LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Largimi i Sokol Bregut nga Top Channel/ “Shpërthen” gazetari: Ku e kanë katandis veprën e Dritan Hoxhës, ky është turpi i gazetarisë

2 Shtator 2020, 06:48, Aktualitet CNA
Largimi i Sokol Bregut nga Top Channel/ “Shpërthen” gazetari:

Gazetari Taulant Kopliku ka reaguar në lidhje me largimin nga Top Channel të një prej gazetarëve më të njohur në vend, Sokol Bregu.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Kopliku, shprehet me tone mjaft të forta, ndërsa numëron edhe disa prej gazetarëve më të mirë që janë larguar nga ky television, pas largimit nga jeta të të ndjerit Dritan Hoxha.

Gazetari Taulant Kopliku shpreh dhimbjen për ku është katandisur vepra e Dritan Hoxhës, duke e cilësuar Top Channel si turpin e gazetarisë.

Sipas tij sot në ambientet e Topit ekziston diktati i lajmit me qokë ose më keq fare, me pagesë.

?Ne Top Channel kisha nje vlla ne shpirt qe perveçse me jepte nje dore, ndau me mua shume e shume biseda konfidenciale. Heren e fundit u takuam ne Shkoder, ne nje mbremje nen shoqerine e nje gote. Ia ndjeja trishtimin per gjendjen ku e kane katandis vepren e Dritan Hoxhes.

Sokol Bregu sot paska shperthyer si kurre me pare. Ai nuk eshte mllefaxhi por as edhe hipokrit. Sikurse nuk eshte as Klod Tomorri, qe iku kohe me pare, Tor Kikia edhe me heret, Ben Vata po ashtu.

Sot ne ambientet e Topit ekziston diktati i lajmit me qoke ose me keq fare, me pagese. Ky eshte turpi i gazetarise dhe sot Topi i dhemb te gjitheve. Atyre qe punuan dhe ende punojne, por me shume i dhemb shqiptareve qe jo larg ne kohe prisnin te ngulur perpara ekranit 19.30-ten me siglen unike: Ky eshte Top Channel?-shkruan Taulant Kopliku./ CNA.al

Largimet nga Top Channel/Mesazhi i fortë i gazetarit Sokol Bregu

Lajmet e fundit nga