Connect with Us

Covid/ Shoqata e Infermierëve: Po ushtrojnë presion, e kemi të ndaluar të flasim për mediat

Sociale

Covid/ Shoqata e Infermierëve: Po ushtrojnë presion, e kemi të ndaluar të flasim për mediat

Publikuar

-

Covid/ Shoqata e Infermierëve: Po ushtrojnë presion, e kemi të ndaluar të flasim për mediat

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes një reagimi në rrjetet sociale, thotë se pas gatishmërisë që treguan mjekët dhe infermierët, për të folur në lidhje me situatën në spitalet Covid, u është bërë presion që të mos japin intervista për mediat.

Sipas deklaratës së Shoqatës së Infermierëve, asnjë specialist që ka kontakt të afërt me sëmundjen dhe pacientët, nuk del të flas më për situatën në vend, por vetëm personat e komitetit të caktuar nga Ministria.
Shoqata e Infermierëve me anë të disa pyetjeve, ngre disa shqetësime që stafi mjekësor në vijë të parë me Covid-19, përballet dita ditës.

“Nuk zgjidhen gjerat me presion…
Pas deklarates se bere diten e djeshme dhe kerkeses qe infermieret dhe mjeket qe punojne ne dy spitalet covid vjen presioni ne drejtim te Shoqates dhe shume mjekeve dhe Infermiereve qe ishin te gatshem te flisnin per kete situate.
Lind pyetja pse prej kohesh ju eshte dhene urdher mjekeve dhe Infermiereve qe punojne ne keto spitale te mos japin me intervista per mediat???
Pse asnje specialist nuk del te flas me per situaten ne vend por vetem personat e komitetit te caktuar nga Ministria,vetem ISHP apo vetem 2-3 idivid qe skane lidhje me specialitetin e semundjeve infektive???
Sa te verteta jane shifrat per te shtruarit ne Spitale apo mos valle shifrat jane shume here me shume se deklarohen???
Sa eshte numri i mjekeve dhe infermiereve qe punojne ne keto spitale???
Kush eshte protokolli qe ndiqet per mjekimin dhe trajtimin e ketyre te semureve dhe pse akoma nuk ka nje deklarim publik per trajtimin e ketyre te semureve???
Pse nuk deklarohen shkaqet e vdekjeve te pacienteve qe kane nderruar jete deri tani???
Sa i trajnuar dhe sa i sigurte eshte personeli qe sherben ndaj ketyre pacienteve???
Sa eshte numri i mjekeve dhe Infermiereve te prekur nga covid 19 dhe si jane trajtuar ky staf qe u sherben pacienteve???
A ka vendi yne personel mjaftueshem per perballimin e situates dhe a ka kapacitete mjaftueshem per te semuret qe shtrohen ne spitale???

LEXO EDHE:  Shfaqi komplikacione pasi mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer/ Flet infermieri nga Hasi, si paraqitet gjendja e tij

Kur ti jepni pergjigje ketyre pyetjeve atehere drejtojeni gishtin ndaj personelit.
Sepse presioni nuk zgjidh asgje vetem sa fut me shume ne depresion stafin qe sherben!!!!!”, thuhet të reagimin e Shoqatës së Infermierëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Nga

cna sociale

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Në kuadër të kësaj jave edhe Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Për një aktivitet të qetë janë marrë masa  për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.



Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimamrrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.

LEXO EDHE:  Gjosha kundër ligjit për mediat/ Mjaft më me censurë, është koha e të vërtetës!

LEXO EDHE:  Epidemiologu hedh dritë mbi shifrat e Covid-19/ Vret më pak se gripi sezonal

 Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
  • Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
  • Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Ulen ndjeshëm temperaturat

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë vijon të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara do jenë gjatë mesditës dhe lagështira e lartë në ajër do të ndihmojë në krijimin e shirave të afatshkurtër në zona të izoluara.

Por paraditja dhe mbrëmja do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe vanësirave kalimtare.

LEXO EDHE:  “Mjeku i familjes ka rol kryesor për Covid-19”/ Infeksionisti: Nuk ka një protokoll të qartë për medikamentet

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj BE për vaksinën/ Rama: Reagimi i Francës është palidhje, nxori nga konteksti fjalën time



Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjeë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi  Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Mbetemi mes kthjellimeve dhe vranësira, ku në veri dhe në zona të izoluara të qendrës së vendit të rrezikohen momente me pika shiu.

Orët në vijim sjellin përmirësim të dukshme, duke bërë që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por, mesdita do te ruaje vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj BE për vaksinën/ Rama: Reagimi i Francës është palidhje, nxori nga konteksti fjalën time

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj BE për vaksinën/ Rama: Reagimi i Francës është palidhje, nxori nga konteksti fjalën time

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE