LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takon ambasadorin e Ukrainës/ Shqipëria mbështet integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë

2 Shtator 2020, 07:22, Politikë CNA
Meta takon ambasadorin e Ukrainës/ Shqipëria mbështet

Presidenti Ilir Meta priti ambasadorin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrë të parit Ambasador të Ukrainës rezident në Tiranë, Kreu i Shtetit theksoi se ?kjo përbën një ngjarje historike për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona?.

Presidenti e siguroi Ambasadorin Shkurov për pozicionin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.

Kreu i Shtetit vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë mjaft të mira, duke theksuar njëkohësisht se ka hapësira për t?i zhvilluar ato edhe më shumë, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar.

Meta falënderoi autoritetet ukrainase për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar të komunitetit shqiptar në rajonin e Odesës.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit përcolli përshëndetjet për Presidentin Zelensky, si dhe dëshirën për ta pritur për një vizitë zyrtare në Shqipëri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga