LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrihet marrëveshja/ Naftëtarët e Ballshit mbyllin protestën

3 Shtator 2020, 11:54, Sociale CNA
Arrihet marrëveshja/ Naftëtarët e Ballshit mbyllin protestën

Naftëtarët e Ballshit kanë mbyllur protestën, e cila u shoqërua edhe me momente tensioni dhe përplasje me uniformat blu.

Mësohet se protesta është mbyllur, pasi është arritur një marrëveshje mes tyre dhe kompanisë.

Naftëtarët kërkonin pagat e prapambetura dhe firmosjen e kontratës individuale të punës. Pavarësisht situatës së krijuar në vend për shkak të koronavirusit, nuk u respektuan asnjë nga masat mbrojtëse dhe dhjetra protestues u mblodhën para uzinës me qëllim plotësimin e të drejteve të tyre.

Nderkohe, ata po futen me radhë për të plotësuar kontratat individuale të punës pas marrëveshjes me kompaninë.

Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj u shpreh se përplasja me policinë ka qenë një acarim i momentit dhe se puna nuk do të rinisë deri të hënën pas firmosjes së kontratave.

Lajmet e fundit nga