LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta reagon pas mesazhit të Yuri Kim/ Ka vetëm një zgjidhje për institucione të ndershme

2 Shtator 2020, 09:19, Politikë CNA
Meta reagon pas mesazhit të Yuri Kim/ Ka vetëm një zgjidhje

Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat paraditen e sotme, ka folur në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 2021.

Meta theksoi se nëse ka vullnet për zgjedhje të lira e të ndershme nuk ka asnjë arsye pse mos të jenë të tilla.

?Nëse ka vullnet për zgjedhje të lira dhe demokratike nuk shoh asnjë arsye, pse most ë jenë të tilla.

Nëse ka vullnet për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit nuk shoh asnjë problem. Nëse nuk ka vullnet do flasim ditë tjetër.?-tha Meta.

Meta është pyetur edhe në lidhje me mesazhin e djeshëm të ambasadores së SHBA, Yuri Kim, e cila tha se lideret politikë duhet të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë.

?Mendoj se ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithcka e të kemi institucione demokratike. Vetëm zgjedhjet e ndershme e pastrojnë politikën nga elementë kriminalë dhe të korruptuar?-deklaroi Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga