LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parandaloi katastrofën nga HIV/AIDS në Shqipëri/ Ndahet nga jeta epidemiologu i njohur

2 Shtator 2020, 08:32, Sociale CNA
Parandaloi katastrofën nga HIV/AIDS në Shqipëri/ Ndahet nga jeta

Një lajm i hidhur ka ardhur për mjekësinë shqiptare mëngjesin e sotëm.

Epidemiologu i njohur Memo Boçi, i cili ka parandaluar përhapjen dhe shkaktimin e një katastrofe në Shqipëri nga HIV/AIDS, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, e cila tregon një histori që ka ndodhur në shkurt të vitit 1988.

Bino tregon kontributin e tij në mjekësi dhe përpjekjet për të parandaluar përhapjen e HIV/AIDS.

“Mbaj mend që ishin ditë me shi dhe ishte shkurt 1988. Prisja se kush do të ishin anëtarët e komisionit të provimit pasuniversitar të epidemiologjisë. Në ate kohë sëmundjet infektive dhe higjena siç quhej  ishin një department, por ndërsa për sëmundjet infektive ishin profesorët e infektivit për epidemiologjinë duhej një komision më i gjerë. Do të jetë Memo Boçi më thanë, i cili  në atë kohë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Higjenës dhe Epidemiologjisë në MSH. Do ta vendosë ai se ku dhe kur. Më në fund u la data 29 Shkurt. Memo Boçi ishte legjenda e programeve dhe punëve të higjenës dhe parandalimit. Dr.Memo zakonisht vendoste që këto provime të kryheshin në Institutin e Higjenës si vendi kyç i parandalimit dhe ashtu u bë. Ishte aq miqësor dhe i qeshur dhe ma hoqi menjëherë ankthin e provimit. Pyetja e parë ishte se pse kisha zgjedhur këtë nëndegë dhe pastaj vazhduam me tezat e provimit.

Më pas më la një detyrë të veçantë të shoqëroja një konsulent të famshëm të OBSH te HIV/AIDS, Dr.Daniel Tarantolen në vendet e sterilizimit të shiringave dhe me lejoi të merrja pjesë në takimin përfundimtar me të ku u tha qartë se çfarë katastrofe e priste Shqipërinë po të mos merreshin disa masa, të cilat një për një Dr.Memo u përpoq aq shumë dhe u morën qysh nga depistimi i gjakut, shiringat me një përdorim etj. Këto që ne sot i marim të mirëqena u vendosën me shumë mund nga Dr. Memo Boçi. E më vonë kur ne do të paraqiteshim në konferencën për AIDS në Lisbonë në vitin 1990 ishte ai që pa asnjë ngurim na vuri ne dispozicion materialet që prezantimi i Shqipërisë të ishte sa më dinjitoz. Ishte Memo Boçi personi që me dedikim nuk lejoi që Shqioeria të pësonte katastrofë nga HIV/AIDS  dhe që ndërtoi programin e parë të  parandalimit të HIV/AIDS në vend.
Dr.Memo ishte nje person qe perqafonte cdo gje te re dhe nuk pertonte te ndihmonte te rinjte.  Ishte nje model i njeriut punetor e te perkushutar ne fushen e parandalimit. Kurioz nga natyra dhe me etjen per te mesuar ne cdo kohe  themeloi shoqaten Stop AIDS qe u be pararoja e shoqerise civile per HIV/AIDS.  Nje burre i mencur dhe plot force qe do te na mungoje  shume. Shpresuam shume qe do ja dilte por nuk mundem. Pusho ne paqe profesori yne tu kesh lene uraten djemve Arianit qe nuk tu nda me sherbimin e tij, Jones e mbesave”, shkruan Bino./ CNA.al

Lajmet e fundit nga