkodrës për fushatën e zgjedhjeve.

Romeo Gurakuqi u shpreh se pavarësisht vendimit të komisionit, rëndësi ka besimi te kryetari i partisë dhe fakti që ishte i pari i votuar në listën e bazës në Shkodër.

Intervista
Si e komentoni vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve?

Shtyrja nuk do të thotë se nuk jam.

Si e gjykoni që nuk jeni pjesë e listës së parë?
Duhet të pyesni ish-presidentin edhe atë zotërinë që ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

LEXO EDHE:  Plagosja e 25-vjeçarit në Korçë nga ish-vjehrri/ Policia zbulon detaje të reja

LEXO EDHE:  Korçë/ Makina përplas motoçikletën, një person në gjendje të rëndë

Ju cfarë shije ju lë, ka shkuar dicka keq te puna juaj te aksioni opozitar?
Nuk ma ha mendja. Unë kam marrë mbështetjen maksimale në Shkodër, kam qenë më pak i kontestuari, 3.5% kontestime, i pari përsa i përket kontestimeve më të ulëta. Mora konfirmimin e bazës, për metodologjinë duhet të pyesni komisionin.

Kjo ju distancon nga fushata për zgjedhjet e ardhshme?
Jo, jo! Do të jem në drejtim të qarkut të Shkodrës.

Do të jeni nëse iu vendos Lulzim Basha te pjesa e 20%?
Unë do të jem në pozicionin që kam pasur.

Keni besim te kryetari?
Po, patjetër. Besimplotë. Kryetari ka besimin tim të plotë dhe unë kam besimin e kryetarit. Kjo është e rëndësishme.

Pavarësisht vendimit të komisionit?
Po, patjetër.

LEXO TE PLOTE