Connect with Us

Kandidatët për deputet të PD të deklarojnë pasurinë!/ Erla Mëhilli ngre pikpyetje: Mbi ç’ bazë e kërkon partia?

Politikë

Kandidatët për deputet të PD të deklarojnë pasurinë!/ Erla Mëhilli ngre pikpyetje: Mbi ç’ bazë e kërkon partia?

Publikuar

-

Kandidatët për deputet të PD të deklarojnë pasurinë!/ Erla Mëhilli ngre pikpyetje: Mbi c’ bazë e kërkon partia?

Rreth 900 kandidatë të kualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve mes 3648 kandidatëve të propozuar nga anëtarësia, me përjashtim të kupolës drejtuese të PD dhe rrethit të saj, kanë nisur të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Pjesë e rëndësishme e formularit, përpos të tjerave, është edhe deklarimi i pasurisë.

Kandidatët duhet të deklarojnë të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme të akumuluar ndër vite dhe deri në momentin e dorëzimit të formularit.

Ish zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka ngritur pyetje lidhur me këtë formular që kandidatët për deputet duhet të plotësojnë.

Mëhilli ngre shqetësimin për faktin se kandidatëve u është kërkuar të deklarojnë pasurinë ndërsa pyet se mbi ç bazë e kërkon këtë kjo parti.

“Një pyetje: Çfarë institucioni e konsideron veten një parti politike që i kërkon një individi të deklarojë pasurinë te ajo? Mbi c’ bazë e kërkon këtë dhe kush do ta bëjë vlerësimin apo do të japë ceretefikatën e “pastërtisë”? Dhe më tutje, çfarë ndodh me të dhënat që individi deklaron, vetëm se është një nga disa mjëra shqiptarët që kanë dëshirë të bëhen deputetë? Kush e sigurin atë që do ruhet provatësia e këtyre të dhënave? Mesa dimë, ai që do të bëhet deputet. Pasi të zgjidhet I tillë, e deklaron pasurinë në institucionet përkayëse (ILDKP) Në fakt, problemin e kanë më shumë ata që e pranojnë, jo ata që e kërkojnë këtë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për pasurinë…”, shkruan Erla në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Financat i përgjigjen PD-së/ Nuk kemi bërë privatizim me Edmond Begon

Më tej ajo jep një përgjigje të prerë teksa thekson se nuk ka asnjë vlerë të bësh të tilla pyetje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti publikon fotot e rralla/ “Nuk do ta lejojmë të përsëritet më”

LEXO EDHE:  “Testim masiv për të fituar mbi virusin”/ PD: Numri i ulët fsheh të vërtetën

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE