Connect with Us

Nga tërmeti te koronavirusi/ Ahmetaj analizë për ekonominë, humbjet që solli pandemia

Ekonomi

Nga tërmeti te koronavirusi/ Ahmetaj analizë për ekonominë, humbjet që solli pandemia

Publikuar

-

Nga tërmeti te koronavirusi/ Ahmetaj analizë për ekonominë, humbjet që solli pandemia

Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe koordinatori i situatës ekonomike në kohën e pandemisë, Arben Ahmetaj, ka bërë një analizë për ekonominë.

Ahmetaj thotë se ekonomia botërore po përballet me një recesion të paprecedentë dhe duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaron se humbjet pritet të arrijnë në 12.5 trilionë dollarë.

Socialisti ka përmendur edhe tërmetin  e 26 nëntorit dhe thekson se koronavirusi ishte goditja më e rënda që nga rënia e regjimit komunist.

Sipas tij, të dhënat aktuale tregojnë se trendi i rikuperimit është forcuar më tej gjatë muajve korrik edhe gusht dhe se situata ekonomike po shkon drejt normalizimit.

Ministri pretendon se ringritja e ekonomisë konfirmon se politikat e ndërmarra nga qeveria për të zbutur pasojat e krizës ishin ato të duhurat dhe se paratë e taksapaguesve shqiptarë u shpenzuan me përgjegjësi dhe efiçencë.

Analiza e plotë e Ahmetajt:

Që nga fillimi i këtij viti ekonomia botërore po përballet me njërecesion të paprecedentë, jo vetëm në magnitudë, por edhe në natyrë. Në vetëm pak muaj, kriza e 2020-ës ka fshirë triliona dollarë prodhim në ekonominë globaleduke nxjerrë dhjetëramilionë njerëz të papunë anembanë globit.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, deri në fund të ciklit humbjet totale në ekonominë botërore pritet të arrijnë në 12.5 trilionë dollarë, ndërsa këtë vit, mbi 170 vendetë botës do të përjetojnë rënie të të ardhurave për frymë. Tkurrja e të ardhurave dhe rritja e shpejtë e papunësisë i shton kontraktimit ekonomik të 2020-ës edhe një faturë të rëndë sociale, të cilën qeveritë janë përpjekur ta absorbojnë përmes buxheteve publike dhe politikave fiskale. Kjo nuk është hera e parë që ekonomia përballet me një krizë në shkallë globale. Por shumica e ekonomistëve bien dakord se ky është një recesion i pazakontë në shumë drejtime.

Së pari, për vetëorigjinën.

Zakonisht recesionet tipike gjenerohen nga faktorët ekonomikë. Goditjet në tregje apo sektorë të caktuar, zhvendosin kërkesën ose ofertën agregate, duke reduktuar prodhimin dhe punësimin. Në situata të tilla, qeveritë ndërhyjnë me urgjencë përmes politikave për të rikthyer aktivitetin ekonomik dhe punësimin në nivele normale sa më shpejtë që të jetë e mundur. Por në këtë rast, recesioni u shkaktua nga faktorë jo ekonomikë dhe ishte në një farë mënyrë i qëllimshëm, pra i dizenjuar.

Për të përmbajtur pandeminë e Covid 2019 dhe kostot e saj të jashtëzakonshme humane, qeveritë u detyruan të mbyllnin ekonomitë kombëtare duke reduktuar prodhimin, punësimin si dhe duke diktuar ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve. Kjo krijoi një lloj të ri recesioni, i cili kishte njëkohësisht goditje oferte, shock kërkese dhe humbje besimi, çka diktoi dhe veçorinë e tij të dytë, magnitudën e jashtëzakonshme dhe shpejtësinë e paprecedentë.

Në tremujorin e dytë ekonomia e Eurozonës u tkurr me 12.1 për qind, që është kontraktimi më i madh ekonomik, që nga koha kur Eurostat publikon të dhënat tremujore të rritjes ekonomike. Në vende të caktuara rënia ishte edhe më dramatike. Në Britani, për periudhën Prill-Qershor, Prodhimi Kombëtar u tkurr me 22.4 për qind me bazë vjetore, në Itali me 17.3 për qind, ndërsa në Francë rënia ekonomike rezultoi 13.8 për qind. Krizës ekonomike nuk i shpëtuan dot as vendet, të cilat ndoqën një politikë më të relaksuar masash kundër pandemisë si Suedia, ku në tremujorin e dytë ekonomia u tkurr me 8.6 për qind, vit me vit. Në të njëjtën kohë, ekonomitë e Eurozonës regjistruan rënien më të madhe të punësimit në histori, ku vetëm për periudhën Mars-Qershorhumbën punën mbi 5.8 milionë vetë.

Një cunami të tillë ekonomik nuk mund t’i shpëtonin dot as ekonomitë e vogla periferike të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Rastet e para të pandemisë, të regjistruara në vendin tonë, e detyruan qeverinë në Mars që të kufizonte aktivitetin ekonomik për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Një pjesë e konsiderueshme e bizneseve u mbyllën, ndërkohë që zinxhiri ekonomik u la të operonte vetëm në hallkat e tij më jetësore. Si rezultat i masave kufizuese, numri i të punësuarve, jashtë sektorit bujqësor ra me 5.6 për qind ose rreth 38 mijë e 500 vetë nëperiudhën Mars-Prill, saktësisht nga 677 mijë vetë që ishte në shkurt, në 638 mijë e 500 vetë në fund tëPrillit.

Menjëherë pas mbylljes së detyruar, qeveria ndërmorri një sërë politikash të shpejta buxhetore dhe fiskale për të zbutur pasojat e krizës, si në rrafshin ekonomik dhe veçanërisht në atë social. Përmes tre paketave të njëpasnjëshme u rritën financimet për sektorin e shëndetësisë dhe punonjësve të tij, u shpërnda paga për mbi 65 mijë punonjës si dhe u dha bonusi 40 mijë lekëpër mbi 172 mijë qytetarë të tjerë. Paralelisht në paketën e tretë u dha paga për punonjës të sektorëve që u goditën më rëndë nga masat kufizuese si turizmi dhe transporti. Në total këto masa shpërndanë251 milionë euro si transferta direkte për qytetarët, ndërkohë që për tëgarantuar vijueshmërinë e bizneseve, qeveria vuri në dispozicionin 250 milionë euro garanci sovrane me kushte të favorshme dhe akses të shpejtë.

LEXO EDHE:  Ahmetaj takim me sipërmarrjen austriake: Kemi nevojë për mbështetje

Përgjatë kësaj kohe ashtu si nëkudo në botë, edhe në Shqipëri ka patur një debat të gjerë kryesisht politik, por edhe mes ekspertëve për masat dhe natyrën e ndërhyrjes së qeverisë për të zbutur pasojat e krizës. Por vlen të përmendet se ndryshe nga vendet e tjera, Shqipërisë iu desh të përballej me një goditje të dyfishtë ekonomike. Fillimisht me pasojat shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas një faturë ekonomike sa 7.8 për qind e Prodhimit Kombëtar dhe së dyti me krizën pandemike. Ndaj çdo akuzë politike që vjen nga opozita apo debat publik nga ekspertët pranë saj, që anashkalon këtë fakt,është në rastin më të mirë mungesëpërgjegjësie dhe në rastin me të keq dashakeqësi, që i shërben vetëm qëllimeve politike të momentit dhe jo të ardhmes së qytetarëve shqiptarë.

Kjo goditje e dyfishtë ishte një sfidë shumë e madhe për ekonominë, ndoshta më e rënda që nga rënia e regjimit komunist. Por koha ka filluar të provojë se ekonomia shqiptare ka një gjallëri të admirueshme, që ndoshta përbën dhe pikën më të fortë të saj.

Shumica dërrmuese e vendeve të punës që u humbën gjatë periudhës Mars-Prill, pra në kulmin e mbylljes, tashmë janërikuperuar plotësisht. Sipas listë-pagesave zyrtare të Tatimeve, në fund të muajit Qershor, numri i të punësuarve jashtë sektorit bujqësor u rrit në 662 mijë vetë nga 638 mijë vetë që ishte në Prill. Pra në vetëm dy muaj ekonomia ka rikuperuar mbi 24 mijë vende pune, që do të thotë se 24 mijë qytetarë janë rikthyer në punë dhe çdo fund muaji çojnë pagesën në shtëpinë e tyre. Rrjedhimisht në fund të prillit, numri i të punësuarve jashtë sektorit bujqësor ishte vetëm 14 mijë e 500 vetë më pak se në fund të shkurtit, jo 60 mijë vetë siç përpiqet të mashtrojë opozita apo mediat e paguara prej saj, për të hedhur batë padrejtësisht mbi ekonominë shqiptare.

Të dhënat e tjera sugjerojnë se trendi i rikuperimit është forcuar më tej gjatë muajve korrik edhe gusht. Së pari, ndryshe nga sa propagandohet në mënyrë dashakeqe, numri i bizneseve aktive është rritur dhe tashmëështë më i lartë edhe se para bllokimit. Në fund të muajit korrik, Shqipëria numëron 113 mijë e 939 biznese aktive ose 2,973 subjekte më shumë se sa në shkurt. Lajmet se numri i bizneseve ka rënë me 30 mijë janë fantashkencë e injorancës ose trillime të liga.

Së dyti, rigjallërimi ekonomik konfirmohet qartazi edhe nga treguesit e tjerë të ashtuquajtur indikatorët udhëheqës, të cilët sinjalizojnë drejtimin e ekonomisë. Muajin e kaluar, të ardhurat e mbledhura nga TVSH e brendshme ishin 7.9 për qind ose 314 milionë lekë më shumë se një vit më parë. Ky tregues është shumë i rëndësishëm dhe domethënës, pasi përveçse sinjalizon rikthimin e konsumit në territor pozitiv, sugjeron se aktiviteti ekonomik po i rikthehet normalitetit dhe se shqiptarët janë rikthyer në punë dhe me të ardhurat që sigurojnë, kanë nisur të shpenzojnë si më parë. Paralelisht në qershor dhe korrik pas hapjes graduale të ekonomisë, importet e mallrave i janë rikthyer nivelit normal duke qenë thuajse të barabarta me vitin e kaluar, ndërkohë që rënia e eksporteve vazhdon të ngushtohet muaj pas muaji.

Pas këtyre treguesve të cilët sinjalizojnë të gjithë në një drejtim, pra rimëkëmbjen e ekonomisë, natyrshëm lind pyetja; si mund të besohet se ekonomia ka humbur 30 mijë biznese, ashtu siç propagandon opozita, kur të ardhurat nga TVSH janë rritur? Po kështu, si mund të besohet se ekonomia ka humbur 60 mijë vende pune, kur numri i bizneseve është rritur dhe konsumi i popullatës po ashtu?

Ringritja e ekonomisë konfirmon se politikat e ndërmarra nga qeveria për të zbutur pasojat e krizës ishin ato të duhurat dhe se paratë e taksapaguesve shqiptarë u shpenzuan me përgjegjësi dhe efiçencë. Ndërkohë, të gjitha pritshmëritë janë se rimëkëmbja ekonomike do të forcohet më tej gjatë muajve të mbetur të vitit, teksa programi rindërtimit nga tërmeti do të injektojë stimuj masivë në ekonomi duke rigjallëruar kërkesën e brendshme.

Sot Shqipëria, ashtu si bota po jeton në një realitet të ri ekonomi. Një realitet me pasiguri më të larta për shkak të pandemisë. Ndaj në këto kohë, parashikimet më të sakta për ekonominë mund të vijnë nga mikrobiologjia se sa makroekonomia. Por përjashto një përkeqësim të ndjeshëm të situatës pandemike, e cila mund të detyrojë qeveritë kudo në botë, përfshirë atë shqiptare, t’i rikthehen masave kufizuese, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rimëkëmbet me shpejtësi. Çdo lajm bombastik i rremë, që nxin realitetin, mund t’i shërbejë vetëm orekseve politike të momentit, por nuk mundet kurrsesi të zbehë dinamizmin e ekonomisë shqiptare dhe të ardhmen e saj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE, 5 VITE SUKSES NE SHQIPERI

Publikuar

-

Nga

BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE, 5 VITE SUKSES NE SHQIPERI

ABI Bank feston këtë muaj 5 vjetorin e saj të parë si pjesë e sistemit bankar shqiptar, që nga licencimi i saj nga Banka e Shqipërisë në Tetor të vitit 2015.

Pesë vite më parë ABI, ishte një projekt me objektiva dhe vlera aspiruese, që koha e ktheu në realitet falë profesionalizmit, integritetit, pozitivitetit, përkushtimit e sofistikimit të punonjësve te saj. Këto vlera kanë kontribuar në përmirësimin e rezultateve të klientëve, punonjësve dhe të gjithë sistemit bankar Shqiptar.

Sot Banka Amerikane e Investimeve ka rritur vlerën e aseteve mbi katër herë në pesë vitet e fundit dhe ka raportuar rritje të fitimit çdo vit. Gjithashtu, ABI është banka e pestë nga madhësia e kapitalit.

Në ceremoninë e festimit të këtij përvjetori, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i ABI Bank, Z. Andi Ballta u shpreh se:

“Moto e ABI Bank do të vazhdojë të jetë Investo në Optimizëm. Veçanërisht në kohën e pasigurtë që po kalojmë zgjedhja është e thjeshtë, e qartë dhe e bazuar në fakte historike. Shumica dërrmuese e popullsisë do ta kalojë pa probleme këtë kohë të vështirë dhe ABI do të vazhdojë të jetë bankë për çdo stinë dhe do të mbështesë fuqishëm klientët ekzistues dhe të rinj.”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Gent Sejko, duke vlerësuar kontributin e Bankës Amerikane të Investimeve në sistemin bankar shqiptar, u shpreh se:

“Prezenca në rritje e kapitalit amerikan në sistemin bankar është një sinjal mjaft pozitiv. ABI Bank gjatë këtyre 5 viteve ka njohur një trajektore të qëndrueshme rritjeje, si në depozita, ashtu edhe në kredi ndërkohë, që kujdes i është kushtuar edhe nivelit të treguesit të kredive me probleme, i cili është reduktuar ndjeshëm. Po ashtu, së bashku dhe me të gjithë aktorët e tjerë të sistemit financiar në Shqipëri, ABI Bank ka luajtur dhe po luan një rol mjaft mbështetës gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie, veçanërisht në krijimin e faciliteteve për ata klientë të goditur drejtpërdrejt prej saj.”

LEXO EDHE:  Pas tërmetit shkatërrimtar në Nepal

LEXO EDHE:  Instituti gjerman publikon informacionin e rëndësishëm/ Kush rrezikon më shumë të preket nga Covid-19

E pranishme në ceremoni, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, znj. Yuri Kim, u shpreh se:  “Përveç se është investitor i zgjuar, ABI ka vërtetuar se është një korporatë e përgjegjshme sociale. Si anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë, ABI ka sponsorizuar shpesh aktivitete. Gjatë pandemisë së COVID-19, ABI u ngrit në një nivel domethënës.  Falë ABI Bank, sistemi spitalor ka respiratorë shtesë, kompanitë në vështirësi kanë qasje në kapital dhe njerëz në nevojë kanë marrë donacione të tjera. Është ky lloj i përgjegjësisë sociale korporative që më bën krenare të mbështes kompanitë dhe investimet nga Shtetet e Bashkuara.”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj: “Sigurisht që ka qënë një rrugëtim jo i lehtë përgjatë këtyre pesë viteve dhe sot me kënaqësi vlerësoj se ABI Bank është një aktor i rëndësishëm në tregun bankar shqiptar. Ju përgëzoj për arritjet e derimëtanishme dhe ju uroj suksese të mëtejshme në punën tuaj. “

Banka Amerikane e Investimeve SHA u licencua në 13 tetor 2015 pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë, ( www.nchcapital.com ).

Në vitin 2018, Banka Amerikane e Investimeve kreu me sukses blerjen e Bankës NBG Albania, duke rritur pozicionimin e ABI Bank në sektorin bankar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Raporti i BB/ Pandemia shtoi me 300 mijë numrin e të varfërve në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Pandemia e COVID-19 e ka zhytur rajonin e Ballkanit Perëndimor në një recesion të thellë, të shoqëruar me rënie të kërkesës së brendshme dhe të jashtme dhe ndërprerje në zinxhirët e furnizimit, duke i shtyrë të gjashtë vendet e rajonit drejt një territori me norma negative të rritjes ekonomike për vitin 2020.

Sipas Raportit të Rregullt Ekonomik (RER) të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, rritja ekonomike e rajonit parashikohet të jetë -4.8 përqind në vitin 2020, 1.7 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i bërë në muajin Prill.

Vala e dytë dhe më e fortë e pandemisë që nga mesi i qershorit ka penguar më tej rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social kanë dobësuar gjithashtu rritjen ekonomike të vendeve me varësi më të lartë nga turizmi.

Pandemia po rrezikon më tej tregjet e punës në rajon dhe po kërcënon të përmbysë progresin e bërë nga këto vende në drejtim të rritjes së mirëqenies sociale, veçanërisht në uljen e varfërisë. Deri në qershor, papunësia në rajon u rrit me rreth gjysëm pikë përqindjeje, duke eleminuar 139,000 vende pune. Numri i personave që kanë rënë në varfëri në Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri vlerësohet të jetë shtuar me 300,000 – shifër kjo e konsiderueshme, por raporti gjithashtu evidenton se vetëm më pak se gjysma e tyre nuk kanë përfituar nga masat mbështetëse për përballimin e krizës.

Ashtu si në vendet e tjera të botës, pandemia e COVID-19 po vazhdon të godasë rëndë njerëzit në Ballkanin Perëndimor, duke vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien ekonomike të popullsisë në të gjashtë vendet e rajonit,” thotë Linda Van Gelder, Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

“Sado e keqe të jetë kjo situatë, do të kishte qenë shumë më keq nëse qeveritë nuk do të kishin ndërhyrë me shpejtësi që prej fillimit të krizës. Prioritet kryesor mbetet menaxhimi i krizës shëndetësore dhe kufizimi i dëmit ekonomik. Politikëbërësit në vendet e rajonit do të duhet më pas të përqendrohen në forcimin e treguesve bazë makroekonimkë të vendeve të tyre për të siguruar një rimëkëmbje të qëndrueshme.”

Sipas raportit, të gjashtë vendet e rajonit reaguan me shpejtësi duke ndërmarrë masa për mbrojtjen e jetës dhe mjeteve të jetesës së qytetarëve. Prezantimi i skemave të mëdha për ruajtjen e vendeve të punës, përfshirë subvencionet e pagave të punonjësve, ndikoi në frenimin e një pjese të pasojave më të rënda të pandemisë në punësim, ndërsa programet e ndihmës sociale, si transfertat e parave, ndihmuan në mbrojtjen e shtresave më të cënueshme të popullsisë në rajon nga masat e izolimit dhe kufizimet e tjera.

LEXO EDHE:  Ahmetaj përplaset me Bardhin: Pusho se do të nxjerr bojën

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Pse sfidat dhe vuajtjet, do sjellin nesër një botë më të mirë

Megjithatë, pavarësisht këtyre masave, arritjet e viteve të fundit të vendeve të rajonit në drejtim të pjesëmarrjes në forcat e punës tashmë janë përmbysur dhe progresi në uljen e varfërisë ndodhet në rrezik për shkak të krizës.

Këtyre sfidave i shtohet dhe problemi i rritjes së lartë të deficiteve fiskale në rajon, pasi qeveritë po vijojnë të rrisin shpenzimet për të përballuar kontraktimin ekonomik pavarësisht të ardhurave në rënie. Duke qenë se kohëzgjatja e krizës ekonomike është e paqartë, presioni mbi tregjet e punës dhe të ardhurat ka të ngjarë të vijojë për disa muaj.

Përveç përmirësimeve në sistemet shëndetësore dhe mekanizmat e mbrojtjes sociale, hartuesit e politikave në rajon duhet të marrin masa për të rritur kapitalin njerëzor, për të forcuar institucionet dhe për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit. Kjo situatë e pavaforshme, e cila kërkon rritjen e shpenzimeve në një kohë kur të ardhurat po bien, shton presionin mbi qeveritë e rajonit për t’i dhënë përparësi qëndrueshmërisë fiskale, përfshirë përmirësimin e shpenzimeve publike dhe forcimin e pajtueshmërisë tatimore,” shprehet Linda Van Gelder.

Raporti vlerëson se shpejtësia e rimëkëmbjes, në periudhë afatshkurtër, do të varet nga ecuria e pandemisë, disponueshmëria e një vaksine që do të bëjë të mundur kthimin në normalitet të aktivitetit ekonomik dhe rimëkëmbja e qëndrueshme e partnerit kryesor tregtar të rajonit – Bashkimit Evropian (BE)./ Scan

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Plakja e popullsisë presion mbi skemën e pensioneve/ Numri i përfituesve rritet 6.5%

Publikuar

-

Nga

Qëndrueshmëria e skemës së pensioneve mbetet vulnerabël prej rritjes së shpejtë të numrit të pensionistëve dhe rënien e fuqisë punëtore si një furnizues i sigurtë me kontribuues të ri një në skemë.

Ministria e Financave përllogarit që për tre vitet në vijim 2021-2023, numri i përfituesve nga skema e pensioneve do të zgjerohet me 6.5 për qind.

Në total 48 mijë pensionistë do t’i shtohen skemës për trajtimin e të cilëve nevojiten edhe 13 miliardë lekë ose 105 milionë euro. Në vitin 2023 skema e pensioneve do të ketë gjithsej 792 përfitues nga 744 që ka aktualisht.

Shpenzime të tjera nevojiten për indeksimin e pensioneve me inflacionin me një mesatare rreth 2.5% në vit. Për përballimin e kësaj fature përgjatë tre viteve nevojiten 8.1 miliardë lekë ose 70 milionë euro.

Skemës publike të pensioneve i nevojiten edhe 175 milionë euro në tre vitet në vijim për të përballuar pagesën e pensioneve të reja dhe rritjen e atyre ekzistuese.

Ndërkohë numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 820 mijë persona me një rritje në masën 4 % më shumë se i pritshmi i vitit 2020.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Pse sfidat dhe vuajtjet, do sjellin nesër një botë më të mirë

LEXO EDHE:  Pas tërmetit shkatërrimtar në Nepal

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues/ popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%.

Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 65.8 % të totalit dhe pjesa tjetër do të financohet nga buxheti i shtetit.

Në total shpenzimet e skemës publike të pensioneve duke përfshirë edhe shpenzimet administrative arrijnë vitin që vjen 143, miliardë lekë shumë kjo e barabartë me 1,1 miliardë euro.

Por ndërkohe që fatura për pagesën e pensioneve po ritet me ritme të shpejta, nga ana tjetër të ardhurat buxhetore kanë pësuar goditje nga pandemia Covid -19. Deri në fund të shtatorit të ardhurat faktike kishin rënë me 35 miliardë lekë./Monitor

LEXO TE PLOTE