LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Demokratët “shpërthejnë” kundër Bashës/ “Ti po e mban Ramën në pushtet, o injorant i Sorosit”

3 Shtator 2020, 08:22, Politikë CNA
Demokratët “shpërthejnë” kundër Bashës/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot një raport të EuCham, që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Europë për të bërë biznes.

Basha thekson se raporti konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar dhe se kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë.

Basha shkruan se Rama është fajtori kryesor i krizës ekonomike, ndërsa thekson se vendit i duhet një model i ri ekonomik.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kanë shpërthyer në kritika ndaj Ramës dhe Bashës.

Demokratët shprehen se kjo qeveri duhet të ikë, por nuk kanë besim as te Lulzim Basha, të cilin nuk e shohin si një alternativë, por si një aleat të kryeministrit.

?Vendit i duhet nje model i ri Politik o Lulush, Xhelal Mziu do ta beje modelin e ri Ekonomik??-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan se është Basha ai që po mban Ramën në pushtet.

?RAMA – BASHA IK ” Ti je tu e mbajt Ramen ne kete pozite o injorant i Sorosit, ik ti nga PD ku e ke uzurpuar kreun e saj, pastaj Rama bie vet, por ti e bllokon masen me rrezu ” RAMA-BASHA IK “-shkruan qytetari.

Po ashtu një tjetër shkruan ?Normal se jeni me te ardhë turp per opozitë?.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve:/ CNA.al

Raporti i EuCham ?shuplakë? qeverisë/ Rama, fajtor për krizën ekonomike

Lajmet e fundit nga