LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Murrizi e Hajdari bashkë me një parti të re!/ Dashamir Shehi befason me reagimin e tij

2 Shtator 2020, 16:47, Politikë CNA
Murrizi e Hajdari bashkë me një parti të re!/ Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka qenë i ftuar pasditen e sotme në Report Tv, ku ka folur për partinë e re që po krijohet nga Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi.

Sipas Shehit deputetët e opozitës parlamentare i shërbejnë Ramës, deri në momentin që do të vërtetojnë të kundërtën.

“Unë uroj që ta bëjnë edhe në të gjithë historinë time politike, në 30 vjet, kushdo që ka dalë i ri, i kam uruar punë të mbarë e sukses.

Kështu që ata janë të ftuar ta ushtrojë lirinë e tyre. Në kuptimin afatgjatë nuk na dëmton fare. Ata le ta provojnë, të jenë dhe ne as e shohim fare si problem këtë punë. Do t’u uroja që po i bëjnë partitë, por t’i bëjnë opozitare, se nëse këto bëhen për të marrë një karrige të vogël aty mbrapa rreshtit të Ramës, ata janë një parti afër pushtetit.

Deri tani për sa kohë që nuk kemi prova të kundërta unë e gjykoj kështu. Ne gjykojmë se deri në provën e kundër këta i kanë shërbyer më shumë Ramës. Se kur dolëm ne nga Parlamenti, këta hynë. E megjithatë ka pasur midis tyre që në rrethana të ndryshme ka mbajtur një pozicion kundër qeverisë. Por, normalisht këta kanë votuar pro ligjeve qeveritare. Sa ligje janë votuar. Zoti Rama ka kaluar të gjitha ligjet e tij korruptive. Nga koncesionet, të gjitha. Unë nuk di që të kenë mbajt këta zotërinjtë qëndrime të kundërta, ose të kenë votuar kundër. Ato votimet e zotit Rama përfundojnë të gjitha mbi 100 nëse e keni parë. Mirëpo ai Parlament aq ka, 180 vetë. Zoti Rama 80 vetë ka të tijët, 20 të tjerë i merr nga këta të rinjtë.

Prandaj deri në ditën e një prove të kundërt ne do të kemi dyshimet se këta i shërbejnë Ramës. Pastaj nëse vërtetojnë të kundërtën na pëlqen, apo sna pëlqen ne kjo është një çështje tjetër”, deklaroi Shehi./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga