LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Numër i madh të infektuarish me Covid/ Spanja përgatitet të rihapë shkollat

2 Shtator 2020, 15:28, Kosova & Bota CNA
Numër i madh të infektuarish me Covid/ Spanja përgatitet të

Ndërsa numri i të prekurve me koronavirus po shënon rritje në të gjithë Evropën, Spanja edhe një herë është një nga vendet veçanërisht të goditura. Vendosja e maskave vazhdon të jetë e detyrueshme, baret dhe restorantet funksionojnë me vetëm 50 për qind të kapacitetit të tyre dhe grumbullimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara. Por këto masa vazhdojnë të mbeten veprimet më të sigurta të autoriteteve në një luftë që nuk duket se po mbaron.

?Vazhdojmë të jemi në gatishmëri. Situata nuk është e mirë, veçanërisht në disa rajone dhe ndaj duhet t’i japim fund”, thotë Pedro Sanchez, Kryeministër i Spanjës.

Në ato zona ku virusi është më i përhapur po kryhen teste për COVID-19. Në disa pjesë të Barcelonës, banorëve të moshës nga 18 në 40 vjeç u është kërkuar ta bëjnë testin, por për garanci po inkurajohen gjithashtu edhe persona të tjerë.

“Pashë që po bënin testin dhe mendova ta bëj edhe unë. Jam më e vjetër sesa mosha që kërkohet, por e bëra gjithësesi”, thotë Montse, banore e Barcelonës.

Spanja, sikurse Italia e Franca, u godit rëndë në muajin mars, por rishfaqja e virusit ka shkaktuar një situatë edhe më të rëndë. Disa fajësojnë për këtë zbatimin e dobët të rregullave të distancimit fizik ndër të tjera.

“Nuk ka dyshim se qëndrimi me njëri-tjetrin ka luajtur një rol në këtë situatë, por faktorë të tjerë të tillë si mungesa e efiçencës në gjurmimin e kontakteve mund të ketë kontribuar gjithashtu”, thotë doktor Juan José García García, pediatër, Spitali i Fëmijëve ?SJD Barcelona?.

Shkollat pritet të rihapen së shpejti dhe ekspertët kanë ofruar një farë garancie për siguri mes shqetësimit të familjeve mësuesve e nxënësve.

Në këtë spital pediatrik ekspertët po studiojnë përhapjen e virusit në kampet verore.

“Ajo që kemi gjetur është se transmetimi i virusit nga fëmijët është i ulët. Vetëm rreth katër deri në pesë për qind e personave që bien në kontakt me ta e marrin virusin, çka përfaqëson një shkallë shumë të ulët infektimi prej vetëm tre për qind”, thotë mjeku pediatër Juan José García García, Spitali i Fëmijëve ?SJD Barcelona?.

Për krahasim, sipas studimeve, një i rritur i infektuar e përhap virusin mesatarisht deri tek tre persona të tjerë. Spanja i mbylli shkollat në muajin mars, madje përpara se të anulonte aktivitetet sportive./VOA

Lajmet e fundit nga