Connect with Us

Në shtëpi iu gjet një AK-47/ Humb jetën nga plaga e plumbit 19-vjeçari

Kosova & Rajoni

Në shtëpi iu gjet një AK-47/ Humb jetën nga plaga e plumbit 19-vjeçari

Publikuar

-

Të shtëna me armë në Elbasan/ Qëllohen efektivët e FNSH dhe forcat Shqiponja

Një 19-vjeçar nga fshati Studencan i Suharekës ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.

Lajmin e konfirmon zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot në orën 12:42 Emergjenca në Suharekë ka informuar se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete nw spital.

Sipas Osmanollajt, rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë”, pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e llojit AK-47.

LEXO EDHE:  Hoti prezanton planin e tij për Kosovën/ Shumë shpejt hiqen pengesat për rifillimin e bisedimeve me Serbinë

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, u shpreh ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

I akuzuar për krime lufte/ Vendos Specialja: Salih Mustafa edhe dy muaj në paraburgim

Publikuar

-

Nga

I arrestuari i parë i Speciales, Salih Mustafës do të vazhdojë paraburgimin në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj.

Lajmin e ka bërë me dije gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar mbrëmjen e djeshme. Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do e shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merret një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.

Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai ishte arrestuar më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rekord i zi në shtetin fqinj/ 84 viktima në 24 orë, regjistrohen dhe rreth 1400 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Rekord i zi në shtetin fqinj/ 84 viktima në 24 orë, regjistrohen dhe rreth 1400 të infektuar

Greqia vijon të shënojë shifra të larta të infektuarishr me Covid-19.

Sipas mediave fqinje, në 24 orët e fundit janë shënuar 84 viktima dhe 1 mijë e 388 raste të reja.

Greqia vijon të jetë në ”Lock-Down” dhe duket sikur ditët e fundit ka një qëndrueshmëri të rasteve, edhe pse shifrat e kohëve të fundit janë më të larta që ka shënuar ndonjëherë.

Nga ana tjetër nuk dihet ende si do të vijojë afati i ”Lock-Down” në Greqi, pasi një shtyrje nënkupton se grekët i kalojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri të izoluar.

LEXO EDHE:  Covid-19 i merr jetën mësuesit nga Pogradeci/ Nuk kishte sëmundje shoqëruese

LEXO EDHE:  Njerëzit e drejtësisë "dridhen" para politikanëve

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rëndohet situata nga koronavirusi/ Mali i Zi vendos orën policore

Publikuar

-

Nga

Mal i Zi ka vendosur orën policore. Institucionet shtetërore bëjnë me dije se është ndaluar dalja nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Është vendosur dhe shkurtimi i orëve të punës në njësitë e hotelerisë dhe shërbimeve. Zbatimi i masave do të nisë të mërkurën dhe do zgjasin deri më 8 dhjetor.

U bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë plotësisht të gjitha masat sepse është mënyra e vetme për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
Duke marrë parasysh situatën shëndetësore, vlerësojmë se sistemi ynë shëndetësor, falë planifikimit të mirë është ende në gjendje ta përballojë”, thanë institucionet shëndetësore në Malin e Zi.

LEXO EDHE:  “Video e pavlefshme për Kosovën”/Kënga e Rita Orës bllokohet në vendlindjen e saj

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në Kosovë/ Nëntë viktima në 24 orë

Këto masa të reja kanë ardhur në sajë të shifrave alarmante të koronavirusit që po regjistrohen çdo ditë në Mal të Zi. Deri më tani më shumë se 31 mijë persona janë konfirmuar pozitiv me Covid-19./CNA.al

LEXO TE PLOTE