LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në muajin e fundit të shtatzënisë/ Arbana Osmani zbulon detajin e emrit të bebushit

2 Shtator 2020, 10:12, Lifestyle CNA
Në muajin e fundit të shtatzënisë/ Arbana Osmani zbulon

Moderatorja shumë e dashur e ekranit Arbana Osmani është në fund të pritjes së ëmbël. Pak kohë më parë në mediat rozë shkruhej se Arbana dhe regjisori Eduart Grishaj së shpejti do të bëhen prindër të një djali, ndonëse çifti janë treguar shumë të rezervuar përsa i përket gjinisë apo detajeve të tjera.

Së fundmi moderatorja ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet rreth bebushit.

Një prej ndjekësve e ka pyetur Arbanën se çfarë emri ka menduar për të voglin dhe ajo i është përgjigjur se i pëlqejnë emrat shqiptar, por pa zbuluar ndonjë. ?E di që është shumë herët, por cilët janë emrat e tu të preferuar për fëmijë??- ka pyetur ndjekësja. ?Emrat shqiptarë,?- është përgjigjur Arbana./ CNA.al

Lajmet e fundit nga